Mbyllja e shkollave është urgjencë e urgjencave!

Mbyllja e shkollave është urgjencë e urgjencave!

Nga Sali Berisha - 16/11/2020

Shkollat, bomba biologjike të COVID-19!  Nga 15 shtatori gjer sot, numri i rasteve të infektuara çdo ditë është rritur me 400%.

Urdhri i Xhahilit të Surrelit, Edvin Hajdutit, për hapjen e shkollave më 15 shtator, po ndez flakë pandeminë COVID-19 në Shqipëri dhe çon vendin drejt katastrofës.

Para dy muajve, i bindur se në Shqipëri, në gjendjen e pandemisë nuk ekzistonin kushtet më elementare për hapjen e shkollave për nxënësit, kërkova shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor për të parandaluar shndërrimin e shkollave në bomba biologjike të përhapjes së COVID-19.

Natyrisht reagimi i Xhahilit të Surrelit dhe puthadorëve të tij ishte se “shkollat po i hapim sepse ato i hapën Gjermania, Franca, Italia, Britania etj.”

E vërteta është se vërtet ato vende i hapën shkollat por në shkollat në Shqipëri nuk ekzistonin kushtet mbrojtëse më elementare të mbrojtjes nga COVID-19.

Shumica dërrmuese e tyre janë pa ujë, pa mjediset e duhura higjieno- sanitare, pa dezinfektantë, me klasa 45 nxënës dhe në asnjë aspekt absolutisht, në asnjë aspekt, nuk mund të krahasohen me shkollat e Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë.

Përveç këtyre, në dallim nga të gjitha këto vende, Shqipëria ka nivelin më të ulët të testimeve në Evropë, për rrjedhojë, nivelin më të ulët të diagnostikimit, izolimit dhe mjekimit të të sëmurëve me COVID-19.

Kështu, shkollat u hapën, por pas hapjes së tyre brenda dy muajve u katërfishuan rastet e infeksionit ditor në vend, sepse ato janë shndërruar në bomba biologjike me potencial katastrofal për përhapjen e pandemisë.

Sot janë me mijëra fëmijë që shkojnë çdo ditë në shkollë me prindër dhe familjarë me COVID-19, të cilët nuk bëjnë dot testin.

Sot janë me qindra e qindra mësues të infektuar me COVID-19, që vazhdojnë punën sepse nuk e bëjnë dot testin ose urdhërohen në mënyrë kriminale të fshehin gjendjen e tyre nga narko-drejtorë militantë që para shëndetit të kolegëve dhe nxënësve vënë urdhrat kriminalë të Xhahilit të Surrelit dhe puthadorëve të tyre.

Duke dënuar si të papërgjegjshëm dhe me pasoja tejet të rënda, qëndrimin e Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnisë për vazhdimin e mësimdhënies me praninë e nxënësve në shkolla, kërkoj mbylljen e menjëhershme të shkollave në mbarë vendin dhe kalimin e tyre në sistemin online.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Iliri16/11/2020 14:16

Shkollat mund edhe te jene vatra te infeksionit, por duhet te mendojme edhe dicka tjeter.
Cili eshte demi qe po i bejme brezit te ri duke e kaluar mesimin online?
Mos harrojme qe keto nxenes e studente e kane bere nje simester online.
Duhet ta pranojme qe mesimi online eshte shume me pak efektiv se mesimi ne klase.
Une jam prind. ME probleme shendetesore.
Pranoj qe te semurem, me kusht qe femija im te mos mbetet injorant.
Zoti Berisha, mos gjykoni vetem si mjek, por edhe si prind the edukator.
Keni qene President dhe Kryeminister dhe duhet ti shikoni gjerat ne nje hapesire shumeplaneshe.
Vete OBSH nuk e kerkon mbylljen e shkollave. Shume organizma kane argumentuar mjaft qarte qe shkollat nuk duhen mbyllur. Ndryshe do prodhojme nje brez te papergatitur per te ardhmen.

Shto koment

Denonco