Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Përse Edi Rama ëndërron fatin e gomarit dhe jo atë të hajdutit!

Përse Edi Rama ëndërron fatin e gomarit dhe jo atë të hajdutit!

Nga Syri.net - 04/12/2020

Kryeministri Edi Rama mbrëmë ka folur për herë të parë për nenin aq shumë të debatuar këto dy ditë, sipas të cilit do të ketë dënime deri me burg për prodhuesit e memeve.

Fillimisht ai bëri të paditurin për një draft, i cili është përpiluar në zyrën e ministres së tij besnike të Drejtësisë Etilda Gjoni. Më pas deklaroi se është e pamundur si praktikisht, por edhe teorikisht, që të ndalohen memet në internet.

Duket se testimi që i bën opinionit, i cili shpërtheu në revoltë, e ka detyruar Ramën që mbrëmë të deklarohej si i habitur nga lajmi që Ministria e Drejtësisë ka filluar një nismë ligjore në Kodin Penal, për ndalimin e memeve.

Në këtë intervistë të gjatë në RTV Ora me gazetarin Alfred Lela, kryeministri dha edhe një “leksion” gazetarie, duke i mëshuar asaj që ai ka më shumë merak, akuzat dhe denoncimet për vjedhjen e parave dhe pronave publike.

Në këtë kontekst ai deklaroi, se nuk do e kishte problem nëse do i thoshin gomar sepse këtë do ta merrte si opinion, por nuk do ta pranonte kurrë që ta cilësonin si hajdut.

“Sa i përket armikut të shtypit, unë kam një problem që nuk e zgjidh dot. Unë kam qenë aty ku jeni ju. Dhe duke qenë se kam milituar dhe duke qenë se kam një mendim të caktuar për cilësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, ka një problem të madh me mos-korrektesën dhe keqtrajtimin e fakteve. Nuk kam problem që dikush shprehet negativisht ndaj meje. Në rast se më thonë gomar, është opinion dhe nuk e kam problem. Në rast se më thonë hajdut, ky nuk është opinion”, deklaroi ai.

Edi Rama duket se i ka shumë problem fjalët “hajdut” dhe “vjedhje”, sepse pak kohë më parë arriti deri aty sa që në studio tjetër si alibi se nuk është hajdut, përdori faktin qesharak dhe absurd se është burrë 2 metro i gjatë.

Nëse marrin vetëm raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton se gjatë dy mandateve që ka qeverisur Edi Rama, nga buxheti i shtetit janë “zhdukur”, ose më troç janë vjedhur plot 7 miliard euro.

Dhe ta mendosh që këtu nuk janë futur skemat e PPP-ve dhe koncesioneve miliardëshe.

Ndaj Rama ka të drejtë që preferon që më mirë t’i thonë “gomar”, se sa “hajdut”.

Më e keqja që i ndodh një gomari kur nuk bën si duhet punën është se ha një dru të mirë. Kurse hajdutin e kapur, ditën që do të ketë shtet ligjor dhe funksional, e pret vetëm burgu!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gomari e burgu05/12/2020 11:36

Nuk dijmë që të jetë dënuar me burg ndonjë person me akuzën "gomar".
Burgun e ha ai të cilit i vërtetohet me fakte se ka vjedhur, që nga hajduti i xhepave e deri përvetësimi në rrugë të paligjëshme i qindra milionave.
Rrama ka thëni një të vëretë.
Më mirë gomar sesa në burg.

Daj Jaku04/12/2020 16:06

Sepse me fatin e gomarit shpreson ti shpëtojë burgut, helbete i çmëndur është, nuk e dënon ligji. Gomerët jemi ne që e vumë aty ku nuk e heqim dot më, sepse gomerë na bëri ne të gjithëve, një popull të tërë. Të çmendurit hiqen vetëm mbas vdekjes, hitleri, enveri, stalini, lenini, maceduni, çaushesku, fidelkastro, polpoti...edrama. kaput

Antikomunist04/12/2020 15:55

Nuk eshte hajdut, eshte kryetar i bandes grabitese. Prandaj termin hajdut nuk e pranon. Hajduti mund te vjedhe pula, bageti, ndonje portofol, ndonje makine apo qofte edhe shtepi. Rama nuk mjaftohet me vjedhje te tilla, ai do te grabise gjithe Shqiperine dhe te mos lere ne jete asnje ne kete vend.

Shto koment

Denonco