Testimi si 'shpëtimtar': Makineria e paturpshme e propagandës kthen pllakën

Testimi si 'shpëtimtar': Makineria e paturpshme e propagandës kthen pllakën

Nga Erion Dasho - 05/12/2020

Rroftë pra, Salep - Sulltani! 

Javën tjetër shqiptarët i pret një lumë propagande!

Ardhja e 400 mijë testeve të shpejta antigjenike për COVID do të paraqitet si dhurata më e bukur e Krishtlindjeve që mund të kishin imagjinuar qytetarët e sëmurë dhe të varfëruar shqiptarë. Ndërsa deri tani janë shitur si "shpëtimtarë", muret e lyera me bojë dhe një grusht mjekësh dhe infermierësh (të stërmunduar dhe, fatkeqësisht, edhe të stërpërdorur si objekte propagandistikë), tashmë tema do të ndryshojë.

Nga makineria e paturpshme e propagandës qeveritare pritet kthimi i pllakës dhe paraqitja e testimit deri dje "të panevojshëm", si "shpëtimtar".

Do të anashkalohet me siguri një detaj "i vogël". Ndërkohë që në tregun e sotëm farmaceutik 400 mijë teste të shpejta antigjenike mund të sigurohen me 1 milion euro, shqiptarët deri tani kanë paguar:

Miliona euro për testimin në privat! Miliona euro për kujdesin shëndetësor në banesë! Dhjetëra milionë euro për medikamente (e provuar me rritjen e eksporteve)! Dhjetëra milionë euro për trajtime jashtë shtetit (qindra çarter sanitarë të nisur vetëm drejt Turqisë)!

Ky nëntor e dhjetor nuk ka lënë familje shqiptare të paprekur nga COVID! Kushdo ka një apo më shumë familjarë që kanë humbur jetën apo janë shkatërruar ekonomikisht duke harxhuar krejt kursimet apo hyrë në borxhe, kredi dhe overdrafte! Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë! Numri real i vdekjeve nga COVID-i luhatet sot midis 2 dhe 3 mijë, ndërkohë që shqiptarët kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për tu trajtuar prej COVID-it!

Ndërkohë na pret propaganda e pashmangshme e javës që vjen për testet 1 milionëshe! Të cilat janë blerë sërish nga vetë shqiptarët!!! Do të mjaftonin për të paguar këto teste edhe vetëm gjobat e vjela për mosmbajtjen e maskës në publik, të cilat tanimë e kanë kaluar vlerën 1 milion euro!

Duhet kuptuar diçka! Në këtë pikë ku ka arritur epidemia, qytetarët shquiptarë nuk kanë më nevojë për qeverinë dhe sistemin e kalbur shëndetësor!

Më keq se kaq nuk ka ku shkon dhe ky dhjetor është realisht kulmi që mund të arrijë një epidemi e tillë në një vend me popullsinë, dendësinë dhe karakteristikat e tjera të Shqipërisë!

Ajo që duhej të kishte bërë dhe nuk e bëri qeveria, tashmë nuk hyn më në punë!

Në muajt që vijnë, shqiptarët e kanë vetë në dorë të mbajnë mend apo të harrojnë peripecitë e këtyre muajve nën COVID!

Mjekët dhe infermierët mund të zgjedhin t’i gëzohen rritjes së pagës dhe të harrojnë 20 kolegët e vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve humbën jetën nga një vdekje krejt e parandalueshme!

Qytetarët mund të harrojnë se si prisnin para dyerve të spitaleve dhe nuk merrnin dot informacion mbi familjarët e shtruar, se si rendnin pas bombolave të oksigjenit, ose se si mblidhnin borxhe për të paguar çarterin që do të transportonte familjarin e sëmurë drejt shpresës!

Propaganda e 400 mijë testeve do të synojë pikërisht harresën e këtyre peripecive, 3 mijë jetëve të humbura dhe 100 milionë eurove të shpenzuara!

Në se këto harrohen:
"Rrofshin, pra, Salep Sulltanët!!!"
I meritojmë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku05/12/2020 12:35

Përse nxirrni foton e asaj idjote ministre për të ilustruar këto lajme? Ajo nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënese nga prehëri i zullap sulltanit.

tomy05/12/2020 12:27

shqiptaret nuk e duan me kete qeveri ,po kjo nuk varet vetem nga populli i thjeshte .....ne c do vend jane elitat ato qe e orientojne popullin,
kurse ketu te ne nuk ka elita dhe ata qe jane kryesisht bijte e ish nomenklatures komuniste me mire mos te jene.
Keta matrapaze po ti shofesh neper ekrane te dhemb koka dhe vetem corientojne njerezit dhe tani qe babait te tyre i kana ra bre...et ata i thone popullit te gjithe njesoj jane prandaj me mire e kemi kete.
nqse drejtuesi i opozites ben premtime reale kur te vij ne pushtet ish deputete te PD qe nuk jane me ne karrike thone s ka gje ne terezi ky...
Prandaj eshte ky kontigjent te shkolluarish te cilet nuk shofin pertej karrikes se tyre te cilet e kane bere popullin te pavendosur per te ardhmen e tij duke lene ne pushtet keta te pangopur dhe te pashpirt.

t05/12/2020 08:34

Ky popull harroi salep sulltan E.Hoxhen ,qe te fuste ne burg per nje fjale goje kunder partise,e jo me salep sulltan Ramen qe te fut ne burg pse e tallin ne rrjetet sociale

Shto koment

Denonco