Qeveria e ulur mbi kurbën e testimeve

Qeveria e ulur mbi kurbën e testimeve

Nga Ilir Pecnikaj - 02/12/2020

Përsëri qeveria jonë nuk lëshon pe…

Vazhdojnë me një këmbëngulje, prej një fëmije kokëfortë, në mbajnë e tendosur të ‘KURBËS’ covid-19, me metodat e tyre klasike ‘genje dhe fsheh’.

Aq të vendosur janë që ta mbajnë ‘nën kontroll’ këtë kurbë, saqë duket sikur janë ulur të gjithë si qeveri mbi të, për ta tendosur, duke shtuar këtu, përveç peshën e tyre, po shtojnë dita ditës edhe peshën e propagandës e cila po i ngjan përditë e më shumë asaj të gestapos.

Mjafton të shikojmë kurbën e muajit të fundit, i cili është edhe muaji me rezultatet më katastrofike deri më tani (dhe pse as 30% e të vërtetës nuk është e deklaruar, siç e kemi vërtetuar me qindra herë deri më tani). Me gjithë këtë peshë, kurba përsëri ka një trend në rritje që nuk premton asnjë rezultat pozitiv për muajin që do të vijnë...

Ajo që bie menjëherë në sy (shiko kurben në foto) është paralelizmi perfekt midis të ashtuquajturave ‘trendy line’ ( dy drejtëzat e kuqe) mes numrit total të tamponëve dhe tamponeve pozitive. Këto dy drejtëza (kurba) mbivendose plotësisht. Kjo është prova perfekte për të treguar se raporti mes tamponëve totale dhe tamponëve pozitive është konstant gjatë gjithë kohës.

Po qe se kurba e tamponëve totale ‘zhveshet’ nga kamuflimet që i janë bërë përmes tamponëve në strukturat private, kjo kostante është në kufijtë e 65-70%.

PRA JEMI SHUMË LARG NGA 5-10% SIÇ REKOMANDON OBSH-ja.

Meqenëse janë kaq të ngjashme po marrim në shqyrtim ditën e djeshme ku kishim 2176 tampon nga të cilët 832 pozitiv:

1. Kapaciteti i ISHP dhe sateliteve të saj nuk është më shumë se 1260 teste. Në bazë të:

a) LIGJ Nr. 15/2016 ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’;

b) LIGJ Nr.10 138, datë 11.5.2009 ‘Për shëndetin publik’, dhe

c) sipas rekomandimeve (të paligjshme) të Komiteti Teknik, të bëra ligj, me 23 korrik 2020,

https://new.shendetesia.gov.al/…/2…/07/Scanned-Documents.pdf,

ENTI KONFIRMUES ËSHTË ESKLUZIVISHT ISHP.

Pra vetëm dje ky raport është 66% mes testeve totale dhe testeve pozitive.

2. Nëse nga 1260 teste heqim testet e depistimit (teste te cilat MSHMS mundohet të na i servir si teste të enteve private, që edhe kjo është një e pavërtetë e madhe), teste të cila sipas ligjeve të sipërcituara janë detyrim i ISHP-së, kjo shifër bie në 786 teste, shifër e cila është 46 tamponë më e ulët se shifra e deklaruar pozitive. Nga këtu dalim në konkluzionin se shifra prej 786 personash pozitiv vjen nga thirrjet dëshpëruese, dhe selektimit të tyre përmes 127.

Pra përsëri MSHMS gënjen, dhe e bën për të mbuluar edhe një tjetër të vërtetë shumë të hidhur siç është ajo e TESTIMEVE SELECTIVE e cila provon atë që ministrja Manastirliu deklaroj në parlament ‘do të bëjmë seleksionimin e pacientëve’. Pra detyra e 127 qenka filtri seleksionues i pacientëve.

Kjo është kriminale, dhe si e tillë duhet hetuar sa më parë nga organet kompetente.

Siç duket këto organe ose janë të tredhura ose janë sterilizuara, sepse në çdo vend demokratik, do të kishin bërë me dhjetëra hetime deri më tani, për të vërtetuar që kjo qeveri është:

mediokre në rastin më të mirë, por

kriminale në rastin real.

Por në këto raste, të dashur miq, na bie ne detyra që të mbrohemi, për të mos u bërë preh e këtyre ‘seleksionimeve’ siç don kjo qeveri, dhe këtë mund ta bëjmë duke respektuar:

1) higjienën personale,

2) distancimin social, dhe aty ku nuk është i mundur ky distancim, dhe në ambientet e mbyllura;

3) të mbahen maskat,

për të mos u bërë preh e këtij seleksioni fashist që po bën MSHMS.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet02/12/2020 23:44

HEU,QEVERIA ULUR MBI KURBËN E TESTIMEVË;EU,NEVERIA NGULUR RISHKRUMBËN
PJESTIMEVE;ËH,ME METODAT E TYRE KLASIKE:GËNJE DHE FSHEHË;RËNJË E PREHË;
NGRESQOTAT ZGJYRE PLASFIKE;MASKENBALLË,PLASKEKALLË;DUKE DJEGUR OUUH,
JETËN E SHQIPTARIT;STRUKE PREKUR AUH,FJETËN E SHKRIPZJARRIT;SIKUR PRINDI I
VARËFËR,PËR SUKSESIN E FËMIJËS,MBARIMIN KLASËS N'FUND TËRVITIT SHKOLLOR;
FIKUR GRINDI SI KRATER,NXER TRUKFESIN E GËRMIJËS,ZJARRKRIMIN PLASËS TUND
TËR RITIT SHTROFPLORË;PA LIBRA O,DESHË,DATHË;SI LULI I VOCËR Q'MBYTI JETEN
E MËSUESIT,SHKRIMTAR I MJERIMIT;PESHË KE RRATHË I SHKULI,GRI VOTËR SHTYPI
PJETËN E PËSUESIT SHQIPTAR TË NDEJRIMIT;APO-KAPO,SI GESTAPOJA APO UDB-JA
HITLEIANE KAPO MILLSHEVIÇIANE;DUKE KASAPRUAR,MASAKRUAR;VDEKUR TRETUR,
VIKTIMAT SI JETIMAT;SHQIPTARE SI JEVREJE;SHTIPZVARRE SHI PRERKREJE;OUUUH,
RIVARROSUR NË VARRE MASIVE,RIZJARRSOSUR MË ZJARRE MARRËZIVE;NË FURRË-
LARTA,ZË SKURRËZJARRTA,MOS DIHËN,MBSHIHËN,GJURMËT E KRIMIT HOLOKAUSTE
MË KANIBALË,RROLOMAMUZDE MË TRANDISHVALË;QË KURRË E BURRË,A GRUA;NGA
KJO GURRË E KRUA,MBARË SHQIPTARE,FARË SHKRIPZARE;NUK DO NGOPËN,AS NUK
DO KOPËN,ME GJAK E PRAK TË SHQIPTARIT;NËN VDEKJE,DJEGËJE,PREJ KOBIT OUH,
TË KOMBIT VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRISË,OUUH,PELLAZGO ILIRO FARË
SHQIPTARISË,HEEEJ OR MOREE,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË!!!" MANI,USA.

Skrapari02/12/2020 20:29

Nuk ka rruge tjeter. Te ngrihemi ne kembe ne pjesa demokrate e popullit dhe te sulmojme qeverine fashiste te Edvin Kellires me te gjitha mjetet se bashku me te ashtuquajturin Komitet teknik, nje tufe partiakesh injorante qe nuk i lidh asgje me shendetesine.

Shto koment

Denonco