Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit

Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit

Nga Klodian Tomorri - 10/01/2021

E gjendur përballë zemërimit publik, që nxiti videoja ku shfaqeshin ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë duke darkuar nën shoqërinë e biznesmenit Samir Mane në një restorant luksoz në Dubai, qeveria nxitoi të justifikohej menjëherë.

Me drejtorin e propagandës të kapur gafil duke kafshuar biftekun e arte te Nusretit, Edi Rama u detyrua vetë të lëshojë një deklaratë qesharake në Tiranë, ku shfajësohej se kjo ishte një vizitë punë, se ministrat dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë kishin shkuar në Dubai për hall dhe jo për qejf dhe se paratë e darkës së shtrenjtë nuk i pagoi buxheti, por mikpritësi i delagacionit shqiptar, grupi Emaar.

Madje respekti i madh për Shqipërinë dhe vete Ramën personalisht, e kishte detyruar sheikun xhymert që të cenonte edhe besimin e tij fetar duke paguar edhe verën e shtrenjtë haram për zyrtarët e lartë nga Shqipëria. Por përtej shfajësimeve qesharake, deklarata e qeverisë ka një të vërtetë.

Problemi i vërtetë i videos nuk është ulja e ministrave për darkë në shoqërinë e biznesmenëve, sado e pamoralshme dhe në konflikt interesi të jetë kjo. Nuk është as fatura e shtrenjtë e restorantit ekzotik, edhe sikur të jetë paguar nga paratë e buxhetit. Problemi real është vetë vizita. Ose më saktë qëllimi i saj.

Në 3 dhjetor Parlamenti i Shqipërisë miratoi pa zhurmë një ligj për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri.

Domethënë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore. Opozita tuhafe brenda Parlamentit as nuk e kuptoi fare se çfarë u votua. Opozita reale jashtë parlamentit po ashtu.

Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik me EBA është një akt i paprecedentë juridik. Një ligj i tillë është tentuar disa herë në të shkuarën edhe nga kompani të vendeve të tjera, por në asnjë rast institucionet shqiptare nuk kishin lëshuar pe edhe përballë projekteve madhore. Deri një muaj më parë. Tashmë ligji kaloi dhe nga pas do të vijë fatura e kripur për vendin.

Qëllimi kryesor i këtij ligji dhe vizitës së gjysmës së qeverisë në Dubai është një projekt okult në Portin e Durrësit, që do të zhvillohet nga grupi arab Ebaar. Sipas marrëveshjes, qeveria do t’u falë arabëve Portin e Durrësit dhe 100 hektarë tokë në zonën përreth. Në këmbim grupi Emaar do të investojë 2 miliardë dollarë për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në tokën e falur. Ndërsa porti i ri i mallrave do të ndërtohet në Porto Romano, por jo nga kompania arabe, por nga lekët e qytetarëve shqiptarë.

Ky është një projekt aventurier, përmes të cilit arabët do të aneksojnë 100 hektarë tokë në bregdet për të ngritur bizneset e tyre, ndërsa qytetarët shqiptarë do të humbasin Portin më të madh të vendit, i cili do të kërkojë qindra milionë euro të tjera për t’u ndërtuar sërish, nëse do të ndërtohet dhe nuk do të lihet rrugëve siç e ka zakon qeveria me veprat publike.

Madje për të vënë në jetë këtë projekt, qeveri ka hequr dorë edhe nga 60 milionë euro grante dhe kredi të buta nga Bashkimi Europian, për të cilat ka dy marrëveshje të nënshkruara nga Damian Gjiknuri.

Kjo është arsyeja që e detyroi gjysmën e qeverisë të zbarkojë në Dubai. Për fatin e keq të Belinda Ballukut, pikërisht ditën kur gjysma e Shqipërisë është nën pushtetin e ujit dhe banesat e mijëra familjeve gjenden të përmbytura. Por punët në qeveri kanë prioritete.

Në fillim pazari 2 miliardë dollarë, që do të zhvillojë Shqipërinë duke asgjësuar Portin e Durrësit dhe aneksuar 100 hektarë tokë në zonën më të lakmuar të bregdetit.

Më pas, Ministria e Infrastrukturës do të vihet menjëherë në krye të punëve për të ndihmuar familjet e përmbytura, që rrezikojnë jetën nga vërshimi i ujit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Albani13/01/2021 13:56

Në 3 dhjetor Parlamenti i Shqipërisë miratoi pa zhurmë një ligj për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri.

Domethënë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore. Opozita tuhafe brenda Parlamentit as nuk e kuptoi fare se çfarë u votua. Opozita reale jashtë parlamentit po ashtu.

SE PARI NUK E KUPTOJ PERSE NUK E APROVUAT ANALIZEN QE UN BERA DUKE MARE NE REFEREC SHKRIMIN E BERE NGA KLODIAN TOMORRI SI ME LARTE DHE KONSTATIMET E TIJ. SIDO QOFTE AJO ANALIZ ISHTE PER TI THENE OPOZITES (SI OPOZITAR QE JAM) TI VERE GISHTIN KOKES DHE TE BEHET ME E BESUESHME JO DEMAGOGJI SE JEMI NGOPUR VETEM VEPRIME KONKRETE NE QOFTE SE DUAN TE JEN TE BESUESHEM NE SYTE E TE GJITHEVE.SE DYTI UN JAM NJE NDJEKES SHUM I REGULLT I SYRI TV DHE ME PELQEN MENYRA E TRAJTIMIT TE NGJARJEVE GNA ANA JUAJ, POR DUHET TE JEMI REALIST DHE TI THEMI GJERAT SIC JAN.

Albani13/01/2021 11:59

Ky moskonstatim i ketij ligji nga ana e opozite me ngjall dyshime e vetvetiu lindin dy pyetje, mos vall eshte e qellimshme per ta pasur si strument per ta perdorur vet ne nje te ardhme te afert (ku opsioni korupsion mbahet aktiv) o jan te pa afte,ne te dyja rastet konstatohet qe kjo opozit nuk perfaqeson nje zgjidhje afat gjat per Shqiperin e Shqiptaret por eshte thjesht nje rotacion pushteti ku te gjith presin te marin pjesen e tyre. MJERE SHQIPERIA MJERE NE KE KEMI NE KRYE.

Socialisti vertete12/01/2021 18:51

I lumte Sajmir Manes qe me cmimet e larta qe jau fut shqipetareve te varfer, mundohet me marre tendera te majme te keta ministra bark derra, te pangopur e fetyr majmuna qe turp te kene, bien ministrat preh e nje darke? Haram u qofte, po kaq legena te kane qene, he mo Balluku, ku e Kol Ballen, apo paguhet me te fresk, he mo Ahmetaj, s te vhen turp? Po ti mo Fuga çdeshe me Maznikun ne nje vend ne nje tavoline e ne nje hotel......apo.. per burreri? Haram haram u qofte kjo sjellje ndaj nje populli fukara e ne hall.

Socialisti vertete12/01/2021 18:44

I lumte Sajmir Manes qe me cmimet e larta qe jau fut shqipetareve te varfer, mundohet me marre tendera te majme te keta ministra bark derra, te pangopur e fetyr majmuna qe turp te kene, bien ministrat preh e nje darke? Haram u qofte, po kaq legena te kane qene, he mo Balluku, ku e Kol Ballen, apo paguhet me te fresk, he mo Ahmetaj, s te vhen turp? Po ti mo Fuga çdeshe me Maznikun ne nje vend ne nje tavoline e ne nje hotel......apo.. per burreri? Haram haram u qofte kjo sjellje ndaj nje populli fukara e ne hall.

krasasi tp10/01/2021 21:35

Të gjithë jeni 'bytym gallatë' Po konçensionet duhet të jepen me tender ndërkombëtar apo jam unë eksiq. Politikanët tanë preferojmë lindjen, para perëndimit. Begetin e larguam nga 'manipulimi i plehrave', ndërtimi i hidrocentaleve dhe nga media , për ti bër nder Arben Ahmetaj bosi i 'Hermes'. 45 milion dollar nga impulset shkuan në kontot e 'patriotit'. U dha me konçension telefonia AMC për një cop bukë. Liçensën e dytë ja bëtë'peshqesh' Vodafonit Grek. Situatë monopol .E hëngri buxheti sa krahu. Qytetarët e hëngrën dyfishë. U vodh floriri sikut të ish ndonji depo misri dhe askush nuk u mor me të. Ligji antimafia i 2009 ndalonte horrat të hynin në parlament, por horrave në parlament ju shtuan edhe injorantët me 8-vjeçare që bënin evazion fiskal dhe mburreshin për këtë. Po tenderat pa garë ,me fond limit nuk janë shkelje penale?. Shpërfillja e ligjit dhe pandëshkushmëria ka krijuar 'elitën' e sotme në partitë politike të kryesuara gjithmonë e më shumë nga ish drejtore doganash, kryetatimorë dhe myteber të tjerë ministra .Por edhe shpresa për ndryshim mungon. Pa një vendim të parlamentit, për ti dhënë akses Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ONM në 'qitapet' e shtetit se kush politikanë ka dhe sa i justifikon ato, nuk ka zgjidhje. Mafia e bër njësh me shtetin e kthen parlamentarizmin në fasadë.Loja vazhdon.

Dn10/01/2021 20:44

Po perjashtimi i vendeve arab ka edhe nje arsye tjeter: politikanet tu one e oligarket tone atje i kane mshefur paret , edhe tash i rikthejne ne shqiperi si ´investitore ´ si dikur nga kanadaja apo nga delaware!

...10/01/2021 20:10

PD, nese do te beje ndonjenpune, te beje padi urgjent ne prokurori! Te hetoen te gjithe barkderrat e asaj taholine, qe kane bene unaza per tu mbajtur ne forme; te hetohet kush pagoi, sa pagoi, perse jane te ulur me samir manen - konflikt i hapur interesi. Mos harroni se 10,000 leke eshte kufiri i dhiratave qe mund te marre nje funksionar publik, perfshi edhe biftekun

Shto koment

Denonco