Jugosllavia apo EU-goslavia

Jugosllavia apo EU-goslavia

Nga Agim Nesho - 26/11/2020

Nacionalistët e rinj serbë asnjëherë nuk pranojnë të tërhiqen. Ndryshimi i Administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjedhja e Presidentit të ri Biden duket se është pritur me trishtim në Beograd. Ata luftuan deri në fund duke përkrahur hapur rizgjedhjen e Presidentit Trump, duke shtyrë fort komunitetin serbo-amerikan të përkrahte Trump. Në këtë drejtim i ndihmoi edhe militanti Grenell, përfaqësuesi Special i Presidentit Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi, i cili hapur në takimin e Pitsburgut me komunitetin serb ju tha: ‘mendoni nëse fiton Biden çfarë do të thotë kjo për serbët’.

Presidenti i zgjedhur Biden është një nga figurat më të skalitura të politikës amerikane: vizionar, elokuent, mbështetës i paepur i demokracisë dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut kudo në botë. Si njohës i thellë i artit të politikës së jashtme dhe diplomacisë ai ka dhënë një kontribut të shquar për paqen dhe stabilitetin në botë. Ai ishte një nga arkitektët e paqes në ish-Jugosllavi duke mbrojtur pa rezerva ndërhyrjen e Perëndimit kundër regjimit kriminal të Millosheviçit për të ndaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve. Ai nuk është kundër serbëve, por duke luftuar për të mbrojtur parimet dhe vlerat bazë të shoqërisë së lirë u bë heroi i shqiptarëve. Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale ishte një fitore historike jo vetëm për SHBA por dhe për të gjithë botën e qytetëruar. Parimet e tij të politikës së jashtme si: forcimi i demokracisë në botë; forcimi i aleancave sidomos me Bashkimin  Europian, për të drejtuar rendin liberal botëror; tregtia e lirë duke patur parasysh kushtet e ndryshimeve klimatike; si dhe forcimi i multilateralizmit dhe globalizmit, sidomos kjo e fundit në mbrojtje të interesave të klasës së mesme, janë parimet bazë që do të rikthejmë normalitetin në politikën e jashtme të SHBA-së dhe në botë. Sigurisht ky vizion do të sjellë dhe reagime regresive të shumë fuqive botërore, të cilat kanë kohë që punojnë për rritjen e influencave të tyre, në skema të rrezikshme gjeopolitike duke mos patur parasysh paqen dhe stabilitetin. E tillë eshtë edhe reagimi i Serbisë.

Reagimi i parë negativ për të bërë presion ndaj administratës së re është deklarata e Presidentit Vucic që hiqte paralelen e zgjidhjes së cështjes së Kosovës me konfliktin e ngrirë të Nagorno-Karabakh, duke mbrojtur tezën serbo-ruse për konfliktet e ngrirë dhe barazuar Kosovën me një të tillë. Në fakt Kosova, gjatë një procesi të gjatë legjitim, shtetformues nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sot është shteti më i ri europian dhe përbën një realitet të pakthyeshëm për botën, përveç nacionalistëve serbë që kërkojnë ndryshim. 

Por çfarë kërkon Beogradi sot në një realitet të ri, të rikthimit të normalitetit dhe rregullsi në marrëdhëniet ndërkombëtare? Këtë e shpjegon pararendësi i ideologjisë serbo-madhe Timothy Less në një artikull të 23 Nëntor-it 2020 në OpenDemocracy. Autori duket se nuk është vetëm një studiues i çështjeve ballkanike, por edhe një përkrahës i flaktë i rikthimit të rolit të Beogradit si forca dominuese në Ballkanin Perëndimor. Në artikullin e tij të parë në Foreign Affairs në Dhjetor 2016, ai hedh idenë e rindarjes së Ballkanit në linja të pastra etnike për të krijuar një stabilitet në rajon, ku shtetet e reja multi-etnike kanë dështuar. Ky artikull qëndon në bazën e inisiativës së liderëve ballkanikë Vucic-Thaci-Rama për zgjidhje të reja gjeopolitike në Ballkan me ndryshimin e kufijve, aventurë që u dënua me forcë nga shtetet kryesore të BE-së në Samitin e Berlinit 2019 si një skenar destabilizues. Artikulli i fundit kërkon kompromis me Beogradin për një zgjidhje të re ballkanike.

Artikulli ka disa teza që mbështesin zgjidhjen e re, që për ironinë e faktit qëndron në projektin e mini-shengenit.

Teza e parë: Administrata Biden duhet të veprojë për Ballkanin Perëndimor atje ku e ka lënë Administrata Trump, pra në nevojën e një zgjidhje të re kompromisi dhe jo atje ku ka qëndruar për një kohë të gjatë politika amerikane për Ballkanin gjatë kohës së Klinton, Obamës dhe G. Ë. Bush. Konsensusi i Ëashington-it duhet të ndryshojë. Me pak fjalë, çështja e Kosovës nuk është një çështje e mbyllur por duhet të negociohet, tashmë që Serbia po kthehet si një fuqi ballkanike.

Teza e dytë: Ballkani ka nevojë për stabilitet dhe administrata e re Amerikane nuk duhet të ketë prioritet funksionimin e demokracisë, por ‘të përkrahë liderët ballkanikë të cilët janë njerëzit e saj’. Me pak fjalë, përkrahni liderët autoritarë si Vuçiç, Rama, etj., se ata e kanë në dorë ta mbajnë Ballkanin Perëndimor larg influencave të fuqive të tjera botërore si Rusia, Kina, Turqia. Autori e shpreh hapur këtë ide.

Teza e tretë: Lëreni Serbinë të bëhet fuqia dominuese në rajon. Meqënëse ndryshimi i kufijve u hodh poshtë, gjë që do t’i siguronte Serbisë krijimin e Serbisë së Madhe, lëreni Serbinë të ushtrojë dominimin e saj ekonomik nëpërmjet mini-Shengenit. Autori insiston që kjo formulë e zhvillimit ekonomik, që me insistimin e Grenell (pasi influencoi Vuçiç) u vendos në marrëveshjen e Ëashingtonit shtator 2020, është formula më e mirë e kompromisit që Beogradi të mos ngrejë ‘pretendime’ ndaj Kosovës. Ai shpreh mendimin se ky kompromis qëndron në linjat e BE-së, që ky rajon të mos shkojë nga Lindja por të mbetet pjesë e perspektivës europiane, që përkon me interesat e Francës si euro-skeptike për ta mbajtur Ballkanin edhe larg edhe nën kontroll. Autori shkon deri aty sa mini-Shengenin e shikon si iniciativë vetëm me një qendër, atë të Beogradit, dhe me strukturë të njëjtë me Jugosllavinë, por me një emër më bashkëkohor: EU-goslavia (sllavët e Europës).

Në vend të konkluzionit

Në gjithë zhvillimet e fundit ne shikojmë se faktori Shqiptar në Ballkan është gjithmonë e më shumë i margjinalizuar. Nuk dimë apo nuk duam, delirantë apo të mashtruar! Një gjë është e qartë se mungon një strategji për çështjen kombëtare dhe politika e jashtme mbetet pronë e kryeministrave të radhës. Vitet e fundit kemi përjetuar një dështim total të politikës së jashtme të qeverisë Rama. Na u tha që projekti Serbo-Rus për ndryshimin e kufijve ishte një oportunitet që mund të na vinte një herë në 30 vjet. Dështuam apo u manipuluam nga Vuçiç?! Na u tha që mini-shengen ishte një inisiativë europiane e propozuar nga Rama, por po del që është thelbi i projektit për dominimin serb në Ballkan. Edhe kur liderët kosovarë reagojnë, i shajmë ata në krah të Vucic-it. Edhe në Kosovë kur dalin dy burra shteti dhe vendosin paritet me Serbinë, si Haradinaj dhe Kurti, ne më shpejt besojmë presionet e Grenell sesa interesat Shqiptare. A do të vazhdojë politika Shqiptare të bëjë gabimet historike si në kohën e lëvizjeve nacionaliste ballkanike për shtetformim të shekullit 19-të, që në vend të krijimit të shtetit justifikonim ekzistencën brenda Perandorisë Osmane, apo në kohën e Princit Vid që në vend t’i bashkoheshim Europës u bëmë pjesë e lëvizjes së Haxhi Qamilit?!

Nuk po bëj shpjegime se sa të ngjashëm mund të jenë Edi Rama me Dum Babën, por sot ndërgjegjja kombëtare Shqiptare e kupton që e ardhmja e kombit Shqiptar nuk kalon nga Beogradi apo projektet sllavo-otomane. Problemi i ndryshimit të elitës politike drejtuese në Shqipëri është një çështje jetike për të ardhmen e vendit. Fitorja e opozitës së bashkuar është një detyrim patriotik. Edhe në Kosovë kërkohet ndryshim. Kthimi i Presidentit Biden është një shans i dytë për shqiptarët por ne duhet të bëjmë detyrat tona.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari27/11/2020 22:00

