Sami Lushtaku refuzoi të bjerë në llumin e inceneratorëvë të Shqipërisë

Sami Lushtaku refuzoi të bjerë në llumin e inceneratorëvë të Shqipërisë

Nga Ermal Mulosmani - 17/11/2020

Arrestimi i liderëve kryesorë të UÇK-së ishte padyshim një ngjarje dramatike  për botën shqiptare në të dy anët e kufirit. Një ngjarje që pritej të unifikonte qëndrimet edhe mes kundërshtarëve më të mëdhenj politikë që nuk kanë lënë akuzë pa i bërë nëjri tjetrin. Në këtë histori të çmendur, ku viktima po ndëshkohej më shumë se xhelati, revolta ndaj padrejtësisë nuk duhej kurrsesi të mundte logjikën e ftohtë dhe interesat meskine të momentit duhej të dilnin në plan të dytë, për një kohë tjetër.

Mirëpo absurdi shqiptar nuk njeh kufinj. Ndërsa politikanët e Kosovës patën një sjellje të admirueshme, pavarësisht dallimeve, në politikën e Shqipërisë u hodh shashka tymuese: “Lulzim Basha ka pregatitë dosjet e luftëtarëve të UÇK-së!

Flamurin e këtyre akuzave e mban televizioni më i madh në vend, Top Channel. Arsyeja është krejt transparente në sytë e çdo shqiptari sadopak të vëmnedshëm në zhvillimet politike në vend.

Prej disa muajsh Opozita shqiptare ka provuar me fakte të pakundërshtueshme që, në dhënien e të drejtave koncensionare për inceneratorë (djegës plehrash), Qeveria e Shqipërisë ka shkelur çdo proçedurë prokurimi në interes të koncesionarit fitues. Biznesi kap shifra të frikshme (kalon 480 milionë Euro) dhe ka vetëm një kompani përfituese.  

Nga ana tjetër, është e provuar me dokumenta, që, përfituesi i këtyre parave buxhetore, Lavdrim Zoto, ka blerë 51% të aksioneve të Lori Caffe, kompani me pronar të njëjtë me atë të  Televizionit Top Channel. Me pak fjalë, pronarët e inceneratorëve dhe ata të Top Channel kanë ligjërisht një kompani të përbashkët , 51% me 49%.

Ky është sfondi  politik i këtyre deklaratave.

Kryeministrit Rama dhe sidomos Top Channel-it i duhej një Bashë në mbrojtje, duhej larguar vëmendja pak nga skandali publik.

Top-i filloi me shpejtësi xhirimin e “dokumentarit investigativ” me dy pjesë të titulluar “Inceneratorët janë të pafajshëm”.

Një dokumentar “investigativ” i një lloji të padëgjuar ndonjëherë : Në qendër të investigimit nuk ka hajdutë e as vjedhje por mirëmenaxhim, pastërti, çmime të ulëta rekordi në Evropë e broçkulla të tilla. Krahas kësaj mase, reklamat e inceneratorëve u shpërndanë me shpejtësi nëpër televizione e portale për të mbyllë sa më shumë “gojë” të hapura.

Por, po supozojmë për një çast që nuk i dimë rrethanat që i detyrojnë gazetarët qesharakë të Top-it të udhëtojnë në Krushë të Madhe, , të çirren për vërtetëinë e akuzave e të tmerrohen sa herë dëshmitarët bëjnë lapsuse e dalin nga skenari.

Dje përpjekjet e hyzmeqarëve servilë kishin gjuajtur Komandantin e UÇK-së, Latif Gashi, i cili  akuzon se në momentet e arrestimit nga UNMIK, atij i është marrë një ditar personal dhe është zhdukur nga drejtësia ndërkombëtare pasi që nuk i konvenonte ta bënte publik.

Latif Gashi shprehet:

“Lulzim Basha, të vetmin faj që e ka apo të isha unë në vendin e tij përkthyes, gjatë përkthimit, kur e ka pa që qaq i rëndësishëm është ai ditar për historinë, unë pa e marrë një kopje të tij me e rujtë diku nuk e kisha lanë. A po donë policët e UNMIK me e hup, UNMIK përveçse ka dashtë me e kriminalizu luftën ka dashtë edhe me e zhdukë historinë e luftës çlirimtare”.

Kaq ishte akuza e Gashit. Me pak fjalë po e akuzonte pse nuk e vodhi ditarin nga prokurorët e të ruante një kopje të tij që do i shërbente historisë. Nuk besoj se ka nevojë për koment se sa e implikon Lulzim Bashën një pretendim i tillë.

Në gjithë atë batërdi akuzash e sajesash bastarde, spikati gjuha gjakftohte dhe e paanshme e Sami Lushtakut, një nga komandantët më të njohur të UÇK. Ai shpejt e kuptoi se gjendej në kurthin e televizionit dhe u distancua qysh në krye të herës duke thënë:

Unë mendoj që skena politike në Kosovë dhe në Shqipëri do të duheshin të ishin më unike sepse një pjesë e luftëtarëve të UÇK-së sot janë në burgjet e Hagës. Kjo më bën të ndihem keq edhe unë edhe shqiptarët e Kosovës që është hapë ky debat në një moment kaq të papërshtatshëm për historinë e Kosovës. Unë mendoj që Partitë politike, Kryeministri dhe të tjerët, duhet të ishin me shqiptarët në Kosovë, këto ditë, të takohen me figura politike dhe me miq që i kanë ata në Kosovë që të diskutonin për problemet që i ka Kosva. Unë  mendoj që nuk është vetëm zoti Thaçi dhe të tjerët problem i një partie politike (në këtë moment lëshohet një ofshamë vuajtjeje nga drejtuesja e emisionit, Samiu doli nga skenari komplet) por unë mendoj që ky problem është shumë më i madh sesa kaq. Le ta lëmë ne Bashën që ka bërë punën e vet sepse ne kemi punë më të mëdha…

Ndiqeni deklaratën e zotit Lushtaku dhe ofshamën tronditëse të moderatores në sekondën 1.23-1.24.

Në studio ra heshtje varri. Meti dhe Frroku po shihnin telefonat me bezdi, ofshama e drejtueses tregoi më shumë se duhej. Gjakftohtësia humbi, komandanti ishte thirrur për tjetër gjë.

Unë nuk e kam pa ndonjëherë në televizor por intuita e tij e kapi që po përdorej dhe u shmang. Sot ai është figura qendrore e UÇK-së dhe nuk e ul nivelin në akuza banale mes shqiptarësh për interesa biznesi apo politike të ditës.

Duhej të ishte një mësim i mirë për servilë./Express

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari18/11/2020 12:00

Nese PD e imja dhe e demokrateve te tjere kur te vije ne pushtet nuk nxjer jashte ligjit media te tilla antikombetare si top qenefi, do te thote qe nuk meriton te qeverise kete vend.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet18/11/2020 07:11

HEU,SKEMA DRAMATIKE;EU,DREMA PRAGMATIKE;LUGU I BJESHKËS;TFURKU I
KRESHKËS;BARITË DUKE LUAJTUR B(G)UXHAS,THËRRASIN E PISKASIN BABA-
GJYSHIN:-OUH BABGJYSH,SHKABADYSH;DIL PRTI KOPENË E LOPËVE;SEPSE,
E SHKATRRUAN MISERNIKUN E ARËS ATJE TEK TROLLI;PSE TI JE MË AFËR?!"
PËRGJEGJJA E BABAGJYSHIT-SHKABADYSHIT:-OUH BARINJ MË TË KËQINJ,PO
A,JU KEMI DËRGUAR PËR TË I RUAJTUR KOPENË E LOPËVE;A,PËR T'LUAJTUR
B(G)UXHAS,DUKE RUAJTUR VRIMAT RRETH KAZANIT;DHE,DUKE RUAJTUR ME
SHTAGA KRROQE,VRAGA TROQE;QË CUNGU MOS FUTEJ NË KAZAN;TRUNGU
SOS SKUTEJ HË,TARZAN;DHE,NGA KAZANI,TARZANI;TË I NXENI VRIMËN NJERI
TJETRIT;QE NGA INATI TI HAKMERREJ BARIU BARIUT,FATZIU FATZIUT;NDËRSA,
KOPES I KA RA UJKU,U TREMBË KOPEJA,U SHËMBË TROFEJA;SULMI KOPESË
PRAN TROLLIT,KULMI I TROFESË VRAR PINJOLLIT;A,BABAGJYSHI NË KULLËN
E GURIT T'BARDHË,PRETË E PËRCJELLË MIQ E DASHAMIRË,MUSAFIRË MË TË
NDERUAR;NDËRSA JU,BARINJ TË KËQINJ,LUANI GUXHAS OR BUXHAS;A,UJKU
GJAKATAR,DUKE NGRENË KOPENË E LOPËVE;DHE,LOPËT E TRËMBURA,DUKE
SHKATRUAR MISRIN E ARËS TË TROLLIT;DUKE NA LENË EDHE PA BUKË OR,PA
QUMËSHT;LE T'VDESIM URIE,HURIE;NE,FATZINJ TË KËSAJ MALËSIE!"MANI,USA.

Spiro17/11/2020 13:07

Me sa pashe mbreme Muhamet Veliu duket i perfshire direkt ne perpunimin e deshmimtarit.Mbreme u kap mat duke i shkelur syrin deshmimtarit.Duan te mbulojne milionat me ate deshmimtar qe do vetem euro.

Shqiptari17/11/2020 12:21

TOP-CHANNEL VEGLA E RROJES MË E URRYER DHE LETRA HIGJENIKE MË E QELBUR E EDVIN KRISTAQ RAMËS!
PËRFUNDIMISHT TOP-CHANNEL I DHA FUND EKZISTENCËS SË VET DHE FALIMENTOI MORALISHT NË MËNYRËN MË TË TURPSHME NË SYTË E PUBLIKUT KOMBËTAR SHQIPTAR!!
PD DUHET TË BËJË URGJENTISHT PADI PENALE PËR SHPIFJE TË RËNDA, KEQINFORMIME DHE FABRIKIME TË RREME MEDIATIKE ME QËLLIM TË PARAMENDUAR PËR DËMTIM TË FIGURËS PUBLIKE DHE POLITIKE TË KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco