Pallavrat me ‘shtëpinë e verdhë’ dhe realiteti ulëritës i shtëpisë së dijes

Pallavrat me ‘shtëpinë e verdhë’ dhe realiteti ulëritës i shtëpisë së dijes

Nga Ndriçim Mehmeti - 22/11/2020

Prej ditësh dëgjojmë të njëjtën histori në versione të ndryshme, nga të njëjtit njerëz që numërohen më pak se gishtat e një dore: ‘Komandantët e tradhtuar të UÇK, shtëpia e verdhë, Krushë e Madhe, Bellanica’, e për ta bërë sa më të besueshme e interesante për publikun gjendet, njeriu që ‘lidhet’ me të gjitha këto dokrra anakronike: LulzimBasha.

Pse në këtë kohë, përse, tani, përse këto sulme, më shumë se kushdo, i ka sqaruar z. Basha. Ata që i dolën për zot hallit të kryeministrit Rama dhe qehajait të tij Balla, ju tha pështyma në fyt, e cigaretpaf-puf live nuk i bëjnë më fajde. Gjetiu mendoj e kemi hallin ne njerëzit e thjeshtë.

Përse nuk bërtasin kaq shumë e kaq ditë, kryeministri, Balla, Spiropali e të tjerë, për realitetin ulëritës ku është katandisur shtëpia e dijes.

Pasi përcolli Besën në krahët e bashkëjetuat të përvëluar nga malli, kryeministri doli plot besim në shtator dhe lajmëroi se do të hapeshin shkollat. Mësuam se do të kishim masa të jashtëzakonshme: Termometra, infermierë, punonjës të ISHP, Polici të shtetit dhe bashkiake, për të vendosur rregulla, masat, dezinfektantë, para shtesë për mësuesit e shumë e shumë premtime të këtij lloji. Sot kur ka kaluar pak më shumë se dy muaj nga fillimi i shkollës, gjendja është në pikën e katastrofës mjekësore. Përditë infektohen një dyzinë mësuesish, numrat e humbjes së jetës janë dy shifrore, madje më shumë se numrat e humbjes së jetës në radhët e mjekëve në 8 muaj.

Pra u deshën dy muaj dhe infeksioni është përhapur në mënyrë rrufe, në sajë të indiferencës, papërgjegjshmërisë dhe një platforme të mirë organizuar, për të përdorur mësues e nxënës si kavie. Është jashtë logjikës apo së paku nuk gjejmë dot një argument të qëndrueshëm, sesi mund të jetë rrezik i përhapjes së infektimit një i ri 19 vjeç në universitet, ndërsa një i ri i së njëjtës moshë, nuk përbën rrezik kur është maturant i shkollës së mesme.

Universitetet u mbyllën pa u hapur, për të evituar rritjen e infektimit, por ndërkohë, pedagogë e studentë, janë të infektuar në shumicë, madje një prej tyre për fat të keq humbi jetën.

Si mund të na i shpjegoj këtë masë, kryeministri, Balla, Spiropali apo akoma më mirë, Komiteti i Ekspertëve Politiko-Teknik i shëndetësisë?

Përse mungon një debat të hapur, me shifra dhe fakte, pse shkollat kanë një ritëm kaq të lartë të infektimit? Përse media merret aq gjatë me një ngjarje të viteve të shkuara në Kosovë (kur banorët e atjeshëm mund t’i dalin për zot vetes) dhe nuk flasin për fatin e arsimit në vendin tonë? Ku shkollohen fëmijët e politikanëve, gazetarëve, publikut shqiptar?

Në Kosovë, Zvicër, Uashington, Finlandë, apo në Shqipëri? Si është e mundur, që askush nuk skandalizohet, nuk dërgon një ekip xhirimi, për të parë sa dhe si respektohet protokolli shëndetësor në shkolla? Apo edhe këto janë institucione ku duhet marrë leje e posaçme? Përse nuk i shqetëson fakti qeveritarë, gazetarë e të gjithë me radhë, se fëmijët transportohen në kushte ç’njerëzore, pa distancë, pa ajrim, pa maska?

