Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Emërimi i Besart Kadisë, përgjegjësia e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Emërimi i Besart Kadisë, përgjegjësia e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Nga Fitim Zekthi - 15/11/2020

Djallëzorja ka ndjekur gjithnjë të njëjtën rrugë me të njëjtën këmbëngulje që ditën e parë që u shfaq në tokë. Ajo ka dashur përmes mashtrimit ti shtyjë njerëzit të mos i shohin gjëat siç janë por ti shohin ato siç ajo do. Duke bërë këtë atëherë djallëzorja e ka shumë të lehtë ti bëjë njerëzit të ecin në rrugën që ajo do, ti zhysë ata në sherr, grindje apo përçarje dhe më pas ti kontrollojë, sundojë, dominojë etj.

Politika duke qenë se është fusha ku garohet për gjëra me shumë pushtet (ndoshta edhe fusha me pushtetin më të lartë) gjithnjë, prej shekujsh apo mijëvjeçarësh, ka qenë e populluar apo e mbushur me djallëzoren. Lakmia, egoja, dëshira për sundim apo dominim janë një terren mjaft pjellor ose një habitat mjaft i dashur për djallëzoren dhe tek politika këto janë me shumicë. Lufta me djallëzoren, sidomos në politikë nuk fitohet kurrë plotësisht, djallëzorja kurrë nuk do të zhduket por politika e mirë, politikanët e mirë nuk e lenë atë të sundojë apo dominojë. Qeverisjet e mira, politikanët e mirë megjithë shumë defekte nuk janë nën kontrollin e djallëzores përkundrazi përpiqen përditë të jenë në anën përballë.

Shqipëria ka qenë e dominuar për 45 vite komunizëm nga forca e ndyrë dhe antinjerëzore e djallëzores. Kjo forcë e poshtër pati dhe ka shumë fuqi edhe në këto 30 vite pluralizëm. Qeverisjet tona, politikanët tanë në mjaft raste janë vënë në shërbim apo edhe janë dominuar nga kjo forcë dhe kjo është një arsye kryesore pse vendi ynë sot është në mjerim, pa institucione dhe pa sundim të së drejtës, me korrupsion të lartë, me një qeveri që përdor çdo mjet dhe çdo mundësi të dalë nga funksionet e saj dhe ta përdorë pushtetin për interesin e saj.

Kryeministri i sotëm, Rama, prej shtatë vitesh ka bërë gjithçka që të zgjerojë pandalur pushtetin e tij, të zhdukë çdo milimetër të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institrucienve, të zhysë njerëzit në mjerim, të përdorë zgjedhjet duke i blerë ato që të rizgjidhet, të degjenerojë diskursin publik duke e kthyer atë në një llum të vërtetë, të shajë dhe akuzojë çdo ditë çdo kundërshtar apo kritik, të prodhojë ngjarje kur nuk ka dhe të zhdukë nga hapësira publike ngjarje kur ka të tilla që nuk i shërbejnë pushtetit të tij.

Me fjalë të tjera kryeministri Rama bën gjerësisht atë që është substancë bazë e djallëzores. Ai u flet njerëzve për një realitet që nuk ekziston, shan dhe fyen të gjithë ata që nuk mendojnë se ky realitet nuk ekziston, përpiqet me anë të propagandës ti bëjë njerëzit të shohin si të drejtë diçka që nuk është e tillë, u flet për veten si i drejtë dhe gati shpëtimtar, i shtyn njerëzit të merren dhe flasin me atë që ai do në mënyrë që e vërteta të fshihet.

Fetë e mëdha abrahamike i kanë paralajmëruar njerëzit në tekstet e tyre të shenjta mijëra vite më parë për sjellje të tilla dhe për rreziqe të tilla. Mashtrimi, gënjeshtra, shtyrja e njerëzve në errësirë apo në grindje janë parë prej saj si veprime shumë djallëzore dhe të rrezikshme.

 Kësisoj në dhjetëra pasazhe të Bilblës Hebraike, në mjaft tekste talmudike apo rabinike, judaizmi i këshillon njerëzit të ruhen nga mashtrimi dhe gënjeshtra, të mos i shtyjnë të tjerët të besojnë apo shohin diçka që nuk është e drejta apo e vërteta. ‘është e ndaluar të mashtrohen njerëzit edhe nga fjalët.. ‘ thuhet në Mishneh Torah.

Në Biblën Hebraike thuhet gjithashtu ‘Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.’ (Psalm 101:7),

Talmudi, dija e dijetarëve të mëdhenj hebrenj që shpjegojnë ligjin e Zotit thotë ‘I shenjti, I Bekuari e urren një person që thotë një gjë me gojkë dhe bën diçka tjetër me zemër’ (Pesahim 113b).

Krishterimi i kushton gjithashtu një vëmendje mjaft të madhe mashtrimi dhe gënjeshtrës. Apostulli Pal i paralajmëron njerëzit tek se ‘do të dalin njerëz që do të bëjnë si profetë të rrejshëm apo që do të jenë mashtrues...’ Letra drejtuar Galateasve (1:6).

Një nga problemet më të mëdha do të jenë ata që do të jenë ‘vëllezërit e rrejshëm’ vëren Apostulli Pal i cili edhe vetë u përball me të tillë (2 Korinthasve 11:26). ‘Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit. Dhe nuk është për t'u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite. Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.’ (2 Korinthiasve 11:13-15.)

Edhe në islam mashtrimi, hipokrizia, gënjeshtra janë ndër mëkatet më të rrezikshme dhe më të urryera. Zoti në Kuran paralajmëron se do të ketë njerëz që ‘Kur i shihni, pamja e tyre ju mahnit. Kur ata flasin, ju i dëgjoni të magjepsur fjalimet e tyre. Por ata janë si trungjet e zgavruara mbështetur murit. Ata mendojnë se çdo zë është kundër tyre. Ata janë armiqtë, pra, kujdes prej tyre. Zoti i vraftë, si i shmangen të vërtetës (Sure Munafikun, vargu 3)

Djallëzorja është aq e pranishme tek veprimet e kryeministrit tonë të sotëm, Rama, sa ai madje citon herë pas here edhe vargje nga Torah, Bibla apo Kurani, duke dëshmuar bash atë që thonë tekstet judiake, të krishtera apo islame mbi njerëz të tillë të cilët do të përdorin edhe këto gjëra, do të sillen si mësues apo si profetë, do të bëjnë si njerëz të drejtë apo edhe si besimtarë të devotshëm, do të citojnë edhe tekstet e shenjta.

Në këtë vazhdë kryeministri Rama ditët e fundit ka marrë dy vendime. Njëri për të sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha, gjasme ai ka hetuar kundër luftëtarëve të UÇK-së dhe tjetri emërimi si zëvendësministër i financave i ish anëtarit të kryesisë së PD-së Besart Kadia.

Në lidhje me mashtrimin, gënjeshtrën, përpjekjen për ti bërë njerëzit të besojnë diçka që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën Rama tha se Basha duhet të përgjigjet për ndihmën që i ka dhënë hetimit të UÇK-së. Rama tha: ‘Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! ‘Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë.’

Rama e vijoi disa ditë këtë akuzë vetë. Kjo u mbajt gjallë, u përsërit nga Taulant Balla dhe nga njerëz të tjerë, nga media të Ramës vazhdimisht. Nuk ia vlen të flasim gjatë për këtë djallëzi të Ramës kur dihet që Basha ka qenë përkthyes dhe më pas këshilltar ligjor dhe jo prokuror, kur që Basha ka punuar për prokurorë që hetonin krimet e serbëve dhe jo të shqiptarëve. Prokurori ndërkombëtar Clint Ëilliamson që ka drejtuar këto hetime i dha fund këtyre djallëzive kur tha se Basha nuk ka hetuar dhe as ka ndikuar fare në hetimin e UÇK-së. Gjithsesi akuzat e Ramës do të vijojnë sepse siç e thamë djallëzorja ndjek të njëjtën rrugë me të njëjtën këmbëngulje gjithnjë.

Në lidhje me emërimin si zëvendës ministër të Besard Kadisë duhet thënë se këtu djallëzorja punoi edhe më me kujdes. Ky emërim shkaktoi një debat ta pafundëm sidomos brenda mbështetësve të opozitës në rrjetet sociale apo në bisedat mes njerëzve. Dhjetëra e dhjetëra e njerëz sulmuan Besart Kadinë për këtë akt tradhtie sipas tyre, por më së shumti iu turrën vetë PD-së dhe kryetarit të saj. U sulmua Basha se pse thirri apo promovoi njerëz që bëjnë akte të tilla, pse ngriti në Këshillin Kombëtar apo në kryesi njerëz që sipas tyre bartin një moral apo një paqëndrueshme të tillë, u sulmua PD dhe Basha se nuk dinë të drejtojnë apo të ndërtojnë ekipe dhe struktura, u fol për një PD medemek në krizë apo të paqartë etj.

Ky është suksesi më i madh i Ramës, kjo është ajo që ai ka dashur, kjo është mënyra se si djallëzorja vjen, sillet dhe arrin të kontrollojë sjelljen e njerëzve që do.

çdo diskutim normal nuk do të fokusohej kurrë tek Besart Kadia dhe aq më pak pastaj tek PD apo tek Lulzim Basha. çdo diskutim normal njerëzish të kthjellët që mendojnë me kokën e vet do të fokusohej tek Rama, tek emërimi që ai bëri, tek arsyet e këtij emërimi, tek mënyra se si ai e përdor dhe drejton qeverinë.

Qeveria nuk është një pronë e Ramës dhe askujt tjetër, qeveria është pronë e njerëzve të cilët i ngrenë qeveritë që ato të mbrojnë liritë dhe të drejtat e tyre dhe të ndihmojnë kësisoj që jetët e tyre të bëhen më të mira. Qeveria është siç tha Abraham Lincoln në fjalimin para të rënëve në Gettysburg, ‘një qeveri e popullit, për popullin, nga populli’. Pra jo një qeveri e kryeministrit, për kryeministrin dhe nga kryeministri (duke qenë se ky i joni e do qeverinë edhe për të blerë zgjedhjet dhe qeveria buron nga ai vetë).

A është emërimi i Besart Kadisë dëshmi e një qeverie të tillë? Pse Rama e emëroi Besart Kadinë në qeveri? Logjikisht ka tre arsye pse Rama ose kushdo tjetër do ta bënte një veprim të tillë. E para Rama po shkon drejt një qeverisjeje që kërkon të ulë tensionin në vend, që kërkon të bashkojë popullin, të afrojë njerëzit, të ulë ndarjen, të dalë përtej interesit të tij dhe të Parisë Socialiste dhe ta fusë Shqipërinë në rrugën e një paqtimi të madh, në rrugën ku zgjedhjet bëhen të lira, ku nuk blihen më vota, ku nuk përdoren banda dhe kriminelë etj.

 Arsyeja e dytë mund të jetë se Rama kërkon ta përdorë këtë emërim për qëllime të ngushta politike, kërkon të përdorë qeverinë e njerëzve në mënyrë djallëzore kundër njerëzve duke hedhur helm apo mbjellë sherr tek opozita ose duke i hedhur publikut një shtëllungë tymi, nga ato me sasinë më të rëndë të kimikateve në mënyrë që njerëzit të mos shohin, të enden në shtëllungë dhe qeveria apo Rama ti shtyjë në varavinga vetëvrasëse. Arsyeja e tretë është se atij mund tia ketë kërkuar dikush me shumë fuqi dhe Rama i ka plotësuar atij një tekë.

E para nuk ka asnjë mundësi të jetë e vërtetë. Rama ka kohë që po bën gjithçka që Shqipëria të sundohet prej tij, të blihet votuesi, të shkatërrohen institucionet dhe konflikti të mbahet gjallë. Rama ndryshoi Kushtetutën në mënyrë antikushtetuese duke përdorur njerëz që nuk përfaqësojnë popullin. Ai e bëri këtë për të dëmtuar dhe përçarë opozitën. Rama ndryshoi po ashtu, në mënyrë djallëzore ligjin zgjedhor duke tërhequr zvarrë njerëzit me gënjeshtrën e hapjes së listave. Rama e sulmon opozitën në mënyrën më të papranueshme dhe pamoralshme vazhdimisht me sajesa dhe fabrikime.

Të shtunën në Vlorë ai i quajti derdimenë edhe të gjithë ata që ndjekin opozitën. Pra ai nuk po kërkon një Shqipëri që hapet, që paqtohet, që po tejkalon konfliktin etj. Përkundrazi ai po e ndez edhe më konfliktin. Madje vetë zëvendësministri Kadia sulmoi PD-në si parti e pareformuar që duhet të qëndrojë edhe një mandat në opozitë. Pra emërimi i Kadisë nuk është bërë në kuadër të hapjes, paqtimit, tejkalimit të interesit partiak të Ramës.

Bota ka njohur gjithnjë emërime që vijnë nga pala tjetër. Ka pak a shumë dy modele të këtyre emërimeve. është varianti amerikan që është traditë ku çdo president merr gjithnjë anëtarë kabineti nga partia tjetër. Kjo bëhet thjesht dhe vetëm për të ruajtur bashkëpunimin, për të forcuar kohezionin kombëtar dhe për të treguar se qeveria është e njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit, për të mbyllur edhe çdo plagë që hapin fushatat zgjedhore. Që në qeverinë e parë të presidentit Uashington u thirrën tre anëtarë të partisë kundërshtare Thomas Jeffesron, William Blount, James Monroe.

Kjo gjë vazhdoi me çdo president, për të ardhur në ditët e sotme ku psh, George Bush i vjetri kishte emëruar si Sekretar të Arsimit demokratin Lauro Cavazos, Bill Klinton kishte për Sekretar të Mbrojtjes republikanin William Kohen, George Bush i riu kishte për Sekretar të Transportit Norman Mineta, Barack Obama kishte për Sekretar të Mbrojtjes republikanët Bob Gates dhe Chuck Hagel dhe Donald Trump kishte për Zëvendëssekretar të Mbrojtjes demokratin Robert Work dhe për Drejtor të Këshillit të Tregtisë Ndërkombëtare demokratin Peter Navarro. Rama nuk e ka bërë emërimin e Kadisë në ndjekje të një modeli të tillë sigurisht.

Modeli tjetër është le të themi ai që ndoqi presidenti Sarkozy kur fitoi zgjedhjet në vitin 2007. Sarkozy lajmëroi që në fushatë se do të bënte një ‘Rupture’, një thyerje, dhe kjo do të ishte filozofia e tij qeverisëse. Me Rupture Sarkozy nënkuptonte politika që i duheshin Francës, politika që do të nxirrnin ekonominë dher shoqërinë franceze nga një gjendje stanjacioni, që do të nisnin një epokë të re kur globalizmi, korrentet ekonomike dhe kulturore ishin një sfidë e re. Me Rupture Sarkozy do të kalonte përtej partive, do të dilte mbi to. Ai emëroi në krye të ministrisë së jashtme Bernard Kushner që njihej si doktori francez i të majtës, një figurë shumë e njohur e socialistëve dhe ish ministër i shëndetësisë.

Sarkozy emëroi Jacque Attali-në, figurë shumë e fuqishme të majtës, në krye të një komisioni kombëtar për të reformuar Kushtetutën, forcuar institucionet dhe zhvilluar ekonominë. Sarkozy emëroi Eric Beson një socialist i lindur në Marrakesh si ministër të Emigracionit dhe Integrimit urban. Mbi gjysma e emërimeve të larta të Sarkozy ishte në këtë frymë. Rama nuk po bën rupture, nuk ka bërë rupture dhe emërimi i Besart Kadisë nuk është pjesë e kësaj fryme.

Rama siç e thamë ka folur për shtatë vite me urrejtje për opozitën dhe për PD-në, ai shan dhe fyen gati çdo ditë opozitën dhe kryetarin e saj Basha. Rama më lehtë mund të thërrasë dhe ka thirrur në qeverisje njerëz nga ish sigurimi i shtetit, nga familjet e byrosë politike se të bëjë një ‘rupture’ .

Arsyeja e dytë e emërimit të Kadisë, ajo e përdorimit të këtij emërimi për qëllime të vogla politike është ajo që shkon paralel me atë që përfaqëson Rama. Duke emëruar një njeri që ka qenë anëtar kryesie i PD-së Rama siç e thamë hedh diçka të helmuar në oborrin e opozitës. Opozitarët nuk do të merren me këtë gjë dhe do të shajnë njeri tjetrin, do të shajnë Kadinë dhe kryetarin e tyre. Gjithashtu me këtë emërim Rama kërkon të thotë që përderisa një ish anëtar kryesie largohet nga ju para zgjedhjeve atëherë kjo do të thotë se opozita nuk do të fitojë. Kaq është e gjitha, kështu funksionon djallëzorja. Kështu fshihet e vërteta dhe qëllimi. E vërteta është se kemi të bëjmë me përdorimin e turpshëm të qeverisë, me emërimin në qeveri në një anëtari vetëm për qëllime të ulëta dhe të vogla të kryeministrit. Në vend që të japë llogari kryeministri dhe qeveria për përdorime të tilla, nisin sharjet ndaj Kadisë dhe nis kritika ndaj kryetarit Basha.

Si mund të jetë në qendër të kritikës për përdorimin e qeverisë, për talljen me qeverinë, për fyerjen që u bën njerëzve kryeministri, sjellja e dikujt që bëhet zëvendësministër. Zëvendësministri mund të ketë përgjegjësitë e veta, mund të ketë 1000 mijë kusure për vendimin e tij por ajo që ka bërë kryeministri është e rëndë, shumë, shumë e rëndë. Kryeministri është votuar, ai ka marrë detyrën të drejtojë një qeveri të njerëzve. Si mund të jetë në qendër të kritikave për talljen që bën kryeministri duke përdorur qeverinë si pronë të tijën me emërime të tilla, kryetari i opozitës. Njerëzit duhet të binden njëherë e mirë se në raste të tilla i kërkohet llogari vetëm kryeministrit dhe askujt. Nuk mund te jete fare çështje Kadia dhe aq me pak Basha apo PD për një emërim qe e bën Rama. Ne demokraci llogari para publikut me se shumti japin qeveritë.

Sa i takon arsyes së tretë, asaj se Rama i ka plotësuar dikujt dëshirën me këtë emërim duhet thënë se si do që të jetë e vërteta edhe në këtë rast kryeministri po tallet me qeverinë dhe me njerëzit. Gjithsesi nuk duket se ky emërim është bërë si plotësim teke. Edhe në këtë rast ka vetëm një diskutim: të mbahet përgjegjës kryeministri. Për t'iu rikthyer mësimeve te teksteve te shenjta duhet thënë se djallëzorja ne formën e vet baze nuk gjendet tek veprimi i Evës qe dëgjoi gjarprin por tek gjarpri qe i foli, qe shtyu, qe mashtroi Even. Edhe ne rastin tone djallëzorja ne formën e vet te plote është ajo bën kryeministri, është përdorimi i qeverise për te interesa te tijat te vogla dhe hedhja e helmit tek opozita dhe tek publiku ne mënyre qe këta te humbin rrugën...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tirana16/11/2020 15:29

E boni shume mire ed rama qe i mori Lul Bashes edhe nje REPTIL tjeter me origjine te thelle fshatare si puna e bodes ne keshillin e bankes se shtetit ....???!!!

