Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Duhet keqardhje dhe ca lot për vuajtjet e Ramës nga tërmeti!

Duhet keqardhje dhe ca lot për vuajtjet e Ramës nga tërmeti!

Nga Syri.net - 26/11/2020

Në ditën e 1-vjetorit të tërmetit të madh të Durrësit, ishte më se e natyrshme që kryeministri Edi Rama të dilte dhe të fliste.

Nëse do të ishim në një shtet normal dhe me demokraci funksionale, kryeministrit i vendit do të dilte përpara gazetarëve dhe pasi të bënte një bilanc të asaj që ka bërë qeveria gjatë këtyre 12 muajve, do të priste pyetjet e do të jepte përgjigje dhe llogari.

Por nuk ndodhi kështu. Rama bëri atë që ka bërë në 8 vite për çdo fatkeqësi e anomali që i ka ndodhur këtij vendi; nga natyra apo vetë shteti i tij.

Prodhoi një video-klip me veten në qendër, duke tentuar që të viktimizohet dhe të krijojë keqardhje, për sa ka vuajtur ai në ato ditë të tmerrshme.

Nga fjalët e tij mësohet, se sa shumë kishte vuajtur për vuajtjen e mijëra njerëzve, të cilëve iu ishin shembur shtëpitë dhe iu kishin vdekur e mbetur nën rrënoja, familjarët dhe të afërmit.

Rrëfen se si kishte qëndruar net të tëra pa gjumë dhe nuk mbante më mend, as ditët dhe datat. Por “harron” që të përmendë premtimin se të gjithë ata që kishin mbetur jashtë, do t’i gjenin festat e këtij fundviti në shtëpitë e rindërtuara.

Dikur kur sulmonte dhe qesëndiste ish-kryeministrin Fatos Nano me synimin për t’i zënë vendin në parti e qeveri, thoshte se ai “vërtitet nëpër kantier si Robert çamçakëzi, duke dredhur zinxhirin”.

Sot në fakt bëhet plot një vit që Rama së bashku me ministrin e tij të Rindërtimit. Arben Ahmetaj, funksionojnë si “Robert çamçakëzë të tërmetit”, të cilët në vend të zinxhirit vërtiten nëpër kantieret pa themele, duke përdredhur batuta dhe propagandë në video në 3D.

Në filmin që përkujton 1-vjetorin e tërmetit, Edi Rama u mburr se kishte arritur që të siguronte në Bruksel plot 1 miliard euro për rindërtimin.

Por meqenëse ishte shumë i prekur duke kujtuar vuajtjet e tij në ato ditë të tmerrshme, “harroi” që të na tregonte se ku kanë përfunduar këto një miliard dhe si janë përdorur kur ende shumica e të prekurve vazhdojnë që të qëndrojnë në çadra dhe nëpër shtëpi me qira.

Pasi falënderon pronarët e hoteleve, të cilët u paguan nga buxheti si “frëngu pulën” për ato kohë që mbajtën të pastrehët e traumatizuar, kryeministri na thotë se: “Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë, se unë nuk kënaqem kurrë nga vetja dhe se në këtë punë kam mësuar durimin”.

Asnjë afat, asnjë dhënie llogarie dhe transparencë, vetëm; kini durim shqiptarë sepse më duhet edhe një “mandat i tretë”.

Shumëkush kishte paralajmëruar se Edi Rama do ta përdorte “Rindërtimin”, për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Të tjerë kanë denoncuar se po bëhet nami me fondet.

E vërteta është se në pranverën e vitit që vjen, do ta shohim Edi Ramën duke shpërndarë çelësa banesash “falas”, sikur t’i ketë trashëgim nga babai dhe gjyshi.

Por nëse zbret në terren, nëse takon qindra familje e mijëra familje që u prekën nga tërmeti, konstaton se në shumicën e rasteve shteti i Edi Ramës nuk ka denjuar as që të bëjë ekspertizën përfundimtare të dëmtimeve.

Se si funksionon Edi Rama sa i dhembshur dhe i përgjegjshëm është ai për fatin e të prekurve nga tërmeti, e tregoi edhe skandali i para pak kohëve me Manjola Cakonin, që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë.

Ajo deklaroi hapur në media se kryeministri e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar vetëm për faktin se  pse doli në televizor dhe tha se qeveria e ka mashtruar atë dhe djalin e saj, Alesion “e famshëm”, të cilin kryeministri e shoqëroi të pozonte me Ronaldon dhe  e çoi në shkollë me makinën e tij luksoze.

Por u deshën vetëm pak muaj pas kësaj dhe Alesio i vogël, ra keq nga “qielli i shtatë” ku e dërgoi kryeministri, e u përplas fortë në realitetin e Shqipërisë së Edi Ramës.

Nuk mund të jetojmë vetëm me fotografinë e Ronaldos!

Këto ishin fjalët e dhimbshme dhe me plot revoltë të vogëlushit Alesio, të cilat çmontojnë pa mëshirë filmat propagandistikë të Edi Ramës si ky i sotmi me rastin e 1 vjetorit të Tërmetit të Madh që është bërë edhe më i madh nga papërgjegjshmëria, dështimi e abuzimet e kësaj qeverie.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari26/11/2020 16:08

Bjerini se i bini bukur! Pjerdh Edvin Kellira se cthoni e cmendoni ju. Atij i mjaftojne te tijte qe e mbeshtesin me gjithe shpirt dhe jane te gatshem te japin dhe jeten per te.

Shto koment

Denonco