Lulzim Basha dhe justifikimi i dështimit të politikës së jashtme nga Rama

Lulzim Basha dhe justifikimi i dështimit të politikës së jashtme nga Rama

Nga Agim Nesho - 17/11/2020

Ka disa ditë me radhë që propaganda e mirëkontrolluar dhe dirigjuar nga Rilindja po pompon faktin që kreu i opozitës Shqiptare, Zoti Basha, gjatë ushtrimit të detyrës së tij në UNMIK (OKB) ka fshehur prova dhe ka njohur dosjen, dosje e cila sot ka shërbyer për të vënë në bankën e të akuzuarit udhëheqës të UCK.

Akuzat e ngritura jo vetëm nuk kanë një bazë por janë sqaruar menjëherë nga personalitete politike që kanë drejtuar sektorin e drejtësisë në administratën transitore të UNMIK-ut në Kosovë.

Vetë jam dëshmitar i ngjarjeve në New York ku diplomatë të njohur të SHBA-së dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara vlerësonin ‘profesionalizmin dhe aftësitë e shkëlqyera të shqiptarëve që punonin në Kosovë pranë OKB-së’, me të vetmen ‘të metë’ që në ndonjë rast nuk e fshihnin patriotizmin e tyre dhe emocionet ndaj krimeve monstruoze të regjimit të Milosheviçit.

Por pse sot sulmohet lideri i Opozitës Z. Basha, me akuza të pavërteta duke kujtuar faktin e veprimeve të UDB-së së Rankoviçit, që në filozofinë e tyre kishin si qëllim eliminimin e individëve sesa vërtetësinë e ngjarjes?

Gjyqi i Hagës, ku sot janë të akuzuar drejtuesit kryesore të UCK-së, është pjesë e një skenari të nacionalistëve serbë për të nxirë epopenë e lavdishme të popullit të Kosovës për çlirim nga gjenocidi serb dhe regjimi nazist i Slobodan Milosheviçit. Gjithë bota e qytetëruar u bashkua me kauzën e drejtë Shqiptare duke marrë pjesë në ndërhyrjen humanitare më të rëndësishme në historinë moderne për të ndaluar një holokaust të ri në zemër të Europës së qytetëruar. Për vite me radhë Serbia punoi për të treguar se të dy palët ishin njësoj fajtorë dhe konflikti që ndodhi në Kosovë ishte një konflikt lokal, midis dy etnive me axhenda të ndryshme nacionale, prandaj veprimi i perëndimit ishte i pajustifikueshëm dhe jo proporcional.

Qëllimi: riparja e marrëveshjes me Kosovën, ku të dy palët të përfitonin nga një zgjidhje e re. Materialet e falsifikuara në Serbi për të akuzuar liderët e UÇK-së si dhe ngritja e akuzave monstruoze për shtëpinë e verdhë e detyruan komunitetin ndërkombëtar dhe klasën politike në Kosovë për të pranuar një gjykatë ‘ndërkombëtare’ për të pastruar veten dhe të mbronin qëllimin e madh të luftës së tyre.

Por ky nuk ishte skenari i vetëm i nacionalistëve serbë, i ish-qeveritarëve të regjimit të Milosheviçit. Nevoja për të prishur konsensusin e madh ndërkombëtar për Kosovën i shtyu ata drejt një projekti tjetër në Ballkanin Perëndimor me ndryshim kufijsh për të definuar një zgjidhje të re gjeo-politike ku serbët nuk ishin kundër shqiptarëve, por kundër Kosovës dhe zgjidhjes politike për të.

Për fat të keq ky projekt u përkrah edhe nga liderët shqiptarë nga miopia e tyre politike, të dehur nga ide delirante për hapësira të reja shqiptare dhe konsoliduar pushtetin e tyre personal. Plani Serbo-Rus për Ballkanin Perëndimor u bë një plan i pëlqyer dhe u vetë-ofrua nga liderët ballkanikë për zgjidhje në Washington dhe Bruksel nëpërmjet një lobimi të fuqishëm. Ndalja e tij nga Samiti i Berlinit dhe përdorimi i tij për qëllime elektorale në Washington kundër kandidatit presidencial Biden tregoi se Republika e Kosovës i mbijetoi skenarit të ndarjes por jo axhendave delirante të liderëve ballkanikë.

