Pandemia Covid-19 jashtë çdo kontrolli dhe Xhahili i Surrelit

Pandemia Covid-19 jashtë çdo kontrolli dhe Xhahili i Surrelit

Nga Sali Berisha - 18/11/2020

Xhahili i Surrelit pretendon se pandemia është nën kontroll, por shifrat e tij zyrtare, ndonëse të zvogëluara me disa herë provojnë absolutisht të kundërtën. Ato flasin vetë:

1) 693 raste të reja me Covid-19 u zbuluan dje me një testim tejet të kufizuar 1:3,7 Me një testim në standarte ndërkombëtare, Shqipëria dje do të numëronte 3-5000 raste me Covid-19.

2) 50 herë më i lartë ishte dje numri i të infektuarve me COVID krahasuar me mesataren ditore të tre muajve të parë që ishte 13,7 raste në ditë.

3) Në dy ditët e fundit, Shqipëria regjistroi 1152 raste të reja me Covid-19 kundrejt 1137 rasteve që regjistroi në periudhën 8 mars - 31 maj! Pra, në dy ditët e fundit u regjistruan 15 raste me Covid-19 më shumë se sa tre muajt e parë të pandemisë të marra së bashku!

4) Situata në spitale është buzë gremine! Numri i rasteve ditore me Covid-19 është rritur me 40 - 50 herë, kurse numri i shtretërve spitalorë për të sëmurët me Covid-19 është rritur vetëm me 0,2 herë.

5) Në 10 ditët e fundit humbën jetën 60 të sëmurë kundrejt 33 të sëmurëve që humbën jetën nga Covid-19 nga data 8 mars deri me datën 31 maj.

Këto shifra të pakrahasueshme në asnjë aspekt me ndonjë vend tjetër të planetit janë pasojë e piramidës së mashtrimeve, vjedhjeve dhe falsifikimeve mbi të cilën bazoi menaxhimin e pandemisë së Covid-19, Xhahili i Surrelit.

Këto shifra janë rezultat i qëndrimit antitestim i gjerë, antimaskë dhe strategjisë së terrorit që xhahili i Surrelit ndoqi dhe kolapsit të sistemit shëndetësor që shkaktoi.

Iu bëj thirrje qytetarëve të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e tyre, të mbajnë maskën, të respektojnë distancën sociale dhe zbatojnë në maksimum rregullat e higjienës personale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco