250 ditët e Covid-19

250 ditët e Covid-19

Nga Artan Hoxha - 15/11/2020

Që nga 9 marsi, e hënë, dite kur që në mëngjes, pa pritur, rrufe ne qiell te pastër, u mbyllen me urgjence shkollat e, deri dje, janë mbushur plot 250 dite nen efektin COVID19.

Ndërsa me 2 mars Kryerilindesi tallej me ‘atë fare koronavirusi dhe njerëzit qe kërkonin maska’ pak dite me pas zbatoi izolimin me te serte, me masa te rrepta, një pjese e nevojshme por disa absurde deri ne grotesk si dalja e ushtrisë ne rruge me autoblinda e mitralozë.

Gjithsesi, ne fazën e pare, mbyllja ne kohe e kufijve dhe kufizimi i disa aktiviteteve ekonomike e shoqërore me rrezik te larte shmangen goditjen e vendit tone nga vala e pare e COVID19 - ndryshe nga disa vende europiane qe u goditen rende për fare pak vonese ne reagim - duke na vendosur kështu ne grupin e vendeve te kontinentit tone me përhapje me te vogël te sëmundjes e dëme njerëzore me te pakta prej saj por, edhe me kosto me te larte ekonomike gjithashtu.

Me ardhjen e verës vendet e kontinentit europian zbuten gradualisht kufizimet deri ne hapje te plote. Edhe Shqipëria. Por, ndërsa shumica e vendeve përmirësoi treguesit COVID19 – rënie e rasteve te reja dhe vdekjeve – Shqipëria shkoi ne drejtimin e kundërt. Gjate tre muajve verore e deri ne fund te shtatorit u radhitem tek 7-8 vendet e kontinentit me shkallen me te larte te përkeqësimit për këtë periudhe.

Kështu, me 16 qershor, ne ditën e 100-te te COVID19, për 1 milion banore kishim 580 te prekur; 13 te vdekur; 197 te sëmure aktive; 370 te shëruar ndërsa me 24 shtator, ne ditën e 200-te te COVID19, për 1 milion banore kishim 4,486 te prekur; 128 te vdekur; 1,844 aktive; 2,514 te shëruar. Rreth 7-fishim i te prekurve; 10-fishim i te vdekurve; mbi 5-fishim i te sëmurëve aktive.

Sa për krahasim ilustrues, te njëjtit tregues ne 16 qershor Greqia i kishte 302 te prekur; 18 te vdekur; 153 aktive; 131 te shëruar ndërsa Gjermania 2,247 te prekur; 106 te vdekur; 76 aktive; 2,065 te shëruar. Me 24 shtator këto tregues Greqia i kishte 1,597 te prekur; 35 te vdekur; 602 aktive; 960 te shëruar, ndërsa Gjermania i kishte 3,355 te prekur; 114 te vdekur, 266 aktive; 2,975 te shëruar.

Siç shihet, ne raport me Greqinë, te dy vendet nuk u sëmuren ne pranvere, Shqipëria u sëmur ne vere Greqia shume me pak, ndonëse njësoj u hapen, Greqia mjaft me shume edhe për shkak te turizmit. Ne raport me Gjermaninë, ndërsa ajo u sëmur ne pranvere e Shqipëria jo, ne vere ajo u shërua e Shqipëria u sëmur. E, ndërsa pa filluar vera Shqipëria ishte ke 5-6 vendet e kontinentit me numrin me te ulet te vdekjeve për 1 milion banore, ne fund te shtatorit Shqipërinë e lëne prapa 27 vende te kontinentit me tregues me te ulet te vdekjeve për 1 milion banore.

Siç ishte parashikuar se do te ndodhte, tashme ne vjeshte pjesa me e madhe e vendeve te kontinentit europian është përfshire nga një vale e dyte dhe e forte e COVID19. Treguesit e përhapjes se sëmundjes dhe te vdekjeve prej saj u rriten me shpejtësi e ne disa vende duken po aq te larta, ne mos me te larta, se ato te shkurt-mars-prillit.

Për arsye te kuptueshme klime e qe si rregull, sa me ne veri a thellësi te kontinentit aq me te larte shfaqen treguesit dhe përkeqësimi, sa me ne jug e sa me pranë Mesdheut aq me pak perkeqesimi. Keto dite është njoftuar për një mutacion te koronavirusit, me origjine Spanjën, qe mund te jete një tjetër faktor shtese i rritjes se treguesve ne disa nga vendet e kontinentit me më shume qarkullim njerëzisht me ketë vend. Mundet qe edhe lodhja nga izolimi e kufizimet apo nevoja për te mbajtur ne lëvizje ekonominë kane bere te veten. Belgjika, Anglia, Spanja, Italia, Franca e disa vende te tjera po shfaqin rritje e përhapje shume te larte dhe po detyrohen te rizbatojne masa izoluese.

Pak nga pak, ne ketë vale te dyte po përfshihen te gjitha vendet e kontinentit. Ende te prekura lehte kane mbetur shume pak vende si p.sh. Gjermania, Finlanda, Norvegjia, Irlanda, Islanda, Estonia, Letonia, Malta e ndonjë tjetër. A do goditen me rende edhe këto nga kjo vale e dyte apo do rezistojnë mbetet për t’u pare.

Shqipëria vijon përkeqësimin e nisur qe ne vere, jo me ritme aq te larta sa vendet e grupit te pare por shume me keq se vendet e grupit te dyte, ndonëse jemi vend mesdhetar e me klime te bute si dhe/ose relativisht me te izoluar edhe gjate vjeshtës nga flukset turistike, te punës e biznesit.

Me 14 nëntor, pas 250 ditëve COVID19, treguesit e Shqipërisë për 1 milion banore janë: 9,467 te prekur; 213 te vdekur; 4,816 aktive; 4,438 te shëruar. Pas 50 ditësh nga dita e 200-te, gjithnjë sipas treguesve qeveritare, përhapja e sëmundjes është mbi 2-fishuar, te vdekurit janë thuajse dyfishuar, te sëmuret aktive janë thuajse 3-fishuar e janë tashme me te shumte se te shëruarit, duke rritur çdo dite diferencën me këto te fundit, e qe premton përhapjen e mëtejshme te sëmundjes.

Sa për krahasim, Greqia këto tregues për 1 milion banore i ka: 6,969 te prekur; 99 te vdekur; 5910 aktive; 960 te shëruar. Gjermania këto tregues i ka: 9,323 te prekur; 150 te vdekur; 3,293 aktive dhe 5,879 te shëruar. Pra, Greqia ka me pak te prekur e shume me pak te vdekur se Shqipëria; Gjermania thuajse po aq te prekur sa Shqipëria, por goxha me pak te vdekur.

Treguesit e vërtete te Shqipërisë me gjasa janë mjaft me keq se ç’tregojnë shifrat e Qeverise. Për definicion te sëmuret ndahen ne te konfirmuar e te dyshuar me COVID19. Te dyshuar janë ata qe ndonëse duket qarte se janë prekur nga COVID19, përfshire te shtruarit ne spitalet COVID, për shkak se testi fillestar u ka dale negativ nuk numërohen si me COVID as edhe kur vdesin për këtë shkak ne spitalet COVID. Gjate gushtit te dyshuarit me COVID janë përmendur ne raportet e Ministrisë se Shëndetësisë pa dhëne asnjë shifër ndërsa ka ca kohe qe nuk përmenden asfare.

Gjithashtu, vijimi me kokëfortësi i politikes se kryerjes se numrit minimal te testeve pakëson artificialisht numrin e te prekurve, te të sëmurëve aktive dhe vdekjeve qe mund te kenë ardhur nga COVID19 duke dhënë një pamje te deformuar te situatës, duke penguar edhe vetëreagimin e përshtatshëm te individëve edhe mirëmenaxhimin e situatës, qofte nga strukturat shtetërore qofte nga strukturat shoqërore dhe ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco