Urim xha Llazit për 29 Nëntorin

Urim xha Llazit për 29 Nëntorin

Nga Agim Xhafka - 29/11/2020

Xha Llazi hiqet si veteran i luftës. E kam komshi dhe sot i shkova për vizitë. Se 29 nëntori është dita e tij. Ma hapi derën e shoqja, Frosa. Mbështjellë me shall e hedhur mbi shpatulla një pallto të vjetër. Sikur hyra në frigorifer m'u duk. Në kuzhinë xha Llazi veshur e ngjeshur, si plaku i Vitit të Ri.

-Po del?- e pyeta.

-Jo, jo. Por kemi ftohtë ndaj rrimë kështu.

-Po pse nuk ndez kondicionierin?

-Pastaj çfarë të hamë?!

Sinqerisht m'u dhimbs. Jo vetëm ky si veteran, por çdo i moshuar duhet të ketë falas ngrohjen. Më kujtohet babai që thosh shpesh, plakut po i dhe zjarrin, ai nuk pyet për pjatën, lere dhe pa ushqyer.

Doja ta ngacmoja për votën që i dha rilindjes, për ilaçet e skaduara që pi, për mosrritjen e pensionit, por më erdhi kaq keq sa e mbylla gojën.

-Hajdeni mbasdite nga unë -u thashë- Ngrohemi e bëjmë ndonjë dorë tavëll.

-Rrofsh, rrofsh - tha xha Llazi - por nga ora 5 deri në orën 9 në darkë shkojmë nga TEG-u. Autobuzi është falas e rrimë ngrohtë atje. Bëhemi shumë moshatarë bashkë. Sa kthehemi rrëshqasim në dyshek...

Dhe qeshte dinjitozi Llazi. E dinte që kishte votuar për vrasës e vjedhës, por nuk i shiste ata, as i përgojonte. Dhimbjen dhe vuajtjen i gëlltiste. Për të keqen e tij, por edhe tonën. Ah, mor Llaz, ah more Llazarë që na sollët në krye këta zuzarë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet30/11/2020 07:45

HEU,URIM XHA LLAZIT PËR 29 NËNTORIN;EU,KURIM NGA MARRZIT 29 ZËNHORRIT!!.
OUUUH,LLAZA,LLAZARA;AHIII;KLLASHA,KLLASHARA;ATHUA VALL,QENKAN RIZGJUAR
SI LUGAÇ,NGA VARRI;SHI,KUKAÇ,SA ZJARRI;ZJARRI PREJ TOKËS,VARRI HEJ KROKËS;
NUK DURON GJENËTOKË,GJAKPIRËSAT KANIBALË;NUK KURON KRENEKRROKË,PRA-
GSHIRËSAT TRNDIGALË;Q'FESTOJNË HUMBJEN,O TESTOJNË SHKRUMBJEN;DUKE NA
RINGJALLUR FANTAZMAT,KRRAKAZMAT,NXER HOLOKAUSTET GJENOCIDALË,PLANET
OR KLANET;FASHISTE,DRAZHISTE;SI BISHA TË TËRBUARA;O,ISHA,TRISHA VËRBUARA
QË KURRË HË BURRË,A GRUA;NGA KJO GURRË,A KRUA;NUK PO NGOPËN,AS KOPËN
OUUUH,ME GJAK DHE PRAG,ME ASHTA DHE RRSHTA,ME MISH DHE TRISH,SKLELETË O NGELTRETË;A PAK U DUKËN,QË NA ZHDUKËN,MBI 80% PO KËRKONË,TENTONË OH,
100% TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË;PRERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË
SHKRIKAVRRINË!SERBEZËT KUR PYESIN DIKTATORIN STALIN:PSE I DON KOMUNISTAT
SHQIPTARË?!;I DUA SEPSE,QE PSE:KOMUNISTI SHQIPTAR ËSHTË SIKUR NJË QEN MË
I DRESUAR,MËSUAR;QË HAN BUKËN E SHQIPËRISË;POR,RUAN E DHURON ATDHEUN
SI DHURATË;PËR RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVISË;OUUUH,PUSO VËRBO FËRKO
TUGOSHKAVISË;AHIII,PUSO VËRBO FËRKO TUGOSHKAVISË!!" MË TË FALA MANI,USA.

skenderi29/11/2020 19:53

popull qe do hante me luge floriri dhe ka 80 vjet qe ha mut me luge, .....te na rruaje pamvaresia

Landi29/11/2020 18:18

a ha
kot e keni
vesi do iki me vdekjen

Eriss29/11/2020 15:59

per ke zuzare ta kete llafin Iliri ,per keta qe na qeverisin , ministra edhe zvministra ?

Skrapari29/11/2020 15:13

Llazet dhe llazaret ashtu i pafsha perhere. Ajo race na coi ne kete derexhe.

Shto koment

Denonco