Mini-Shengeni ose projekti i dominimit ekonomik të Serbisë dhe rritjes së influencës ruse në Ballkan vazhdonte me sukses. Ai u krijua si një iniciativë paralele për të kontestuar vendimin e Brukselit për mos-hapjen e negociatave, duke realizuar në fakt qëllimin e Beogradit për të anashkaluar Kosovën.

Me pranimin e dy iniciativave të Presidentit Vuçiç politika e jashtme e qeverisë Rama tregoi dështimin e saj total ndaj agresivitetit serb dhe politikave të tyre anti-shqiptare. Aq e vërtetë është kjo sa dhe ditën e gjykimit të Presidentit Thaci në Hagë, takimi simbolik i mini-shengenit u zhvillua me sukses. Vuçiç e realizoi qëllimin e tij kundër Kosovës duke u shtirur të bëjë dashamirësin në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Ngjarjet e fundit në Kosovë nuk duhet të na pezmatojnë dhe të na përkulin sot. Shqiptarët duhet të bëhen bashkë me një konsensus të madh politik për të ndaluar ekspansionin e Beogradit. Figura të reja duhet të dalin në skenë, ata që me kurajo kanë paralajmëruar për këtë skenar, si Haradinaj, Kurti, Osmani, Hoxhaj, etj. në Kosovë dhe Presidenti Meta dhe lideri i Opozitës Basha në Shqipëri. Planeve serbomadhe të përkrahur nga deliranca e liderave shqiptarë duhet t’ju priten lidhjet.

Sulmi ndaj Lulzim Bashës si kandidat i ri për kryeministër nga opozita Shqiptare është përpjekja e fundit e Vuçiç për të shpëtuar bashkëpunëtorët e tij në Ballkan.

Shekulli i 21-të është shekulli i Shqiptarëve dhe rikthimi i tyre si fuqi rajonale nuk kalon nga bashkërendimi me Beogradin. Ardhja në pushtet e administratës Biden është një moment pozitiv, i cili duhet të shfrytëzohet nga shqiptarët për të rikthyer demokracinë, shtetin ligjor dhe për të ndaluar çdo projekt Serbo-Rus që do të pengojë integrimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Kosovës drejt Perëndimit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku21/11/2020 15:39

Zoti "EMIGRANT" (pseudonim edhe ky i yti". Nuk e mohoj se e kam egzagjeruar pak me komentin ndaj Z. Nesho, të cilin e njoh edhe personalisht. Sigurisht që kam dalë edhe nga tema kryesore, dmth shpifjet e fëlliqura të edvinit për të baltosur Lulzim Bashën, (shit storm) të cilat Z. Nesho i analizon profesionalisht. Por mua më duket se Shqipërisë time të gjithë të këqiaz i kanë ardhur nga e majta, nga komunizmi dhe jo nga nazizmi. I kanë ardhur nga 76 vjet sundimi komunist që është akoma në fuqi. Jo më kot edhe rregjimi i sotëm quhet "Rilindja" e komunizmit dhe jo Rilindja e Kombit. Kombi u shkërdhye, u shpërbë, u shit, , diku me troje e diku me det, dikush me 6 km e dikush tjetër me 12 km. "kush është i pa mëkatë le të qëllojë me gurë". Ndërsa komunizmi i rilindur në shkallë globale ka marrë superxhiro, ka filluar revanshin, duke mos qenë i dënuar zyrtarisht për krimet monstruoze kundër njerëzimit, duke u ricikluar me lloj lloj teorish neomarksiste gjasme internacionaliste, duke ja faturuar nazizmit krimet monstruoze të komunizmit. Prandaj mendoj se Z. Nesho i majtë (pra komunist) jo për faj të babait por për dashuri ndaj rregjimit që e bëri të privilegjuar, nuk gabon që e quan Millosheviçin "nazist", por bën faj me qëllim, "fallsitet ideollogjik". Ku është ndryshimi me Titon dhe masakrën e Tivarit? Pak histori e fitores naziste si lëvizje e majtë nuk mund të venë shenjë barazimi me komunizmin. Nazizmi vdiq dhe u varros përfundimisht në Nurenberg. Komunizmi është më i rilindur dhe më i llahtarshëm se në vitin 1945, sepse nuk u dënua asnjëherë. Zoti Nesho nuk është injorant e i paditur që ngatërron terminollogjinë, ai thjesht nuk e ka dënuar komunizmin, nuk është ndarë nga komunizmi, nuk i bën goja dhe shpirti ta akuzojë komunizmin. Ky ishte thelbi i shërthimit tim. Sa për analizat dhe mbrojtjen e Bashës nga shit stormi i edvinit dhe e llumit që ka për rreth, jam dakord me Neshon, njëlloj si me qindra e mijëra të tjerë që që e kanë të qartë përse ka nisur kjo marrëzi, sepse i marri bën marrëzi, është në DNA e tij. tashmë e njohin të gjithë, është e kotë të zgjatemi. Përshëndetje EMIGRANT nga Daj Jaku (DNA antikomunist). Kombi Shqiptar do të shpëtojë kur të pastrohet nga komunistët, dmth kurrëëëë, është farë e keqe)

emigrant19/11/2020 19:12

E lexova shkrimin e z.Nesho pasi e pashë edhe reagimin e tij në debatin me qejfllitë e Ramës në Open të Top Channel.
Të them të drejtën, më është bërë zakon që para se të lexoj shkrimin e botuar të kujtdo autori, hedh një sy në komentet e meqë z.Nesho e kisha dëgjuar livë në televizionin e sipërpërmendur, kurioziteti për komentet më bëri që ti lexoj ato të parat.
Lexova të parin komentin e "Dak Jakut".
Mu duk sikur po dëgjoja fjalimet e Lym Murrizit.
Zotëria me këtë pseudonim i ishte përveshur ambasadorit Nesho , sikur ai të kishte bërë krimet më të mëdha në Shqipëri, meqë i ati i tij, paskej qenë "mik i Enverit"
Nuk e përjashtoj mundësinë që z.Nesho të ketë bindje të majta, por nuk më duket se është për tu sulmuar për mendimet që ka hedhur në këtë shkrim, vetëm se e paska quajtur "nazist" e jo "komunist" Millosheviçin..
Për cilindo që e njeh historinë e lindjes së nazizmit, është e kjartë se ai lindi në fillim si një lëvizje socialiste, mandej u shndrua në nacional-socialiste, për të kulmuar në nacional-shovinizmin kriminal nazist..
Edhe karriera e Millosheviçit ka pasur po këtë zhvillim e nuk më duket se z.Nesho ka bërë ndonjë gafë që e quan ate "nazist"
Prisja që nga komentet të shihja reagimin për palaçollëkun e fundit të Ramës e Topit të Kanaleve të Blushit, me historinë e sajuar shumë trashë të njëfarë kasete që lideri i opozitës ja paskej "vjedhur" një shqiptari të Kosovës,ku ai paskej filmuar masakrën tragjike të Krushës së Madhe
Me paturpësinë më të madhe, kjo maskaradë e ndyrë shpifjesh për liderin e opozitës, po bëhet objekti i vetëm i këtij televizioni.
Nuk është hera e parë që ky televizion angazhohet që të bëjë tellallin e Ramës kundër kundërshtarëve të tij politikë, por kësaj rradhe angazhimi është më luftarak, pasi për ti bërë gjyqin shefit të opozitës, drejtori i informacionit , Ben Blushi, siç duket meqë ka marë akuza të njëllojta për korrupsion si Rama, nga "armik i papajtueshëm" me te, po na del pararoja e mburojës mediatike për ate që e kishte quajtur "hajdut e gënjeshtar"

