Rama, kaseta e masakrës së Krushës dhe shtatzania e Griseldës!

Rama, kaseta e masakrës së Krushës dhe shtatzania e Griseldës!

Nga Enver Bytyçi - 17/11/2020

Mjaftoi që Dash Peza ta njihte kasete-poseduesin e masakrës se Krushës së Madhe dhe Edi Rama të ndërtojë një skemë shpifjeje të pmenduar nga njerëzit normalë: Të akuzojë kundërshtarin e tij, Lulzim Bashën, se e paska marrë dhe zhdukur kasetën në fjalë. E stisën këtë rrenë të madhe deri në kufijtë e marrëzisë, kur në gazetën SHQIP thanë se “Dashi është qytetar i lirë dhe atij i lejohet të gënjejë”!

Dikur e bindën Elvis Roshin që ta pranojë guan e tij, Griseldën, si shtatzënë, thjesht për ta mbushur botën se “Regjimi i Berishës nuk kursente as gratë shtatzëna  të kundërshtarëve politikë”! Autori i kësaj shpifjeje, Erion Veliaj, që para 8-9 vitesh mbushi botën me lajmin e rremë, sot pa pikë turpi del çdo ditë në ekrane dhe shpif kundër opozitës, duke e akuzuar atë se “Paska etiketuar UÇK-në si terroriste”!  Kanë kaluar 9 vite që kur e shpalli gruan e kryebashkiakut të Kavajës shtatzënë dhe Erioni vazhdon abortin mendor. Sajon “shtatzani” të reja, të amplifikuara me mjeshtrinë e mashtruesit klasik, gjithnjë nën regjinë e shefit të tij, Edi Ramës!

Edi Rama është shumë herë sot më komod sesa sigurimi i shtetit të diktaturës për të sajuar dhe fabrikuar jo vetëm lajme të rreme, por edhe shpifje e trillime për të akuzuar kundërshtarët politikë. Ai nuk ka vetëm përvojën dhe ndihmën e ish-sigurimit të shtetit, por në dispozicion të tij janë vënë shërbimet sekrete të vjetra e të reja të Serbisë, njerëzit shqipfolës të inkriminuar në këto struktura si bashkëpunëtorë të tyre, financat e qeverisë së Serbisë, në mos edhe ndihmën e shërbimeve ruse. Po t’i shtojmë kësaj dhe teknologjinë, atëherë merret me mend se sa shumë është perfeksionuar mendja e tij, që prodhon vetëm djallëzi, mashtrime dhe shpifje.

Shikoni çfarë ndodh: Hashim Thaçi shkoi në Hagë, ndërkohë që Edi dhe Sandri i Beogradit i patën premtuar se vendi i tij nuk do të ishte në qelinë e burgut të Hagës, por në postin e presidentit të Shqipërisë dhe Kosovës së Bashkuar, pa Mitrovicën e Veriut e ndoshta edhe atë të Jugut, si dhe pa një pjesë të Anamoravës! Europianët nuk e pranuan këtë kompromis, sepse çmimi ishte destabilizimi i rajonit e për pasojë edhe destabilizimi i Europës. Rama fillimisht nisi fushatën e rehabilitimit politik të Hashimit, duke e krahasuar rolin e tij me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur kjo skemë u prish e nuk funksionoi, kryeministri i Shqipërisë, përmes spiunit serb të UDB-së, Dash Peza, zbuloi se ky i fundit paska pranuar e paguar një kasetë për Masakrën e Krushës së Madhe. E gjetën personin e kësaj kasete dhe e peshuan në para. Në këmbim i kërkuan të thotë se ai që pranoi kasetën nuk ishte Dash Peza, por paska qenë Lulzim Basha. Dhe u hap thesi. Filloi propaganda. U prorsitën të gjithë spiunët e Serbisë në Kosovë e në Shqipëri që ta përhapin lajmin, e me këtë rast të hiqen si patriotë. Me një gur të vriteshin dy zogj: Nga njëra anë të përbaltej figura e kreut të opozitës dhe nga ana tjetër të rehabilitoheshin spiunët dhe tradhtarët e kombit shqiptar, si Rama, Veliaj, Balla etj. Për rehabilitimin e këtyre Serbia paguan çdo çmim, sepse vetëm pushteti i kontrolluar nga serbët në Tiranë dhe Prishtinë mund të realizojë projektet e Beogradit në Ballkan.

A nuk funksionoi për një kohë të caktuar shpifja për gjoja aferën e Bashës me një kompani ruse e për pasojë për lidhje të tij me Rusinë?! Aq shumë funksionoi, sa p.sh - Fr. Sch - një personalitet i të djathtës evropiane mezi u bind se “Rama kishte shpifur” për këtë lidhje, kur atij i foli Rama në një takim të 23 majit 2018.  Fundi i asaj shpifjeje dihet: Një vijë në ujë, një sajesë e qëllimshme, që i kushtoi më së shumti opinionit publik. Ai rast është i freskët, i dëshmuar edhe me vendim gjykate për shkak të përpjekjeve qesharake të Taulant Ballës…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari17/11/2020 12:22

TOP-CHANNEL VEGLA E RROJES MË E URRYER DHE LETRA HIGJENIKE MË E QELBUR E EDVIN KRISTAQ RAMËS!
PËRFUNDIMISHT TOP-CHANNEL I DHA FUND EKZISTENCËS SË VET DHE FALIMENTOI MORALISHT NË MËNYRËN MË TË TURPSHME NË SYTË E PUBLIKUT KOMBËTAR SHQIPTAR!!
PD DUHET TË BËJË URGJENTISHT PADI PENALE PËR SHPIFJE TË RËNDA, KEQINFORMIME DHE FABRIKIME TË RREME MEDIATIKE ME QËLLIM TË PARAMENDUAR PËR DËMTIM TË FIGURËS PUBLIKE DHE POLITIKE TË KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco