Një krahasim për trajtimin kriminal të pandemisë në Shqipëri

Një krahasim për trajtimin kriminal të pandemisë në Shqipëri

Nga Sali Berisha - 25/11/2020

Përsëri lidhur me qëndrimin kriminal ndaj testimit, të tutkunit të Surrelit! Testimi i kufizuar është vrasje nga armiku i padukshëm!

Një krahasim për trajtimin kriminal të pandemisë në Shqipëri.

Turqia pati 7381 raste me COVID apo 89 raste për 1 milion banorë apo 8,9 raste për 100 mijë banorë.

Shqipëria pati dje 744 raste të reja me COVID apo 265 raste për 1 milion banorë apo 26,5 raste për 100 mijë banorë.

Pra, Shqipëria pati dje 4 herë më shumë raste se sa Turqia me COVID.

Por në të vërtetë, Shqipëria dje ka pasur të paktën 8 herë më shumë raste me COVID-19 se sa Turqia, sepse Turqia bëri dje 162 231 teste apo 1843 teste për 1 milion banorë - kurse Shqipëria bëri dje 2505 teste apo 894 teste për 1 milion banorë!

Pra, Turqia, me 4 herë më pak raste se Shqipëria për 100 mijë banorë, bëri dje 4 herë më shumë teste për 100 mijë banorë.

Turqia deri sot ka 150 vdekje për 1 milion banorë, kurse Shqipëria bazuar në vdekjet spitalore, ka 450 vdekje për 1 milion banorë.

Epidemiologu injorant dhe tutkun i Surrelit mban fjalime kundër testimit. Testimi është diagnozë, është shpëtim jete, është mbrojtje nga infeksioni për të tjerët, është arma kryesore për kontrollin e pandemisë.

Injoranca dhe ligësia njerëzore e tutkunit të Surrelit po iu kushton qindra e qindra njerëzve, shëndetin dhe jetën e tyre, kurse shoqërisë daljen, jashtë çdo kontrolli, të pandemisë së COVID-19.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Andi25/11/2020 14:37

Sa per dijeni, nga ato 2500 testime, rreth 200 jane bere nga ishp e shtetit. 2300 jane bere tek Intermedica dhe ALnet privatisht me kosto 70 Euro copa (kur testi kushton rreth 10 mije leke te vjetra). Shteti qen rilindas nuk ka testu as 200 vete, edhe keto miq e familjare te rilindasve.

Shto koment

Denonco