Noti i fundit në Liqenin Trump

Noti i fundit në Liqenin Trump

Nga Veton Surroi - 14/01/2021

... atë nuk na e solli kush, e gjetëm në mesin tonë

1.

E kishte një thënie Michelle Obama, gruaja e ish-presidentit Barack, kur duhej dhënë përgjigje ndaj sulmeve që u bëheshin grave, zezakëve, familjes së saj, gjithkujt që nuk i shkon për shtat turmës së paragjykuesve racorë e politikë – “Kur ata godasin ulët, ne ngrihemi lart” (when they go low, we go high).

Ky mësim i rëndësishëm i dinjitetit - apo madje i taktikave të duhura politike e shumëçka tjetër - mund të mos ketë mbërritur ndër ne, në pjesë të mëdha të Evropës Qendrore, mbase as në vetë SHBA, ku gjuha e urrejtjes e katër vjetëve të kaluar arriti kulminacionin me një përpjekje për kryengritje të dhunshme, duke filluar nga marrja fizike e Kongresit Amerikan, më 6 janar të këtij viti.

Në katër vjetët e fundit SHBA-ja ka eksperimentuar me pragun e ulët të “low”: sa poshtë mund të shkojë diskursi politik, sa poshtë mund të shkojë shpërfillja ndaj së vërtetës, duke filluar nga të folurit e përditshëm të presidentit të vendit, sa poshtë mund të shkojë shembja e marrëdhënieve me kombet e shtetet e tjera përfshirë, apo në radhë të parë, kombet e shtetet të demokracive liberale?

Në historinë bashkëkohore presidenciale amerikane të njëqind vjetëve të fundit, nuk mund të gjendet dikush që ka shkuar më poshtë në pragun e “low” se presidenti Trump. Në një përçudnim të thënies së Michelle Obamas, presidenca Trump përfundoi me versionin e vet që mund të duket kështu “nëse kjo ju duket e ulët, ne dimë edhe më poshtë”.

2.

Kosova, një vend me jo shumë domethënie në nivel botëror a amerikan, hyri në këtë garë për ta gjetur pragun e ulët të së poshtmes. Gjatë vitit të kaluar, një pjesë e rëndësishme e diskursit zyrtar të vendit prodhoi një moto të re në relacionet me presidencën Trump: “Sado poshtë të shkoni, ne do të jemi edhe për një shkallë përfundi”.

Kështu ndodhi kur ish-ambasadori Grennell, i dërguari i veçantë i presidentit Trump për Kosovën (dhe njëkohësisht ambasador në Gjermani dhe shef i përkohshëm i shërbimeve të Inteligjencës) u tall në një emision radiofonik lidhur me takimin e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, dhe tha se si u kishte propozuar kryeministrit Hoti e presidentit Vuçiq që, meqë nuk po pajtoheshin se si do të quhej liqeni të cilit njëri i thoshte Ujman e tjetri Gazivodë, të quhej liqeni Trump.

Gazetarët intervistues, së bashku me Grenellin, qeshën me këtë barsoletë, por në Kosovën zyrtare të gjysmës së dytë të vitit 2020 edhe barsoletat e personaliteteve zyrtare të Washingtonit hynin në kategorinë e verdikteve historike. Kështu, tallja e ambasadorit Grennell u shndërrua në një “tweet” ilustrativ dhe vetëlavdrërues për diplomacinë trumpiane, e cila gjen zgjidhje praktike për çdo problem dhe si përgjigje ndaj këtij “tweeti” kryeministri i Kosovës, A.Hoti, shkroi: “E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”. 

Në vazhdimësinë e përçudnimit të thënies së M. Obamas: “Nuk e dini sa poshtë mund të shkojmë ne”.

3.

Narracioni i presidentit Trump, apo më mirë thënë trumpizmit, sepse tashmë është një lëvizje ideologjike-politike në Amerikë, është i mbushur me të pavërteta dhe konspiracione.

Ky narracion, shkruan profesori i historisë amerikane David W.Blight, mbështetet, mes të tjerash, në këto teori udhëheqëse: “krishterimi nën presion dhe sulm; qytete të mëdha e të korruptuara përplot njerëz të zinj e ngjyrëkafe të manipuluar nga elitat liberale..., mediat liberale që synojnë vlerat familjare e konservatore”.

Në këtë listë të gjatë të narracionit të të pavërtetave do të hyjnë edhe gjërat që duket se nuk kanë lidhje mes vete, si, për shembull, ideja e presidentit Trump se ndoshta do eksperimentuar me injektimin e detergjentit pastrues të pllakave të WCve në vena të njerëzve si mjet për të luftuar COVID-19. Apo se më 4 shtator ai i detyroi kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiq që ta nënshkruanin paqen dhe të përfundonin vrasjet e gjakderdhjet treqindvjeçare; akt pas të cilit Hoti dhe Vuçiq do të puthen e përqafen. Apo se në zgjedhjet e 4 nëntorit ai, pra Trumpi, ka fituar, vetëm se i janë vjedhur votat gjatë numërimit. Kështu hymë më 2021 dhe me skenat deri tani të papara të sulmit fizik ndaj Kongresit, me nxitje të drejtpërdrejtë të presidentit.

Sipas artikullit të historianit Blightm në “New York Times”, trumpizmi është duke u përgatitur për periudhën e ardhshme politike, duke ngritur një mit të humbjes. Miti do të mbështetet në të gjitha këto të pavërteta dhe konspiracione, apo siç i quante dikur ish-zëdhënësja e presidentit, Kellyane Conwey, “fakte alternative”.

Në vitet e ardhshme i tërë ky narracion i rrjeteve sociale, që përbëjnë “faktet alternative”, do të shërbejë për të mobilizuar të gjithë ata që ndihen humbës, e të këtillë ka shumë, tmerrësisht shumë kur të merret parasysh numri i votuesve të Trumpit. Dhe, në këtë narracion humbjeje, do të jetë e përfshirë edhe Kosova- ndoshta në përshkrimin se “dikur na ishte Liqeni i Presidentit Trump për nder të njeriut që ndali vrasjet qindravjeçare, por liberalët amerikanë ua ndaluan autoriteteve kosovare dhe atyre serbe që ta quajnë ashtu”.

Qindra vjet pas mitit humbës të ndërtuar nga nacionalizmi serb, Kosova do të hyjë diku si fusnotë e mitit humbës të trumpizmit.

4.

Por Trumpi nuk e solli veten në Kosovë, e gjeti këtu, mes nesh. Gjatë një pjese të mirë të mandatit të tij, ish-presidenti i Kosovës u përpoq që ta përfshinte administratën amerikane në dy çështje themelore, njëkohësisht: ndarjen e Kosovës (me këmbim territoresh) dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Që të dyja dështuan, por pati sukses ftesa për ndërhyrje në jetën politike të vendit, në mënyrë që të rrëzohet Qeveria e zgjedhur në fillim të vitit 2020. Dhe, këtu po ashtu duhet një vlerësim i nuancuar: ndërhyrja e ambasadorit Grenell u bë vetëm pas insistimit të ishpresidentit (i cili tashmë ishte intervistuar si i dyshuar i Gjykatës Speciale dhe si i tillë kishte kërkuar prej sekretarit Pompeo zhbërjen e Gjykatës Speciale). Dhe kjo ndërhyrje u bë vetëm pas paraqitjes së një pjese të udhëheqjes së LDK-së, përfshirë edhe kryeministrin Hoti, për të shërbyer si rrëzues qeverie dhe sajues të një qeverie që do t’i shkonte më për shtat ambasadorit Grennell. Dhe kjo ndërhyrje u bë vetëm kur një pjesë e rëndësishme e mediave u rreshtuan me narracionin e ri, të “fakteve alternative” se Amerika do një qeveri të re, në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

Mediat e “fakteve alternative” u bashkuan në diskursin që u zhvillua edhe në rrjete sociale e që pak a shumë e vlerësonte si “antiamerikan” çdo kë që kontestonte këtë narracion-njëjtë sikur shpallej nga narracioni i Trumpit antiamerikan çdo gjë që nuk i përshtatej narracionit të tij. Atmosfera e “fakteve alternative” arriti kulmin e vet me Marrëveshjen e Washingtonit.

Në transmetim të drejtpërdrejtë qytetarëve të Kosovës iu servuan të pavërteta eklatante: prej emërtimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi diçka që nuk ishte, vlerësimit “historike”, shumave marramendëse miliarda dollarësh me të cilat spekulohej. “Faktet alternative” kosovare shkonin paralel me ato serbe dhe me ato të vetë Trumpit, i cili e vlerësonte tërë këtë si një kontribut të madh për paqe në Lindjen e Afërt. Që të gjitha këto nuk i bëri Trumpi. I bënë kosovarët -politikanë e gazetarë- që interpretonin fjalët, mendimet, ëndrrat e Trumpit madje para se ato të shqiptoheshin, mendoheshin e të ëndërroheshin.

5.

Për fat të mirë të të gjithë neve që jemi të lidhur ngushtë me shëndetin e marrëdhënieve transatlantike, më 20 janar Amerika i kthehet një narracioni të vlerave tradicionale demokratike.

Nuk do të ketë nevojë për “fakte alternative”. Për më tepër, do të jetë një Amerikë e cila do të shërohet nga pasojat e “fakteve alternative”, për një kohë të gjatë madje dhe një Amerikë që do t’i dëshmojë vetes dhe të tjerëve se katër vjetët e kaluar nuk ishin pjesë të vlerave të saj tradicionale.

Diskursi kosovar, që u vetëviktimizua vitin e kaluar në garën për të mbërritur “më poshtë se poshtë”, ka nevojë për shërimin e vet. Sëmundja që përjetoi nuk u krijua në Amerikë, u krijua në këtë truall dhe mbërriti majën me ëndrrën e notit në Liqenin Trump. /Marrë nga KOHA

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ReBo16/01/2021 22:22

Surroi, me sa duket nuk ka dijeni per faktin e zbuluar se fundmi se Biden eshte i ngaterruar ne nje ceshtje rryshfeti prej 1,5 miliard dollaresh(1,5 miliard) te marra nga PKK. (Partia komuniste kineze). Apo ben sikur nuk e din. Mendimi im eshte se Amerika me Trump lojti shansin e fundit per mbijetese dhe me sa duket e humbi ne menyre spektakolare. Z. Surroi flet per fakte alternative, por ne nuk jemi ne gjykate dhe nuk kemi nevoje per fakte per te gjykuar. Une per shembull di nje fakt qe Surroi patjeter i din: faktin se te gjitha perandorite e medha te kesaj bote kane falimentuar vetem e vetem prej korrupsionit. Per kete korrupsion me mirs ju flasin Lu,Limpreht, Kim, e te tjere te cilet u zhgerryen ne llucen e kenetes se rilindjes e cila vazhdon te mbeshtetet na SHBA. Ky eshte fakti qe Surroi nuk e sheh apo refuzon ta shohe. Kjo eshte fatkeqesia jone qe me sa duket per shkak te korrupsionit, Amerika po shkon drejt veteshkaterrimit dhky nuk eshte aspak lajm i mire per fatet tona pavaresisht politikes. Me sa duket po i vjen koha Kines dhe po qe keshtu, mjere ne! A ka fakte per manipulime ne zgjedhjet e SHBA? Nuk e di. Por di dicka tjeter: Zgjedhjet ketu ne Shqiperi vdiqen nga ky supozim, i vertete apo jo! Ketu eshte tragjedia jone. Demokracia liberale mori goditje fatale. Do ta shohim shpejt.

Skrapari15/01/2021 17:12

Koplimente per komentuesit: Z. Krasasitp dhe Z. Esat.

Esat15/01/2021 16:53

Zoti Surroi eshte pjese e establishmentit dhe produkt i Sorosit . Keta globaliste nuk e durojne dot drejtesine . Keta para kombit kane idealet komuniste dhe globalizmin . Ky qe vjell vrer kunder presidentit Trump harron se per 4 vite te Trump nuk pati asnje lufte ne bote dhe djemte amerikane qe endeshin rrugeve te botes per globalistet u kthyen neper shtepite e tyre. Ekonomia amerikane pati nje rritje te madhe nen drejtimin e tij. Edhe pse globalistet futen nen veprim Virusin nepermjet Kines per te vjedhur zgjedhjet ne Amerike populli oerserie votoje por votot i manipuluan ne menyre te frikshme ne te gjitha shtetet. Vetoni eshte dhe do te mbetet produkti i gjenerates sorosiane

Selman Dervishi-Mani,USA.poet14/01/2021 23:45

NOTI I FUNDIT NË LIQENIN TRUMP;SQOTI I TUNDIT NË FRIKRENIN TRRAMP!
JAM DESHMIATR I GJALLË,QYSH ME 1968 KOMBINATI TERMOENERGJIK KOSOVA
QË NA DËRGONTE NJËFAR SPSCIIALIZIMI DY VJEÇAR 1968/69 NË GJERMANINË
LINDORE;SI I RI ËNDË PA KRYER SHËRBIMIN USHTARAK,NA DUHEJ LEJA PREJ
MBROJTJES POPULLORE DHE,NË MBROJTJE TË KOMBINATIT TERMOENERGJIK
SI DREJTOR ISHTE NJËFAR NEXHMEDIN KUQI,POSA SHKOVA T'MARR PELQIMIN
NGA MBROJTJA,KISHTE QËLLUAR RASTËSISHT GJENERALI AKTIV USHTRIA JUGO-
SLLAVE Z.RAMADAN QEHAJA;REFRENTI I MROJTJES RAPORTOJË:I NDERUARI KOM-
NDANT ÇEHAJA;QË KEMI NJË RAST INTERESANT,KY I RI PËRKET KLASËS PUNTORE
DIREKT NË PRODHIM TË VËSHTIRË,PËR NXJERRJEN DHE PRODHIMIN E ENERGJISË
ELEKTRIKE,NË TËRMOCENDTRALET TONA,SIKURSE ZEZAKËT NË AMERIKË QË PUNO-
JNË TË GJITHA PUNËT MË TË RËNDA FIZIKE,PA KURFARË TË DREJTASH NJERËZORE,
AS SHTETRORE;NE,DUHEJ PËR KËTA,QË TË UA MUNDËSOJMË I DËRGOJMË N'GJER-
MANI LINDORE,PËR AFTËSIME PROFESIONALË;O,MOS TË KETË PENGESA SHERBIMI
USHTARAK!" NE,SHKUAM DHE U AFTËSUAM DHE,KUR U KËTHYEM,SHERBYEM PORSI
MËSUES TË GJENERATAVE TË REJA EDHE GJENERATEVE TONA,DHE MË TË VJETËRA;
POR,KUR ME 1999 PASI ME DHUNË NA PËRZUNË NGA ATDHEU YNË,BANDA FASHISTE
SERBO JUGOSDLLAVË-GJERBO TUGOSHKAVE;SHI,REFUGJATË LUFTË Q'U PRANUAM
NË USA.KËTU GJETËM DHE VREJTËM SE,DEMOKRACIA ËSHTE SI SHEMULL MË I MIRË
NE TERË BOTËN;TË GJITHA RACAT:TË BARDHË,TË ZINJ,TË VERDHË;JANË BARABARË;
EDHE ISHTE E NDALUAR ME LIGJ QË ZEZAKUN TA QUAJA MAGJUP APO,SIÇ I QUAJMË
NE GABEL "NEGRO";NESE VETËM I PËRMNED EMRIN "NEGREO" DO DËNOHESH PËR
KRIM,SI OFENDIM RACOR,MORE HOR;PORSE NE,NË BALLKANIN,KALLKANIN HORE OR
REZILE,MOJ SI SKILE,NASTALIGJIKËT,POSTALFIKËT;RUSO SERBO JUGOSLLAVIZMI AH
PUSO GJERBO TUGOSHKAVIZMI;DUKE U THIRRË,DUKE U SQIRRË;NE FE DHE PRE;NË
KISHA O TRISHA;TENTOJNË,KËRKOJNË,T' NA OKUPOJNË,UZURPOJNË,ME FETË TONA
TRETË ZONA;PËR ÇFARROJE,ÇRRANOSJE:VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIE
OUUUH,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE;MBARË SHQIPTARIE!!.T'FALA MANI,USA.

krasasi tp14/01/2021 17:32

Z.Surroi, vozitë në moçalin ku vozitë estabilshmenti oligarkik botëror.Nuk të fusin uji çizmet dhe ndaj nuk e ndjen ngricën. Paguai 40 milion euro Bankës Botërore për Ujmarin dhe shkruje edhe ti emrin te liqeni. Por se Z.Trump dhe Departamenti i Shtetit ka dash ta cungoi Kosovën dhe se për pak fat kemi shpëtuar,,këtë vetëm politika dhe mediumet e kazanit e thonë. Nuk është se Ti nuk ke kuptuar gjë nga filozofia Z.Trump për qeverisjen e SHBA dhe as se si filozofia Trump duke punuar ta bëj Amerikën të madhe e kthen botën në normalitet demokratik. Por ty nuk të volitë, ashtu sikurse edhe qarqeve militariste dhe industrialistëve të botës, por edhe atyre në SHBA ideja e paqes dhe e pajtimit, Pajtimi ,paqa dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndështetërore dhe atyre të brandshme, me anë të lëshimeve reciproke, bazuar në arsye e në të drejtën , i lë "pa bukë" industrialistët e armatimeve.Z.Trump ishte kundër tyre. Ndaj u lobua fort kundër tij. Prodhimi i narkotikëve për qëllime kurative, nga shtete, që Zoti j'ua ka dhënë rrisk të rriten, mund të disiplinohej nëpërmjet monopolizimit të shtetit , gjë që çoii në bisedime talebanët dhe qeverinë Afgane. Qeverinë Kolumbiane me fshatarët kultivues dhe grupet mafjoze majtiste. Pra dy kryeqëndrat e prodhimit të marijuanës dhe kokainës do binin në paqe.Nëse kjo do pasohej me një marrëveshje dhe vullnet të të mëdhejve të botës, si G-8 apo më të gjerë G-20, bota do shmangte mafjen, kriminalitetin dhe korrupsionin që lind për shkak të përfshirjes në tregëtinë e pa ligjshme si dhe do çlironte sasi marramendse fondesh për investime publike aq të nevojshme pë zhvillimin e balancuar global. Ja edhe një fushë ku projekti Trump u investua dhe mafja loboi fort për ta neutralizuar. Princi i Kurorës në Arabinë Saudite i degjeneroi sivëllezërit e tij dhe i detyroi të kthenin në vënd rreth 100 miliard dollar të fshehura në Bankat e huaja si para korrupsioni sikur mos tu dilnin ato që kishin.Edhe ky hap kishte inspirim Amerikan. Trump dhe Pompeo shkëlqyen. Estabilshmenti domosdo që do reagonte. Dështimi i grushtit të shtetit në Turqi dhe marrëveshjet për paqe midis Izraelit dhe vëndeve Arabe, si parakusht për zgjidhjen e problemit Palestinez, diktati Trumpist mbi Iranin, mbi armët bërthamore, 'lufta' për pajtimin e dy Koreve , bashkimin e gadishullit të ndarë etj janë jo vetëm gjenialiteti i Administratës Trump ,por edhe 'harta' dhe rruga që duhet të ndjekë ekonomia botërore. Reformimi dhe një marrëveshje e re e institucioneve globale si OKB,OBSH,K.S etj ishin pjesë e projektit Trump.
Drejtimi i SHBA nga Z.Trump ishte një përpjekje e sukseshme duhet pranuar , për ti imponuar Oligarkisë si alternativë Demokracinë. "Lufta" vazhdon.Fara është hedhur.

Slepe Joy Biden14/01/2021 13:05

Surroi është mjeshtër i penës dhe e orienton me shumë elegancë drejt ideve të tija politike. Personalisht mendoj se Surroi është i manipuluar nga opinioni politik i establishmentit me qendër në USA. Rrjedhimisht dhe politikisht ai artikulohet njësoj me to. Por kjo vjen nga keqinterpretimi permanent i politikave të orientuara nga ai establishment i cili gjatë kohës OBAMA (jo Mishelle), Kosova mbeti në stanjacion dhe statuskoha ndihmoi Serbinë për të "pastruar" krimet e saja në Kosovë. Sigurisht që edhe kjo që unë them kërkon të provohet dhe këtë provë do ta realizojë "administrata e re demoratike" e Biden, i cili gjatë 8 viteve si Zv. President, nuk bëri azgjë për Kosovën dhe i kërkoi falje Serbisë për bombardimet.
deri atëherë, mirupafshim Veton Surroi.

Shto koment

Denonco