Gënjeshtra e qeverisë me pandeminë

Gënjeshtra e qeverisë me pandeminë

Nga Klodian Tomorri - 16/11/2020

Qeveria jone ka një ves shumë të keq. Gënjen haptazi. I pyetur disa herë se pse Shqipëria ka dhënë më pak para për pandeminë se vendet e tjera, kryeministri thotë se kjo nuk është e vërtetë, se tabelat e FMN-së janë të vjetra dhe nuk përfshijnë paketën e dytë, etj, etj.

Në fakt të gjitha këto janë të pavërteta.

Ky është grafiku i paketave mbështetëse ndaj PBB-se, qe qeveritë e rajonit kane dhënë gjate pandemisë, i raportuar nga FMN. Nuk është i vjetër siç pretendon kryeministri, por është i përditësuar me masat deri ne fund te muajit tetor. Siç dihet, pas tetorit nuk ka patur me paketa ne asnjë vend dhe jo me ne Shqipëri.

Grafiku krahason mbështetjen direkte në formën e pagesave për biznesin dhe qytetaret ose uljes se taksave për ta, qe kane bere qeveritë e rajonit. Ndryshe këto njihen si ‘above the line measures’ sepse janë masa mbi vijën e deficitit ne buxhet dhe qe reflektohen direkt ne treguesin e deficitit.

Qeveria e Shqipërisë ka dhëne vetëm 1.21 për qind te PBB-se ose rreth 170 milionë dollarë.

Maqedonia e Veriut ka dhëne 2.02 për qind, ndërsa pese vendet e tjera te rajonit kane dhënë mbi 5 për qind te PBB-se për qytetaret dhe biznesin.

Shpesh qeveria fshihet pas dy garancive sovrane, qe u lëshoi bizneseve për te marre kredi ne banka, njëra për rrogat, tjetra për investime. Ne fakt te dy garancitë sovrane janë gjithsej sa 1.7 për qind e PBB-se. Edhe sikur te shtohen ato, prapë Shqipëria rezulton vendi i fundit ne rajon për mbështetjen e dhënë nga qeveria.

Por garanci kane dhënë edhe vendet e tjera. Maqedonia e Veriut 1.4 për qind e PBB, Serbia 1.5 për qind etj, etj. Asnjëra prej tyre nuk është përfshire ne grafik.

Megjithatë garancitë nuk janë masa te mirëfillta fiskale. Ato janë ‘below the line measures’, dhe kane pak gjasa te ndikojnë multiplikatorin fiskal. Por pavarësisht kësaj, edhe sikur te përfshihen garancitë Shqipëria serish është vendi i fundit ne rajon.

Tani, qeveria bën mire te mos gënjejë haptazi.

Është shume me mire te thojë qe po kemi dhënë me pak sepse ne duhet te jepnim para edhe për rindërtimin.

Por jo mashtrim haptazi.

Tregohuni një here te ndershëm me qytetaret.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp17/11/2020 07:49

COVID-19 mashtrimi i shekullit për të rrëzuar Republikanët në SHBA. Administrata dhe arsimi janë shkrehur me pretekstin e COVID. Rrinë nga 10 ditë në shtëpi dhe justifikohen se ishim me COVID. "Sa e kishe temperaturën" ?. 37. Politikanët që kërkojnë mbylljen e shkollave dhe pushtetarët që shkrehin administratën dhe harxhojnë para buxheti kot, apo zhvillojnë tendera fiktiv ,janë besëprerët e popullit dhe 'do thosha një fjalë që s'ma nxë goja' të Sorosit.

Shto koment

Denonco