Si ka mundësi që parlamenti nuk thërret në një seancë edhe sa për sy e faqe kryeministrin por edhe zysh Kushin, e ta pyes: Si është e mundur që mësuesit paguhen vetëm 7 orë në muaj shtesë, edhe pse rrinë 7 orë e më shumë në shkollë?

Si ka mundësi që në shkolla instalohen të quajtura soba, të cilat krahasuar me periudhën e mesjetës, duken jashtë kohe? Mos vallë fëmijët e fshatit Okshatinë në Shupenzë, nuk janë si fëmijët e sarajeve të Surrelit? Kujt i shërben dhoma e izolimit në shkollën ‘Xhelal Berberi’ në qytetin e Delvinës, apo është një paralajmërim që jemi në prag katastrofe dhe do të përdorim shkollat për spitale?

A janë këto problemet që na shqetësojnë më shumë, apo fati i një kasete, që një njeri, si i dehuri që llomotit tërë natën në tavolinë për trimëritë e tij dhe të nesërmen kur i del pija, nuk i bëhet të kalojë nga lokali për një muaj, flet qesim sa herë e marrin televizionet në intervistë?

Por ja ta zëmë për momentin se ‘qenka interes i lartë publik’, fictioni Bellanica, a e mbulon e gjithë kjo pallavër fund e krye, mjerimin në shtëpinë tonë të dijes?

Besoj se kjo është pyetja që duhet të na shqetësoj. Ne duhet të mos na zë gjumi, sesi do të jetë e ardhmja e arsimit jo vetëm në muajt e vështirë të dimrit, qëe kemi nëprag të derës, por edhe në 20 a 30 vitet e ardhshme. Të gjithë duhet të ishim trup, zemër, sy e vesh tek shkolla. Të kishim gati prej kohësh e jo tani, skenarët e organizmit të mësimit, në kushtet kur ne kemi gati shumicën e objekteve mësimore (të cilat me shumë gjasa do të inaugurohen në muajin mars-prill 2021) të rrënuara nga tërmeti dhe në disa raste nga rrëmeti qeveritar.

Sot duhet të kishim siguruar tableta, laptop e internet me shtrirje në të gjithë vendin, për një vit. Si fillim ky shërbim ti ofrohej fëmijëve me nevoja e aftësi ndryshe, më pas fëmijëve dhe nxënësve në zonat më të thella rurale, familjeve që strehohen në çadra prej tërmetit dhe më pas sigurisht në të gjithë vendin.

Të ndërmerrej një valë testimi dhe vaksinimi njëkohësisht për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, prej gripit stinor. Testimet tek mësuesit, mund të na nxjerrin në pah, nëse realisht e kemi nën kontroll situatën e infektimit me Covid-19 në shkolla, apo është në përmasa që ne ende nuk e njohim?A mund të mbyllim shkollat tani, ose pas një muaji dhe të jemi të sigurt se nuk cenohet cilësia mësimore dhe se prindërit duhet të jenë të qetë, pasi ne kemi mundësi të mbështesim fëmijët, kur ata janë në punë?

Përse Ministria e Arsimit, nuk ka asnjë Task-Force të posaçme, përgjegjëse për monitorimin e situatës Covid-19 në institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij të lartë? Sa është buxheti anti-Covid, dedikuar arsimit për vitin 2021, kur kujtomë këtu, se Kosova e ka 12.5 milion euro, për të njëjtën fushë? Përse qeveria fsheh qëllimisht numrin e të infektuarve dhe jetëve të humbuar në radhët e arsimtarëve dhe ndërkaq është kaq shumë e interesuar të nxjerrë se ku ka ‘shkuara’ kaseta e Bellanicës?

A vlen më shumë, historia e Bellanicës, shtëpisë së verdhë, ke qenë a jo në gjyqin e Hagës, Mitrovicës a Vishocicës, se realiteti i mjerueshëm i shtëpisë së fijes. Le ta gjykojmë pak me mendje të ftohtë e arsye të shëndoshë, vlerën që ka dija e humbur në krahasim me një kasetë të supozuar të zhdukur, e që gjendet sa herë të na dojë qejfi në faqen e internetit.

Ndërkaq pas 20 vjetësh, kur të shikojmë raportet e njerëzve që nuk dinë shkrim e këndim në Shqipëri, Kosovë e gjetiu, do të jetë vonë që ti biem kokës me grushte, për shtëpinë e verdhë, që mund të mos jetë dhe kasetën ‘fantazmë’ që do të mbesin si një kujtesë e marrëzisë së etjes së pakufishme për pushtet të kryeministrit të sotëm, që në atëbotë edhe mund të ketë rrjedh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet23/11/2020 00:10

PALLAVRAT ME "SHTËPINË E VERDHË DHE,REALITETI ULËRITËS N'SHTEPINË E DIJES!
MAKABRAT QË "STËRVINË KE ZVERDHË"EDHE PREAGRITETI KULËRITËS KRENINË ZË
PRIJËS!.GJAKPIRËSAT TERRORISTË PËR ÇFARROSJEN E MBARË SHQIPTARISË,OUUH
PAS GJËJA,PREJA;AKCIONIT PËR MBLEDHJEN E ARMËVE;ËËËH,PËR TREDHJËN VRER
GJAMËVE;KUR ME DEMOSTRATAT E PARA 1968 NGA DREJTAT NJERËZORE OR,MBARË
KOMBËTARE SHQIPTARE;KISHE,ISHE;U LEJUAN SHKOLLIMIN FILLOR,TË MESËM EDHE
FAKULTETËT;NË GJUHËN AMTARE EDHE,LEJUAR PRAP FLAMURI O,ME HIMNE MBARË
KOMBËTARE SHQIPTARE;TERË ATA,PËR HATA;DUKE THENË,KUKE E NXENË:OUH,POSI
SHQIPTRAËVE UA MORËM ARMËT E DORËS;PORSE,U LEJUAM ARMET E RËNDA;TOPA
DHE RAKETA;QË ËSHTË DIJA SHE SHKOLLIMI I NIVELIT TË LARTË;QË DO TA NXJERRIN
DHE DO TA TJERRIN;TERË JETËN DHE TË VËRTETËN;DHE,DO I PUBLIKOJNË EDHE DO
HULUMTOJNË,TERË MASAKRAT OR KASAPRAT,TRADHTITË OR TRAGJEDITË;AUH, NGA
TERRORIZMI,THERRORKRIZMI;MË FASHSTË,DRAZHSTË;PUSO VËRBO GREKO TURKË
AHIII,RUSO SERBO GREKO FURKË;HORRORMAMUZDET TEMPULLORE,OUUUH KORE,
HOLOKAUSTET SHEKULLORE;ËËËH,HOLOKAUSTET SHEKULLORE!!.T'FALA MANI,USA.

Daj Jaku22/11/2020 20:21

I nderuar Z. Mehmeti, ju aludoni se në atëbotë kryeministri mundet edhe të ketë rrjedh. E kuptoj që nuk e njeh mirë kryeministrin. Ata që e njohin që kur ka ardhur në këtë botë, e dinë mirë që ka ardhur i rrjedh që atëherë. Shqiptari Rr.K. ka zakon të heqë gozhdën me pykë. Kish hall TosNano me ja fut Salës dhe solli pykën e rrjedh nga trutë që ja futi të gjithëve, TosNanos të parit, pas tij gjithë shqiptarëve. Shkollëpaku (sikurse e ka vulos Petrit Vasili) nuk ERRU fare fare fare për arsimimin dhe shëndetësinë e popllit shqiptar Rr.K. Mjafton me pa çfarë plebe ka vu në krye të sektorëve të arsimit e shëndetësisë, në një kohë që Kombi ka mëndje të ndritura në këto fusha, të cilët duhet të ndëgjojnë evtë zbatojnë maklladat e e injoranteve.

Shto koment

Denonco