Dak Jaku17/11/2020 23:38

Nga gjithë ky artikull i gjatë po veçoj një thënie në hyrje të shkrimit. "Regjimi nazist i Millosheviçit".Regjimi i Millosheviçit ishte komunist ore dhjepllomat, ishte si rregjimi i tyt eti, shok i enverit, dhjepllomat i enverit, i harrove genocidet e titos dhe enverit, 5 mijë djem kosovarë u arrestuan nëpërmjet tradhëtisë kombëtare të dy brigadave partizanësh shqiptarë që shkuan gjasme për të çliruar trojet jugosllave nga gjermanët ndërsa gjermanët kishin ikur me vakt. Shqipëria dhe Jugosllavia u çliruan në të njejtën ditë, çfarë gjermanësh do ndiqnin në Jugosllavi partizanët shqiptarë? Këto brigada shqiptarësh të enverit çarmatosën kosovarët si vëllezër gjaku (vëllezër shurre) ndërsa 5 mijë djem kosovarë u kaluan nëpër Shqipëri për ti çuar në kasaphanen e Tivarit, aty ku u vranë si berrat nga tito miku i enverit, miku i tyt eti. Rastësisht kishin mbetur gjallë nga kjo kasaphanë 5 djem kosovarë të cilët u futën në Shqipëro për tu strehuar në atdhe, por enveri ja dorëzoi urgjent titos për ti vrarë edhe ata. More vesh o dhjepllomat Nesho që ata ishin komunistë e jo nazistë. Prandaj mos ndiq modën e re sorosiane që çdo krim, mënxyrë, genocid, kasaphanë të kryer nga komunistët i atribuohet nazizmit, ti japim nazizmit atë që është e nazizmit, 60 milion viktima të luftës; ti japim komunizmit atë që është e komunizmit, 130 milion viktima në kohë "paqe" brënda popullit. Por komunizmi njëlloj si SIDA që nuk shkulet për së gjalli, pa e vdekur organizmin që infekton dhe transmetohet tek fëmija. Ti o dhjepllomat Nesho je komunist i infektuar në gen, pa shërim, si gjithë skota nga ke dalë. Mos bëj gjasme si i moderuar, nuk egziston komunist i moderuar.

Balo Bna17/11/2020 22:54

Ja ke futur pordhës....!
Gjyqi i UÇK do nxjerrë fajtorë,madje disa prej tyre...
Sërbia do kërkojë rishikim të statusit të Kosovës,sipas rezolutës 1224...sepse ndërhyrja e NATO në Kosovë nuk u bë nga dashuria amerikane për ne, por PËR ARSYE HUMANITARE...,(meqë u supozua se masakrën e Raçak e kryen serbët..)..
Nëse rezulton se krime ka kryer edhe UÇK,me vendim Gjykate..atëhere përse duhet mbajtur njëanshëm pavarsi...(sepse i bie që një kriminel ndëshkohet dhe një tjetër të shpallet i pavarur!!)
Pastaj Këshilli Sigurimit rivoton dhe USA del në minorancë...pra me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB rikthehet autoriteti serb në Kosovë!
Serbët nuk janë idiotë të rikthehen ,por do e këmbejnë këtë fitore me shumë favore,ndarje të Kosovës etj...
Kjo pritet të ngjasë sepse USA ja vari Kosovës,kosovarët e dhjenë fare,socialistët tanë hedhin vallen e Vuçiç(se Rama llogarit ku do fshihet me gjithë familje po i shkau këmba dhe mesa duket Erdogan nuk i mjafton).
Kaq shkruaj dhe leri karlliqet nacionaliste!

Inri17/11/2020 21:44

Bravo, Agim Nesho! Nje analize e shkelqyer e nje personi me horizont, dije dhe thellesi mendore-intelektuale! Kjo eshte e verteta e gjerave!

qytetar17/11/2020 18:17

Ju bëj thirrje gjithë mediave serioze e personave publikë të nderuar si z.Nesho, që të mos bien në kurthin e Edi Ramës për tu marë me këtë sajesën e fundit tepër qesharake për liderin e opozitës.
Ndërkaq z.Basha dhe ekipi i juristëve të PD, duhet të bien në kontakt me institucionet ndërkombëtare që janë marë me luftën në Kosovë, për të marë jo vetëm informacione, por edhe dokumenta që i hedhin poshtë këto manofra të ndyra të fushatës elektorale të Ramës., e mbi bazën e tyre tëdrejtojnë në SPAK një denoncim për Ramën e Ballën për shpifje në dëm të interesave kombëtare.
Është fare e kjartë dhe e kuptueshme që qëllimi i Ramës me hedhjen e këtyre shpifjeve në tregun mediatik me anë të Topit të Kanaleve, kërkon që të tërheqë vëmëndjen e mediave e opinionit publik nga skandalet korruptive e keqmenaxhimi i pandemisë e në të njejtën kohë me shpresën se edhe 1% e gënjeshtrës do tju shërbejë për vota.
Është tashmë e njohur strategjia e karagjozit Rama.
Përhap njëqind gënjeshtra se një do të ngelet.

Shto koment

Denonco