Biden & Trump

Biden & Trump

Nga Kastriot Islami - 15/11/2020

Ende zyrtarisht nuk ka një rezulat për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Pra duhet pritur…edhe pak…!

Biden ka shpallur fitoren kur janë numuruar në shume nga shtetet e “diskutueshme” mbi 99 përqind e votave. Trump s’e ka pranuar rezultatin, dhe sic ndodh tradicionalisht në SHBA s’e ka njohur fituesin e për rrjedhojë s’i ka bërë një “telefonatë njohjeje të fitores” apo një “telefonatë përshëndetje për fitoren”. Madje Trump ka deklaruar se për shkak të manipulimeve shumë nga rezultatet do të atakohen në gjykatë…Shumë liderë botërore, e kanë përshëndetur Biden, për fitoren e deklaruar…

Nga sa më lart, do të thotë që zytarisht duhet pritur… ndonëse për demokratët fitorja është e padiskutueshme, ndërkohë që për republikanët s’ka asnjë dyshim që fjalën e fundit do ta thotë gjykata…

Nga analiza e rezultateve në 8 shtetet e “diskutueshme” (në vota për Biden apo Trump) që janë konkretisht i) Wisconsin me 10 mandate elektorale; ii) Michigan (me 16 mandate elektorale); iii) Pensilvania me 20 mandate elektorale; iv) Georgia me 16 mandate elektorale; v) North Carolina me 15 mandate elektorale; vi) Nevada me 6 mandate elektorale; vii) Arizona me 11 mandate elektorale dhe viii)  Alaska me 3 mandate elektorale; rezultojnë këto përfundime

•     Biden ka fituar 15 485 539 vota dhe 79 mandate

•     Trump ka fituar 15 306 957 vota dhe 18 mandate

•     Diferenca ne vota ne keto 8 shtete eshte vetem 178 582 vota dhe ne mandate 61

Në shkallë kombëtare

•     Biden ka marrë deritani, 14/11/2020, ora 13.45: 78 189 629 vota kombëtare dhe 306 mandate elektorale;

•     Trump ka marrë deritani, 14/11/2020, ora 13.45: 72 770 419 vota kombëtare dhe 232 mandate elektorale

•     Diferenca në vota kombëtare është 5 417 848 vota në favor të Biden; diferenca në mandate elektorale është 74.

Nga këto rezultate paraprake rezulton

Biden me 306 mandate elektorale dhe Trump me 232 mandate elektorale. Ndërkohë që duhen minimalisht për tu zgjedhur president 270 mandate elektorale…

Përsëritje: Duhet pritur rezultati zyrtar pra kur do të përfundjnë të gjithë numurimet por kur do të deklarohen të gjithë vendimet e gjykatave (sepse duket do të ketë ankimime sic ka deklaruar e Trump)…

Syri.net

14 nëntor 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Noni15/11/2020 16:21

Amerika dhe Tramp i Kane zgjidhjet . Problemin e rrezikshem e kemi ne shqiptaret , si i behet Shqiperise qe me 25 prill shkon ne votime me O siguri e garanci vote , mbasi nuk ka as shtet e as gjykate . Per kete te mendojne e te tunden nga vendet ku rrine strukur opozita dhe shqiptaret .

Daj jaku15/11/2020 12:51

Ti si fizikant mathematikan si e spjegon faktin që kutitë e futura në Michigan, mbas ndërprerjes së numërimit pa asnjë arsye, veçse adaj që Tramp ishte në avantazh të fortë, pra kutitë e futura më pas japin një rezultat 130 mijë vota në favor të Biden dhe 0 (zero) për Tramp? A ka matematikë probabilistike të numrave të mëdhej që të mund të spjegojë këtë fenomen? Prandaj edhe artikullin e ke shkruar si ministër i jashtëm, pra si dipllomat. Dipllomacia është shkenca e ngjyrave që nuk kanë asnjë shkencë.

Gimi15/11/2020 12:39

As që diskutohet që nëse është ndërhyrë në sistemin kopjuterik është e rëndë.Ka disa vite që diskutohet kjo gjë duke akuzuar njëri tjetrin.Një hetim i mirëfilltë i domosdoshëm për tu sqaruar një herë e mirë kjo çështje.

krasasi tp15/11/2020 12:24

Si ish Ministër i Jashtëm, mund të keni informacione shtesë, psh cili është numuri i fletëve të votimit të shtypura nga Autoriteti?. Nëse 160.milion vota të numuruara deri tani e tejkalojnë numrin e të regjistruarve me të drejtë vote. Nëse rasti i "grabitjes" së mandatit të ligjvënësit Republikan nga një ligjvënës Demokrat në Kontektikat, ka ardh si pasojë e ndërhyrjes në sistemin kompjuterik. Nëse kemi në zgjedhjet në SHBA krim kopjuterik kjo është shumë e rëndë dhe Demokratët do marrin një 'shuplakë', që do t'ju përcëlloj për disa dekada. Integriteti i zgjedhjeve është më i rëndësishëm se çfarë tjetër.

Shto koment

Denonco