Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Rritje e shpejtë e vdekjeve në tetor-nëntor 2020…

Rritje e shpejtë e vdekjeve në tetor-nëntor 2020…

Nga Kastriot Islami - 25/11/2020

Janë rritur frikshëm infektimet… dhe kjo është shoqëruar me rritjen e numrit të sëmurëve të shtruar në spitale dhe në terapi intensive…Gjë që ka çuar edhe në rritjen e shpejtë të numrit të viktimave nga COVID…

Ndërkohë që në periudhën 15-30 shtator numri i vdekjeve ka qenë vetëm 47, duke filluar nga ky dyjavor rritja e viktimave nga COVID ka qenë e frikshme…Ka shkuar deri në 17 viktima në ditë në 23 nëntor 2020.

Image

Në periudhën 15-30 nëntor (bëhet fjalë për një projeksion të arsyeshëm) numri i viktimave nga COVID mendohet të katërfishohet krahasuar me 2 muaj më parë…duke arritur shifrën e frikshme prej 162…

Kjo janë shifrat zyrtare për të cilat ka kontestime të mëdha për saktësinë e tyre… Dhe diferenca mes shifrave ‘zyrtare’ dhe vlerave të vërteta thuhet në media se është e konsiderueshme…

Gjë që të shtyn të arrish në përfundimin e frikshëm së shifra reale e viktimave nga COVID mund të jetë shumë më e lartë…

Nga një portal amerikan ku bëhen projeksione për shumë vende të botës lidhur me numrin e të infektuarve, numrin e viktimave, e tjerë… rezulton se në Shqipëri, parashikohet që në 1 janar 2021 numri i viktimave nga COVID të arrijë 1165-1347 në varësi të masave mbrojtëse që do të merreshin.

Image

Sot në datën 23 nëntor 2020 numri i viktimave nga COVID është 716… Kjo do të thotë se nga ky portal parashikohet që numri i viktimave gjatë javës së fundit të nëntorit e muajit dhjetor 2020 të rritet me 450-630 ose mesatarisht me 11-17 viktima në ditë!

Situata duket e frikshme!...Dhe kjo bëhet më trishtuese po të kihet parasysh se edhe kapacitetet e ndihmës mjekësore brenda vendit, numri i shtretërve në terapi intensive dhe i mjekëve të kualifikuar për këto shërbime duken të ezauruara dhe ndërkohë po mbyllen gradualisht mundësitë për trajtim në spitale jashtë vendit…

Gjendja duket fatkeqësisht shumë e zymtë…edhe nga shifrat zyrtare që duket se ‘kërcasin’…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco