Mosmirënjohja si  streha kryesore e delenxhiut

Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut

Nga Genc Pollo - 17/01/2021

"Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut"! Ky është perifrazimi që do t'i bëja shprehjes së famshme të kryeministrit britanik të shek. 18  William Pitt mbi nacionalzimin. Mosmirënjohja, kur është personale, të sjell probleme me ndërgjegjen (nëse ke), dhe me njerëzit. Kur ajo është politike të sjell po personalisht problemin e efektit boomerang, por kur është (ndër)shtetërore ajo sjell pasoja për shtetin edhe kur mosmirënjohësi ështe zbuar nga ofiqi. Fatkeqsisht ky i fundit druaj se është rasti i Edi Ramës me Bashkimin Europian.

Komisioni Europian ka vënë në dispozicion të Ballkanit 70 milionë Euro për kofinancimin e blerjes si dhe kontigjente vaksine në rrugë bilaterale. Nuk kishte detyrim kundrejt Shqipërisë, Serbisë apo katër shteteve të tjera, por e bëri si gjest të vullnetit të mirë. Ndërkohë që vënde si Serbia punuan me plan dhe filluan që në dhjetor vaksinimin masiv, Rama dha vetëm shfaqje dhe e mbeti i fundit në Ballkan. Por është edhe i pari e i vetmi në rajonin tonë që sulmon me gjuhë të vrazhdë BE dhe e bën atë  përgjegjëse për dështimin e tij.

Në një shënim para dhjetë ditësh theksoja se pushteti komunist i Tiranës në vitet 79 vërtet i refuzoi ofertat europiane për ndihmë, por e bëri këtë me gjuhën e mirësjelljes diplomatike. Një dallim jo i vogël me pushtetin rilindist pas 40 vitesh.

Reagimet ndaj Ramës ishin të pritshme: si dje nota franceze plot pezm për mosmirënjohjen, gënjeshtën e harbutërinë nga një shtet "mik e aleat" po ashtu edhe reagimi i Delegacionit të BE para do ditësh me të njëjtin thelb. Cilido qoftë shkaku i kësaj shkarje verbale (synimi për të bërë të fortin si valiu i hyqymetit apo humbja e sensit të realitetit në vijim të çoroditjes morale, politike e logjike) pasojat e saj do të rëndojnë mbi aspiratën europiane të Shqipërisë; fatkeqësisht edhe pasi ai të jetë zbuar nga ofiqi.

/ Genc Pollo,Ish ministër e deputet/

17 janar 2021

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tirana17/01/2021 21:38

Edhe ky ishte mosmirenjohes dhe i pabese ndaj doktorit se bashku me shehun e disa te tjere pseudo - europianiste te PDR , kur ne zgjedhjet shume problematike te vitit - 2001 , i hoqen partise demokratike 6 - 7 deputete , njesoj siç beri Idrizi ne vitin 2017 , kur ky i fundit u ul ne prehrin e ps .

Nexhat17/01/2021 10:27

Rama është falemnderus vetëm ndaj Sërbis, se ata e prunë në pushtet.
E prun nga rrugicat e Parisit njësoj si,ç prunë Enver Hoxhën, me kokë pa larë e thonjë pa prerë një mësues vizatimi pa diplomë dhe të droguar dhe bënë ministër sikur nuk kishte ngel asnjë në Shipëri për ta bërë ministër.
Pastaj ju kujtohet nga konferenca e PS ve të Ballkanit në Shkodër kur Tadiç detyroi Metën të Berishën 3 muaj para zgjedhjeve për të pru Ramën në pushtet. Këta jan parti që kontrollohen nga Sërbija dhe Rama vetëm Sërbis i ka borxh që desh ti ia pagon me thikën mbas shpine Kosovës dhe vënjen e Shipëris nën kontroll të Sërbis me Minishengenin e famshëm.

Shto koment

Denonco