Mazniku si margarinë pas biftekut të artë

Mazniku si margarinë pas biftekut të artë

Nga Bledian Koka - 12/01/2021

Vaksina nuk bëri punë! Shqiptarët donin mish në këmbim të biftekut që rrezikon ta rrezojë në knock-out elektoral Edi Ramën 3 muaj para gongut.

Por autori i ‘Kurbanit’ nuk kishte ndërmend që të derdhte asnjë pikë gjaku politik nga i veti e aq me pak të ikë për dhjame qeni pa i lëshuar mish për topin e konsumit politik të së hënës një nga ata që nuk është ai. Sot ishte radha e Arbian Maznikut.

Një figure antipatike po aq sa sishoku i tij politik Erion Veliaj, i cili po njëlloj ka paturpësinë e të folurit sipas skenarit deri në vetësakrifikim, me garancinë se asgjë në fund të ditës nuk do të ndodhë. Për të shfryrë llavën e fteres sociale që kërcet në yndyrën e përvëluar të rrjedhur nga Dubai në Tiranë, në mbrëmje shqiptarëve iu servir pak margarinë e llojit Mazniku.

Manziku pranoi aspak në heshtje gjithçka për të cilën grupi neo-sheikëve shqiptarë me në krye Arben Ahmetaj, akuzohet. Mazniku pranoi që kishin shkuar në Dubai me ftesë të një klienti që qeveria i ka qepur tashme një ligj ‘sur measure’ si ai tipit ‘Fusha’ dhe se në këmbim të ‘negociatave’, klienti që priste krushqit me ‘pajë’ nga Shqipëria u kishte qerasur një darkë në Burxh Khalifa tek Nusreti i Madhërishëm madje dhe me ‘haramin’ e verës të përfshirë.

Mazniku e di se e gjithë kjo panoramë është një shkelje flagrante e ligjit për konfliktin e interesit dhe në një shtet normal për këto gjera shkohet dhe në burg, madje për këto janë bërë dhe filma. Por në një shtet si vilajeti i Shqipërisë me ali e kadi Edi Ramën, ligji në dorën e Maliqit godet vetëm veremlinjtë që mëtojnë të ngrejnë krye.

Për ata që nënshtrohen apo vetësakrifikohen për Edi Ramen ka vetëm amshim. Në një shtet si ai i Shqipërisë ka rëndësi vetëm cirku. Dhe sa më shumë paket buka, aq më shumë shtohet cirku.

Video e derrave t'knaqun në Dubai u kujtoi shqiptarëve se cirku ka shkuar larg dhe buka e atyre është kafshatë që s'kapërdihet në krahasim me biftekun 400 eurosh. Prandaj reagimi si asnjëherë në unison ‘pa protestë’ e trembi Edi Ramën i cili për herë të parën në analizën e vet atje në Surrel u ndje ‘i pafaj’.

E prandaj ashtu si Marlon Brando në ‘Last tango in Paris’, ai tentoi të përdorë si margarinë për të ndenjurat e arsyes së shqiptareve, paketimin e llojit Mazniku...

P.S... se kush e hëngri kjo mbetet për tu parë në 25 Prill, por deri atëherë mësuam se një surrat si Arbian Mazniku nuk shërben për gjë tjetër veçse si margarinë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet13/01/2021 08:19

HEU,MAZNIKU SI MARGARINË PAS BYFTEKUT T'ARTË;KREU,MRAZPIKU SHI,
HORE FARKAGRINË QAS
PYRTEKUT TË THATË;MAZI PAS PELË;MRAZI QAS NGELË;POSI MARGARINË
PAS BYFETKUT T'ARTË;
HORRZI FARËGRINË QAS QYSTEKUT ZVARRTË;VJERRUR KRAHËQAFE DERI
SA PREKTE PËRTOKË;
A,COPAT E LIRAVE ARI KULLUAR SHKELQIMI PJATËS;MËSA TROPAT GRIRAVE
ARIT KULLUAR PËLQIMI,
SHKELQIMI,JASHTA TRUPI QYSTEK ARIT;DELKRIMI RRASHTA TURPI Ç'BYFETK
ZVARRIT;ME FLAKËRIME
FLAKA,E SHLAKËRIME DALKA;HA E PI BYFEK TË ARIT;NGA TEK NGRI QYSTEK
TË ZJARRIT;TIME EDHE
FLAKË,MOJ SHTRIGA MË LIGA PLAKË;PINE GJAKUN TË POPULL SKAMNORIT;
GRINE PRAGUN ROPULL
HAMSHORIT;MALLKUAR GJAKU O PRAGU I SHQIPTARISË;AHIII,SHKLLAMUAR
VARGU AH ÇARKU OR I
SHKRIPKAVRRISË;RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA;ILIRO MBARË SHQIPTARIA!.
MË TË FALA MANI,USA.

lali13/01/2021 01:13

Edhe nje shishe vere ben 400 euro. po sa shishe kane pire? Nje gote birre ben 50 euro . Po embesira qe ben Nusreti qe eshte me nam. Bakllavaja e tij te shkrihet ne goje si dhe mishi. Pse nuk i permend dhe keto?

Shqiptari12/01/2021 18:55

PASKAN SHKUAR ZYRTARISHT NE DUBAI SI NJE "GRUP QEVERITARESH" APO SI NJE "KOMITET QEVERITAR I PASHPALLUR AKOMA" PER TE BERE "PAZARE TE MAJME NE INTERES TE KOMBIT"!!! PO MIRE MORE MARGARINAS TE BYTHES SE SHPUAR TE RILINDJES, E SUPOZOJME SE SHQIPTARET JANE AQ BUDALLENJ, LESHKO DHE IDIOTE SA MENDONI JU. PO SI KA MUNDESI QE NE ATE "GOSTI" NUK NA QENKA FARE I ZOTI I SHTEPISE APO "VIKTIMA" E "PAZAREVE"???!!! PO SI KA MUNDESI QE NA QENKA BERE NJE TAKIM I NIVELIT TE LARTE I PERFAQESUESVE TE QEVERISE SHQIPTARE ME BIZNESMENIN E FUQISHEN ARAB, DHE KETA NUK PASKAN ASNJE FOTO NE ZYREN E TIJ, APO NE VENDIN KU JANE TAKUAR DHE KANE PARASHTRUAR PLANET E BIZNESIT???!!!!!
KETA PER PROPAGANDE DHE MASHTRIME, NUK LENE GJE KOTI PA FILMUAR, NUK LENE ASNJE HALE APO KASOLLE LOPE PA E INAUGURUAR PERPARA KAMERAVE TE BASHKISE APO ERTV, SI KA MUNDESI QE NUK PASKAN ASNJE FOTO DHE ASNJE FILMIM NGA TAKIMI "ZYRTAR" ME BIZNESMENIN ARAB, QE DO TENA SJELLKA MREKULLINE E BOTES NE DURRES??!!!
PO FTESAT ZYRTARE PER "DELEGACIONIN QEVERITAR"? PO BILETAT E UDHETIMIT TE BLERA NGA ORGANIZATORI I TAKIMIT? PO AXHENDA DHE VENDI I TAKIMIT???
YYYTTTTT, MASHTRUESIT E MUTIT!!
ATA SHKUAN NE DUBAI TEK NUSRETI VETEM PER QEJFET, CAKERRQEJFET DHE ORGJITE E TYRE, DHE VETE RAMA I KA SHARE ME ROB SHTEPIE, ME GRA, ME MOTRA DHE ME CFARE IU PERMBANTE PRAGU!! POR PER TE MBULUAR SKANDALIN, AI VETE, SI MJESHTER I MASHTRIMEVE, E THURI GENJESHTREN ME BIZNESMENIN ARAB DHE ME FTESEN ZYRTARE TE ARABIT. ATA TE ZINJTE E DINE SE CFARE PO HEQIN TANI NGA SATRAPI I SURRELIT!!! NE MOS DO T'IU KETE FUTUR RAMA NDONJE HELL TE NXEHTE NE BYTHE!!!

Shqiptari12/01/2021 18:39

MAZNIKU ESHTE THJESHT MARGARINA PER LYERJEN E ORGANEVE PERPARA AKTIT SEKSUAL VAGINAL APO ANAL TE ANTAREVE TE QEVERISE DHE TE VETE KRYEMINISTRIN KRIMINEL!

Tualet Palla12/01/2021 15:48

Karbian Mazniku eshte udheheqes I grupimit te "BYTHËPEDALUESVE" brenda Mjaftit, grupim që synon të trashëgojë me pahir pushtetin e Edvin Sumës.
Sipas raporteve koenfidenciale ..
Due to the impromptu nature of its formation and execution, supporters of Mayer Veliaj, headed by "backside pedaler" Mazniku, will attempt a pseudocoup in order to overthrow the goverment of Prime Minister Edvin Rama, by February 19, 2021.

Shto koment

Denonco