Une po citoj vetem fundin e shkrimit: "Ne duhet te bejme detyrat tona". Amerika ketu na kishte per 50 vjet kur veshgjati Enver na shkerdheu para dhe mbrapa dhe Amerikes as qe ja ndjeu per ne. Ndaj shqiptaret po kane bythe te ngrihen dhe ti tregojne vendin kesaj kaste te ndyre me emrin ridhjerje, ne te kundert ti gezojne bijte e kristaqeve, taqeve, kopilave, kurvave e ku te di une

llallplehu27/11/2020 16:06

Te pakten duhet ta quajme jo fare te humbur shpresen kur lexojme analiza te tilla qe na kthjellojne mendjen e na pastrojne shpirtin ! Nje bravo te madhe z. Nesho! Qofte edhe i majte e rendesishme eshrte te jesh patriot dhe shqiptar qe te dhimben vendi yt, jo si ky gomari haxhi qamil ne krye te qenqeverise, dhe ky kerriçi me emer sorosian, qe na ben politiken e botes!

Selman Dervishi-Mani,USA.poet27/11/2020 01:22

HEU,JUGOSLLAVIA APO EU-GOSLLAVIA!;EU,TUGOSHKAVIA KAPO FURKOSHKAVIA!!"
SIÇ KISH THËNË NGA NJË THËNJË POPULLORE;VDIÇ ISH NXENË NGA NJË NXENJË
HORRBULLKORE:EDHE KOPESË SË BAGËTIVE,NËSE NDËRRONI T'ZOTIN BARRIUN,
PA PROVONI NJËHERË,QË ATO BAGËTI,A E PRANOJNË ATË BARI;DHE,A E DËGJON
KOPEJA TË ZOTIN E KOPESË,TERË MOTIN E TROFESË;QË TA KENË BESIMIN MORE,
HORE,TA NGREN PESIMIN;MOS T'BIEN PRE NË PRITË TË LUKURISË NGA BISHAT MË
KANIBALË,TRANDIVALË;PËR KASAPRIMIN,MASAKRIMIN,NË BESË DHE PRESË;DUKE
PRER DHE NGRER;MU NË HOLOKAUSTET GJENOCIDALË;ËËËH SHI O,RROLOMAMU-
ZDET ETNOCIDALË;NGA BISHAT,HISHAT,MË KANIBALË,TRANDIGALË;PSE KURRË,HË
BURRË,A GRUA;NGA KJO GURRË,A KRUA;NUK DIJNË,AS NUK NDIJNË,BISHAT POSI
ISHAT,TË NGOPËN AUH,TË KOPËN;ME GJAK DHE PRAG;ME ASHTA EDHE RRASHTA,
TË MBARË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË;AUH,VËLLAZËRO RIHIRO O,FARË
SHKRIPKAVRRISË;DUKE NDRRUAR,SHNDRRUAR;SIUJDHESËN OR,PELLAZGO ILIRO
MBARË SHQIPTARE;NË PUSO VËRBO GREKO TUGOSHKAVE;ËËH,ZËR RUSO SERBO
FERRKO JUGOSLLAVE;AUH,ZËR RUSO SERBO FËRKO JUGOSLLAVË! NGA MANI,USA.

Balo Bna26/11/2020 16:51

Thjesht ..Bravo!

Sorosianet26/11/2020 15:09

Nuk kam durim ta lexoj kete nir komunisti e sorosian i thekur, por nga aq sa lexova per vleresimet e Biden-in per politiken e jashtme me zuri frika. Gjithcka qe Trump me te drejte luftoi aq shume cbente per te miren e Amerikes ky kelysh komunisti i paraqet me bindjen e njohesit te gjeopolitikes si vlera te demokravise. Trump luftoi per Amerikanet dhe per prosperitetin e tyre ekonomik. Tregjet e hapura kane treguar se sa shkaterriese jane si per vendet e vogla si puna jone ashtu edhe per ekonomite e forta qe zhvendosen prodhimin ne vendet ku lrahu i punes kushton lire. Kjo pati pasoja jo vetem ne rrenimin e ekonomose vendase por edhe ne degradimin e cilesise senprodhimit (merrni Volkswagen per shembull qe dehstoi ne Brazil per shkak te cilesise se ulet. Prisni kur Kina ta mbyse Ameriken tashme me prodhime dhe ti lere njerezit e papune. E njejta gje edhe per nderprerjen e financimeve per agjencite e Kombeve te Bashkuara; nje makineri qe konsumon parate kryesisht te SHBA-ve me paga maramendese per lloqe tavolinash. Ka shume e me shume argumente perse Trump kish te drejte me politikat e tij... Sa per Serbine eshte nje pleaht ne gjeopolitike, ah, po, ketu ne Ballkan ka gjetur shesh e ben pershesh, dmth me i zoti nga budallenjte koktula ballkanas, te cilet e kane mendjen si te vjedhin dhe jo si te jene faktor ne rajon

Shto koment

Denonco