Përfituesit e vërtetë të milionave për COVID dhe 'ndëshkimi i Tires'

Nga Erion Dasho - 13/01/2021

Historia e dhimbshme e pacientes që humbi jetën në Spitalin COVID-2 ndërkohë që familja paguante shuma të majme për të marrë një trajtim sado pak njerëzor, ka potencialin të hapë një kuti pandore. Sigurisht, ministria reagoi menjëherë duke kërkuar ndëshkim shembullor të fajtores sipas parimit “hajdut është ai që kapet”. Ndërkohë, publiku pyet “A ka patur përfitues gjatë pandemisë së COVID dhe cilët janë ata?”

Së pari, duhet shmangur anatemimi i infermiereve dhe sanitareve të cilat gjatë pandemisë thjesht mund të kenë zëvendësuar dyqind lekëshin e “zakonshëm” që futet në xhepin e përparëses me ndonjë pesëqind lekësh. Sigurisht, kjo është e dënueshme nga pikëpamja morale, etike dhe ligjore, por nuk është “hataja” e vërtetë. Në se përllogaritet se shqiptarët kanë shpenzuar më shumë se 100 milion euro për të trajtuar privatisht familjarët e tyre të sëmurë me COVID, këto para duhen kërkuar gjetkë.

Të parat në radhë janë shpenzimet për medikamente. Gjatë vitit 2020 u konstatua një rritje e eksportit të medikamenteve me një vlerë disa dhjetëra milion euro. Këto janë antibiotikët dhe antikoagulantët e blerë në farmaci si karamele dhe antiviralët e përshkruar pa asnjë evidencë mjeksore, shpesh nëpërmjet SMS-ve qarkulluese.

Në kushtet e papërgjegjshmërisë së shtetit dhe përpjekjeve për të shmangur trajtimin në spital, kategoria tjetër e shpenzimeve ishte për blerjen e pajisjeve BiPAP, CPAP, bombolave të oksigjenit dhe rimbushjen e përditshme të tyre. Këto i shtuan edhe shumë milionë të tjerë faturës së qytetarëve, në kushtet kur mijëra familje shqiptare kanë patur shpenzime të rendit të disa mijëra euro për pacient.

Një tjetër kategori ishin shpenzimet për kurim jashtë shtetit ku ndërthurreshin tre pëfitues - kompanitë e çarterave mjeksorë, spitalet pritëse në Turqi dhe, shpesh, mjekët apo infermierët sekserë në Shqipëri. Këta të fundit (një grusht “kompetentësh”), kanë përfituar shuma nga një deri tre mijë euro për çdo pacient të referuar për trajtim në spitalet e Turqisë dhe Italisë. Në se sillet në vëmendje që disa qindra pacientë kanë shkuar në Turqi për kurim, llogaritë janë të lehta për t’u bërë.

Laboratorët dhe klinikat private në Shqipëri janë një tjetër përfitues i madh prej epidemisë. Mjafton një temperaturë 37.5 gradë për t’ju nënshtruar skanerit njëqind apo dyqind euro dhe listës së analizave që së bashku me testin e tamponit shkojnë jo më pak se dyqind euro të tjera. Shpesh kjo paketë përsëritet disa herë gjatë dekursit të sëmundjes. Përfitues tipikë këtu janë edhe klinikat e disa eminencave që u mbijnë shqiptarëve çdo natë para syve nga ekranet e studiove televizive.

Së fundi, një kategori përfitimesh që nuk do të mësohen kurrë janë përfitimet nga tenderave sekretë. Miliona euro janë prokuruar këta muaj nën petkun e sekretit shtetëror, a thua se ministria dhe spitalet po blinin lëndë të parë për vaksinat dhe jo maska kineze prej lecke! Çdo blerje e kryer në kushte mungese transparence ka dashur-pa-dashur hijen e dyshimit për përfitime të paligjshme!

8 milionë lekë të përfituar nga një sanitare (e vetme apo në bashkëpunim pak rëndësi ka) janë një pikë uji në oqeanin 100 milion euro që kanë paguar deri tani shqiptarët të lënë në baltë dhe të tradhëtuar nga qeveria e tyre!

Ministria e shëndetësisë në vend të show-t të radhës me ndëshkimin e fajtores, bën mirë të hapë spitalet COVID ndaj familjarëve me qëllim që këta të shohin e të prekin familjarët e shtruar në ta. Nuk jetojmë në kohën e leprozariumeve mesjetare, por në Europën e shekullit të 21-të!

Më pak sekrete dhe atmosferë mbytëse dhe më shumë transparencë do të bëjnë të mundur të kemi më pak “Tire” dhe më shumë pacientë të shëruar e familjarë të kënaqur nga shërbimi!

Përndryshe, ndëshkimi i Tires do të mbetet ndëshkimi i një “koke turku” për të mbuluar përfituesit e vërtetë të epidemisë...
 
© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Albani13/01/2021 15:24

Normal qe eshte nje zinxhir i tere qe perfiton, por e keqja eshte kur ky zinxhir eshte perqendruar ne duart e disa individeve( te deleguarit per manaxhim nga i madhi) dhe per me keq ky grup promovohet nga te gjith drejtuesit tane pa perjashtim(shteti) qe nuk do mend qe ka pjesen e saj(ne hije) nga i pari deri tek i fundi, prandaj nuk eshte cudi edhe fenomenet te tipit Tire.Kur perfitojn te gjith keta cakenj perse te cuditemi kur marin nje therime dhe sorat kush i kontrollon, por te besh tregeti e pazare me fatkeqesin qe i kushton jeten qytetarve te vendit tend eshte krim i rend qe duhet denuar ashper e ne menyre shembullore(meqenese nuk ka denim me vdekje)duke filluar nga sekuestrimi i pasurive dhe dyshoj shume se mund ti justifikojn sepse nuk ka zot qe munde ti justifikoj milionat e eurove sa andej kendej dhe burg maksimumin e mundshem aq sa te mos i shkoj me mendja njeriu qe ta mendoj nje gje te tille jo me ta beje,ta provojn e kuptojne keta grykesa e te pa shpirt cfar kuptimi ka te zbatosh ligjin me qenese keta se kane iden se vet firmosin e vet vulosin e sia dine as kuptimin e as rendesin e as cfar dote thote te zbatosh ligjin, ta provojn nje here te vetja e tyre cfare dote thote te zbatohet ligji meqenese deri tani e kane perdorur si kane dashur e ku kane dashur e me ke kane dashur .Prandaj opozita duhet te filloj me keta nga lart posht pa asnje meshire ne momentin qe do vij ne pushtet(e sigurt) per te vertetuar qe me te vertet jane serioze e duan te bejn nje shtet te denje e dinjitoz qe meriton te jete pjese e europes ku ne aspirojm te hyme.

Albani13/01/2021 15:23

Albani13/01/2021 15:05

Xha Liri13/01/2021 10:08

Te paret ne rradhe per perfitime jane politikanet, pastaj drejtuesit e institucioneve ku merret sherbimi, mjeket pneumologe te dispancerive, mjeket anesteziste dhe deri tek mjeket e familjeve. Kete popull kemi dhe keto jane pasojat...

Superman13/01/2021 09:03

Nese 500 lekshi perligjet ne nivelet me te ulta i bie qe edhe milionat te perligjen ne krye! JO- korrupsionit ne te gjitha nivelet!

Shto koment

Denonco