Vendimi ndaj Surroit, pasojë e histerisë që nisi Rama ndaj Bashës

Vendimi ndaj Surroit, pasojë e histerisë që nisi Rama ndaj Bashës

Nga Mark Marku - 28/11/2020

Veton Surroin e lexoj me ëndje sa herë e diktoj një shkrim të tijin në media, për stilin elegant, analizën e shtruar, dijen e fshehur, por edhe ironinë e lehtë. Por më ka mbetur në mendje një shkrim brilant i tij botuar kohë më parë, me titullin “Lidhja Socialiste e fshatit të Hashim Thaçit”.

Veçanërisht mbresëlënës në këtë shkrim ishte një detaj i sjellë nga Vetoni, ose më saktë një histori e shndërruar në anekdotë, nga Jugosllavia bitiste, e cila qartazi ilustronte tezën qendrore të shkrimit. Po e citoj sepse ia vlen ta lexojnë edhe ata që nuk e kanë lexuar atë shkrim: “Bëhet fjalë për reagimin e një fshati të izoluar të Malit të Zi, në Jugosllavinë socialiste, – shkruan Vetoni, në momentin kur ushtria sovjetike hyn në Çekosllovaki, e vendos administratën e saj dhe thyen atë që deri në atë moment quhej ‘pranvera e Pragës’, një përpjekje demokratike kundër totalitarizmit.

Mblidhet Lidhja Socialiste e Fshatit dhe nxjerr konkluzionin numër një të mbledhjes së saj, me të cilin kërkon që forcat e Bashkimit Sovjetik në mënyrë të menjëhershme dhe të panegociueshme të largohen nga Çekosllovakia. Në rast se Bashkimi Sovjetik nuk e dëgjon këtë kërkesë të Lidhjes Socialiste të këtij fshati të Malit të Zi të Federatës Jugosllave, atëherë hyn në forcë konkluzioni numër dy: që ditën e nesërme të thirret një mbledhje e ardhshme”. Jo vetëm Vetonit, por as njeriut më të shkalluar nga mendtë e kresë nuk do t’i kishte shkuar në mendje se historia do të përsëritej në mënyrë edhe më groteske në realitetin shqiptar, në mbledhjen e organizatës socialiste të Kukësit apo në të ashtuquajturin Këshill i Qarkut.

Jo më larg se dje, janë mbledhur në këtë këshill do burra fort të mençëm, fort patriotë, fort socialistë, fort të ndjeshëm ndaj luftës patriotike të popullit të Kosovës dhe UÇK-së dhe kanë zbuluar se Veton Surroi me shkrimet e tij po kryen veprimtari armiqësore ndaj UÇK-së dhe ndaj popullit të Kosovës. Kanë zbuluar se ky, për më tepër, qenka shpallur “Qytetar Nderi” i qarkut të tyre kohë më parë. Dhe kanë vendosur t’i heqin titullin e qytetarit të nderit, pra, ta çnderojnë publikisht meqenëse ky po çnderon UÇK-në dhe luftën e saj me shkrimet e tij. Nuk dihen hollësira të tjera nga mbledhja, por ndoshta ata kanë vendosur që, për ta ndëshkuar më tej Vetonin, të ngrohen gjithë dimrin me gazetat që botojnë shkrimet e Vetonit, ndoshta edhe që përjetësisht ta ndëshkojnë makinën e Vetonit me mosngritjen e traut kur ai të kalojë në autostradën e kombit.

Me siguri, ata, me këtë vendim, ashtu sikurse organizata komuniste e Malit të Zi, kanë dashur t’i japin një ultimatum Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe gjithë fuqive të mëdha. Nuk di njeriu si e sa të habitet në raste të tilla. Nuk është thjesht marrëzia e një njeriu. Nuk është thjesht marrëzia e një organizate komuniste të një fshati të humbur në zgëqet e Malit të Zi. Janë shumë burra e shumë gra, përfaqësues të një qarku të tërë, të një force politike që qeveris vendin që e ndërmerr një gjë të tillë kundër një intelektuali shqiptar të njohur, i cili trajtohet si kriminel vetëm se shprehet lirisht ashtu si mendon në media. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë akt si një histeri kolektive. Natyrisht që e tillë është dhe është e qartë se Rama nuk ka arritur në atë derexhe sa ta miratojë një budallallëk të tillë.

Por, në thelb kjo histeri, është vetëm efekt domino i histerisë kolektive që vetë Rama me tamburet e vet të propagandës po e nxit prej disa javësh në gjithë fshatin socialist shqiptar.

Prej javësh, ata kanë shpikur një histori absurde me Lulzim Bashën, ku ai akuzohet për fshehjen e masakrave të serbëve, për akuzat e Dick Marty-t, për thirrjen në Gjykatën Ndërkombëtare të krerëve të UÇK-së, dhe s’është çudi që nesër ta akuzojnë edhe për masakrën e Srebenicës.

Histeri kolektive është edhe ngritja e komisionit hetimor për raportin Dick Marty-t. Lidhja Socialiste e fshatit të humbur të Malit të Zi e bëri një gjë të tillë, sepse histeria kolektive e nxitur nga propaganda titiste e kërkonte një gjë të tillë. Njësoj edhe vendimi i Qarkut socialist të Kukësit buron nga histeria kolektive e prodhuar nga Edi Rama. Pyetja, pra, shtrohet: kush e çmendi fshatin tonë socialist, Shqipërinë, nëse duam të kuptojmë se kush dhe çfarë e çmendi qarkun socialist të Kukësit./Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku28/11/2020 23:34

Shkrim ekselent. Kjo ndodhi e Safet Gicit i ngjan asaj mizës në bythë të kalit që gafuret se po tërheq karrocën. O Safet Gici që u bëre derr i kënaqur. Vazhdo e vidh se ta ka bo hise ai zullapi, deri sa të thyejë qafën, por mos u merr me mëndjet e ndriçuara se të plas muti sheshit e qelb gjithë dyrnjanë nga ajo llokma e vogël që ta kanë dhënë ta përtypësh.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet28/11/2020 15:09

HEU,PASOJË E HISTERISË;EU,SHKASPLOJE E MIZERISË!;HEEEJ,URIME 28 NËNTORI DITA E PAVARËSISË MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;KJO ËSHTË FESTA MË
KRENARIE E MBARË SHQIPTARISË;OUUU,E LUMJA TEK E PRITA,NDËR M'E VERTETA
PËR RIÇLIRIMIN,RIILRIMIN;ORE,PËR RIBASHKIMIN,RITRASHËGMIN,OREE,TË GJITHA
TROJE MBARË SHQIPTARE,TË GJITHA HOJE FARË SHKRIPFARE;OU,KOMBI SHQIPES
LOBI I SHKRIPES;QË ME THIRRJEN,QË ME SHTRIRJEN;QË ME KUMTIN,MË TË LUMTIN
NGA THIRRJA,NGA SHTRIRJA;O NDËRGJEGJA SHI,QE I ZOTI NGA DHEU,PËRGJEGJJA
PREJ SOTI ATKREU;KRUJA DHE PREKAZI;BUJA MË KRERFAZI;PËRGJEGJA N'TANDEMA
HYREGJENDA,KRYLEGJENDA;OUUU,GJRGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA;OREEE
GJERGJA MË ADEMA;DY KRYLEGJENDARËT,HYREGJENDARËT;OUUUH,VËLLZËR DHE
MOTRA,BREZËR NË VOTRA;NE PLOTËSUAM AMANETIN E BABËS;NE PLOTËSUAM OH,
TESTAMENDIN E SHKABËS;VETËM OH,VETËM RIBASHKIM DHE RITRASHËGIM MBARË
TROJE DHE HOJE,MBARË KOMBIT DHE LOBIT;DUKE RIKTHYER RIATDHESIMIN,DUKE U
RISHPEBLYER ME RINGRITJEN,RILINDJEN,RIGJALLËRIMIN,RIBALLËRIMIN,O,QË TË NA
RIBASHKONI,TË NA RISHERONI;TË NENDË PLAGËT E TRUPIT;MË RENDË VRAGËT TË
TURPIT;PËR NJË KOMB,NJË GJUHË,NJË FLAMUR,NJË SHTET,NJË KULTURË,NJË STRU-
KTURË,NJË HIMNE OUUU,POPULLKOMBI MBARË KOMBËTARË MBARË SHQIPTARË;OH
ME FAT PAVARËSIA MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;OUUU,MË TË BASHKUAR
MË TË TRASHGUAR;RUANE SHQIPTARINË,SI DY SYTË TË BALLIT;OUUU,RUANE SHQIP-
TARINË SHI,DY HYJTË E MALLIT,SI DY HYJTË E STRALLIT;SI DY HYJTË E IDEALIT;OUUU
VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRISË;O,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTRISË!.
MANI,USA.

Shto koment

Denonco