shqiptar16/11/2020 11:27

Vërej se ndonjeri e vlerëson këtë lëvizje të Ramës më këtë Besë-prerin, si një fenomen që ka ndodhur edhe në shtete me demokraci të konsoliduar.
Ka pasur e ka vërtetë mazhoranca qeverisëse në vënde të zhvilluara demokratike, që në poste qeveritare , mbajnë ndonjë ministër apo funksionar të lartë të qeverisë së mëparëshme.
Ama është krejtë ndryshe që kjo të ndodhë disa muaj përpara zgjedhjeve kur një mazhorancë kërkon mandatin e tretë, e të peshkojë ndonjë "opozitar".
Për hir të së vërtetës duhet pranuar që Edi Rama si politikan, nuk ka asnjë lidhje as me të djathtën e as me të majtëm.
Ai është një politikan krejtësisht i veçantë në llojin e tij.
Nuk ka absolutisht asgjë në kokën e tij që të lidhet me programe ekonomike e sociale të së djathtës apo të majtës, por ka të fiksuar vetëm idenë e pushtetit absolut personal.
Ai vlerëson vetëm mekanizmat që e sollën dhe e mbajnë në pushtet e nuk do tja dijë se a janë komunistë enveristë apo antikomunistë, liberalë apo konservatorë, biznesmenë të mëdhej apo të vegjël, marrëzia anarshiste e kokës së tij shkon deri në mbështetjen nga bandat kriminale të trafikut të drogës e prostitucionit.
Më ka qëlluar ta ndjek nja dy herë këtë Kadiun në emisionin e tij për ekonominë, në TV Ora News.
Më shumë se si një specialist "kompetent" i ekonomisë kapitaliste , siç shitet, kam vërejtur maninë e tij të kapadaillëkut të njeriut që shitet se është mbi të gjithë, i ngjashëm me Ramën që e shet veten si më i afti për gjithshka.
Në komunikim publik, Kadiu është në kontrast të madh me Ramën.
Nëse Rama arrogancën e shpreh edhe me karagjozllëqe, ky Kadiu mer pozat e intelektualit serioz, kur flet nuk e mer vesh askush kjartësinë e mendimit të tij.
Nuk besoj kursesi se edhe nëqoftëse Rama do të fitojë mandatin e tij të tretë, do ta mbante Kadiun gjatë në qeverinë e tij.
Zakonisht dy gjela nuk mund të komandojnë sëbashku pularinë, njeri do tja hajë kokën tjetrit..
Athere vijmë tek pyetja se pse e emëroi Rama Kadiun zv/ministër finance ?
Kjo shpjegohet vetëm me "djallëzinë" që përmend z.Zekthi e ku Rama ka dhënë prova se është mjeshtër i saj.

Kot fare16/11/2020 08:53

O Z. Zekthi,
Kam pare keto dite, nje droje te pashpjegueshme nga analiste apo gazetare prane te djathtes, per te kritikuar apo analizuar me tone kritike, levizjen e ketij Kadise. Nuk e di ku e ka burimin. Ndoshta njohjet personale, ndoshta pyetja qe I bejne vetes: si do te kisha vepruar une para nje propozimi te tille. Nese e ndjejne se nuk munden ta kritikojne, do te thote se jane te lekundur a te dyzuar edhe vete. Dhe ne kete rast duhet te rishikojne fort parimet morale dhe etiken e tyre politike.
Une nuk marr persiper te gjykoj Ramen, sepse me te me ndan nje oqean I madh.. Ne kete rast Rama eshte pimp-i te cilit kjo Kadiu I ofroi sherbimet e veta. Nuk eshte rasti I atyre fatkeqeve, te cilat I marrin apo rrembejne nga fshatrat apo qytetet e largeta dhe i nxjerrin ne shitje me dhune. Kjo or mik, e ka kurverine ne ADN e vet sepse o vetofrua, qofte edhe me negociate. Qe e ben edhe me te shemtuar te gjithe historine....
Pastaj , pare edhe patetizmin e saj, se dashka ti sherbej Atdheut, e gjithe gjeja behet tragjikomike.. Kaq....

Asi16/11/2020 06:08

Lere parashikimin se taboret e Ram Riley ndhes me propoganden shpifese jane te strukturuara dhe strategjike dhe Pd duhet te ngreje nje seksion me eksperte dhe ti kundervihet cdo shpifje ne kor. Korit duhet ti pergjigjet me korr shume te fuqishem.mediatik dhe rrjete sociale. Nje piste e re qe degjohet dhe nga te rinj freshiste te trajnuar eshte: Jam family lhe demokratesh, babai im ka themeluar PD e zones( nuk ja njohim.babane fare...haaaa) dhe Duam tw fitoje PD, por Basha nuk ben, dubet nje zonje si Topalli( e punesuar nga Rama ..haaa ..dhe me parti ne sherbim te ti), por LSI eshte kanceri dhe ne se duhen futur ne burg i paribeshte Sali Berisha, Nano, Meta dhe ne fund Rama. Berisha vrau Sokol Olldashin etj.....A mundet nhe femije themeluesi te vertete te PD te thote jam demokrat dhe gjithe kohes shan Berishen, Badhen, Meten dhe mbur Topsllin. Vetem kur kane qene me Pd dhe u futen ne. radhet e saj nga ish sigurimi i shtetit ose ishin spiune. Basha dhe Rama hane dreje bashke, i kam pare se punoj kamarier ne restorant Rozafa....haaaaaa. keto po i degjojme nga freshiste te miretrajnuar dhe qe shpesh here kane mare pergjigje nga njerexit perreth, por kjo strukture e mireorganizuar propogande shpifese kerkon nje strukture po me te mirror can zuar nga PD qe te shkaterojne shpifjet rilindase te cilet kane moto" Shpif shpif se dicka do mbete' dhe PD duhet te tregoje vemendje shume te madhe kesaj strukture me strategji te mireper aktuar nga Rama. Basha te kete strategjine e tij per ta cmontur shpifjen.

E verteta e lire16/11/2020 00:04

Pashà... i pranoj te gjitha....po te gjitha fare.....biles do vete qe ne zgjedhjet e tjera te votoj familjarisht per Bashen, kunatin, gruan e cdo gje tjter te tije.
kerkoj qe ky njeri te nxjeri ne cv e tij;
1. ku dhe per cfare ka ber bachelorin 3 vjecar dhe te nxjeri diplomen me vitet e shkolles
2. te tregoj kur e kafiluar masterin dhe kur e ka mbaruar duke nxjere diplomen.
3 te tregoj me vite cka bere qe nga mosha 17 vjecare kur ish ne Hage pas Ibraim Rugoves deri sot ter punrat qe ka kryer dhe me rogen e tyre
4. te bej ne trasparence per lete cash dhe shtepine 800 mije dollar ne hollande ku i gjeti
Kaq.
Me te ber keto ter shqiptaret do i bien ne gjunje dhe do e votojne bashke me mua

Eriss15/11/2020 22:11

te tre arsyet qe sheh z.Zekthi ne emerimin nga Rama te z.Kadia si zv minister finance, mund te qendrojne dhe jane te pranueshme ,por si i shikojne socialistet keto emerime , kete karriere te individeve pa lidhjw me PS ,pa kontribute ne PS , madje edhe kritik te qeverise se dale prej tyre si Taulant Muka , apo Besa Shahini te arsimi , Margariti te kultura e tani ky Kadia te finaca etj individ te tille qe me socalistet dhe PS nuk kane kurrfare lidhje mendoj se eshte nje argument qe duhet pare e peshuar si vleresohet prej tyre se i bie qe socilistet te votojne per tu drejtuar nga anonimet dhe vlera dhe kontributi i tyre ti sherbej karrieres se Besartit dhe besarteve te tjere po aq te arsimuar sa shume socialiste te tjere qe thjesht nuk jane nentedhejtenentesha por e duan partine e tyre edhe kur ja kufizon karrieren.

Durim Puna15/11/2020 20:59

Rama ecen ne gjurmet e Berishes, i cili vuri ne lista Kastriot Islamin e kompani, eksponente te kulluar te asaj per te cilen njerezit e votuan ne 2005.

krasasi tp15/11/2020 20:26

Mos të stërhollohemi, nëse niset Kryeministri nga parimet Sarkoziane. Nëse Besart Kadia është profesional, mirë kanë bër të dy. A do ta lejojnë nesër z.Basha të tijtë të rekrutoj nga kampi tjetër apo nga shoëria civile teknicien apo profesionist?. Ta shohim. Nëse po, le ti referohet z.Sarkozi dhe jo z.Rama.

Shqiptari15/11/2020 20:18

Shqiperise I duhen te tille xhevahire ,si Fitim Zekthi ,dhe jo dallkauke te tipit Taulant Balla qe dine te numerojne deri ne gjashte,rrespekte pa kufi per te nderuarin.

Edlir Rameta 15/11/2020 19:39

Edi Rama është politikan i koruptuar, ama sa për "Shahist në politike"ska kundershtare, dhe kjo është nje levizje që bën E.Rama duke i ofruar L.Bashes se është i gatshem të bashkeqeverisin me një kusht që LSI të ngelet jashte parlamentit, dhe smund të gjykoje se L.Basha është apo jo dakord me oferten e fundit të Rames, pra Rama i ofroi de jure PD postin e ministrise se Financave, tani pritet levizja e Bashes, dhe Edi do jape Ministrine e brendshme dhe se di se çfare tjeter ministrie do i ofroje PD, kjo nuke eshte vetëm loje e E Rames por dhe Faktorve të huaj, ditet dhe muajt në vazhdim do me japin të drejte për parashikimin tim.

Shto koment

Denonco