‘Vëllai’ i Piktorit – Vuçiçi, ishte dhe mbeti projektues i ferrit

‘Vëllai’ i Piktorit – Vuçiçi, ishte dhe mbeti projektues i ferrit

Nga Kim Mehmeti - 14/11/2020

Vuçiçi është politikan i dalë nga gjaku i luftërave të Millosheviçit kundër popujve jo-serbë të këtyre hapësirave dhe ai gjak, herë pas herë, atë e ndjell!

Presidenti i Serbisë është i dalë nga kapota e Millosheviçit dhe është një nga zbatuesit e politikës shoviniste serbe, që kishte për qëllim shfarosjen e popujve jo-serbë e jo-ortodoksë.

Vuçiçi është president e një shteti kishtar, që edhe në të shkuarën, edhe sot, zbaton projektet e Kishës Ortodokse Serbe, shumica e priftërinjvë të së cilës, edhe sot, njësoj si dikur, ngado që shkojnë, kryesisht mbjellin urrejtje ndaj besimtarëve të feve tjera.

Vuçiçi i takon asaj klase politikanësh serbë që nuk hoqën dorë nga projektet serbomëdha të Millosheviçit e të Kishës Ortodokse Serbe pse ato sollën gjakderdhje, por pse ‘Kasapi i Ballkanit’ nuk e realizoi Serbinë e madhe pa jo-serbë, e pa jo-ortodoksë në të.

Pra Presidenti i sotëm serb, si edhe shumë burrështetas tjerë të Serbisë, nuk e fajësojnë Millosheviçin pse ai i filloi luftërat e përgjakura në Ballkan, por pse i humbi.

Dhe është e pritshme që një njeri i tillë të bëjë gjumë në shtratin e paqe-ndërtuesit, por të shohë ëndrra luftarake.

Madje është e pritshme që një njeri i tillë edhe paqen ta ndërtojë duke u armatosur, duke u bërë gati për luftë, e jo për paqe, ashtu siç bënë sot Serbia kur për çdo ditë armatoset, e ne dhe bota shtiremi se këtë nuk e shohim.

Më në fund edhe nuk mund të ndërtosh parajsë me projektuesit e ferrit dhe nuk mund të ndërtosh paqe me një njeri, i cili dhjetë ditë pas gjenocidit në Srebrenicë, pra me 20 korrik të vitit 1995, si deputet, nga foltorja e parlamentit serb, e paralajmëroi tërë botën se për çdo serb të vrarë, ata do vrisnin 100 myslimanë?!

Andaj edhe nëse është e mundur të pajtohesh se s’mund ta ribësh të shkuarën, është idiotizëm të bësh atë që bën Piktori i ‘Rilindjes’ dhe ish-Presidenti i Kosovës që përfundoi në Hagë – të vëllazërohesh me një burrështetas që karrierën politike e ka ndërtuar duke ecur udhëve të lagura me gjakun e të pambrojturve dhe duke i fshehur varrezat masive të shqiptarëve, që kishin vetëm një faj - pse nuk ishin serbë dhe pjesëtarë të kishës ortodokse serbe. 

Por në gjithë këtë histori ka diçka të dhembshme dhe poshtëruese për ne shqiptarët, e që ka të bëjë me atë se përderisa myslimanët e Bosnjës, në vitin 2015, nuk pranuar që Vuçiçi të merrte pjesë në përkujtimin e viktimave të Srebrenicës, si dhe, përderisa kroatët as që mund ta imagjinojnë që Vuçiçi të shëtisë lirshëm nëpër vendbanimet e tyre, Kryeministri i Shqipërisë, atë e priti në Tiranë si të ishte një nga nënshkruesit e pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. 

Pra e priti dhe u vëllazërua me të thuajse ishte një nga burrështetasit që u pajtuan ta bombardonin Serbinë, për t’i shpëtuar shqiptarët nga gjenocidi serb, e jo një nga ata që përkrahnin projektet për spastrime etnike të Kosovës dhe Bosnjës.

Dhe çka mund të thuash pas kësaj, si mund të ndjehesh mirë si  shqiptar kur e sheh se si Kryeministri i shtetit tënd amë, e trajton Vuçiçin si të ishte heroi i shqiptarisë, e jo mbështetës i politikave dhe projekteve antishqiptare!?

Dhe gjithë këtë Piktori sot na e shet si vlerë perëndimore, duke na llogaritur për aq budallenj sa të besojmë se janë të prapambetur, e jo të civilizuar, popujt që duan drejtësi, si për shembull hebrenjtë, të cilët edhe kaq vite pas Luftës së Dytë Botërore, u shkojnë hap pas hapi vrasëseve të tyre nazistë.

Pra vetëm burrështetas si Piktori mund të bëjnë të paparën e të padëgjuarën: në vend që të ngrenë aktakuzë e padi kundër Vuçiçit dhe shumë burrështetasve tjerë serb, ai e paditi Kryeministrin e Kosovës?!

E tani ne habitemi pse ka qarqe perëndimore që bëjnë çmos ta barazojnë viktimën shqiptare me kriminelët serbë, gjë të cilën e ndihmuan edhe burrështetasit shqiptarë, siç janë Piktori dhe ish Presidenti i Kosovës, të cilët u ‘vëllazëruan’ me Vuçiçin edhe pse e dinin se ai kishte dalë nga gjaku i luftërave të fundit ballkanike.

Pra ne tani habitemi pse luftëtarët tanë të UÇK’së, disa qarqe Perëndimore, i akuzojnë duke përdorur te dhënat e policisë kriminele serbe, e jo ato të viktimave shqiptare.

Dhe ne shtiremi se nuk  e shohim se përballemi me paradokset tona, se jemi viktima të inferioritetit të burrështetasve tanë, që i çon ata të shkelim edhe mbi kufomat e viktimave tona të pafajshme, vetëm që të jenë të pëlqyer nga të huajt. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Martin17/11/2020 08:51

Vucic, eshte garanti iu shpetimit te Edi Rame-tradhetarit, pasi te zhduket nga politika, ai do te ket vetem nje vend te quajtur ferr, ne burge,dhe Ed tradhetare shpreson qe Vucic do ti jape nje vize per Rusi ku strehohen kriminelet e tipit Miloshevic, Po Rame kukkushi harron se Serbi dhe Rusi perdorin politiken e limonit te shtrydhur, nuk kan shanc ta mbrojne katastrofen me te madhe kombetare qe nga lufta me Turkun. Demet e keti m*** do te ken pasoja edhe per dyqint vjet te tjera

Selman Dervishi-Mani,USA.poet15/11/2020 01:24

HEU,"VËLLAI" I PIKTORIT -VUÇIQI,ISHTE DHE MBETI OH,PROJEKTUES I FERRIT;
EU,ZGËRDHAI GRIHORRIT-TRUHIQ;TRISHTE O TRETI GROINFETKTUES I TERRIT!!.
SI NJË BARI BUDALLA;SHI,NJË BAGËTI TUTALLA;QË DHELPËRA ME POROSI NGA
UJK GJAKATARI,DUKE MASHTRUAR BARIUN;KAQ HË PLAQ,O,TË ZIUN;QARROSJE
DHE AHENGJË;PËR ÇFARRSOJE KRAHTREGJË;A,KUR LUKURIA E UJQËVE OUUH,
MISHËNGRENËSE,ZUR KUKURIA E TRUQËVE TRISHËTRENDËSE;DUKE I AFRUAR
PËR MEZE VETËM NDONJË COPË ASHTA,NGA KOPEJA E DELEVË ME QINGJA TË
VETA;NDËRSA,PRAPA SHPINËS,TRAPA SHKINËS;LUKURIA E UJQËVE,KUKURIA E
HUQËVE,TRUQËVE;KASAPROHEJ O MASAKROHEJ,GADI TERË KOPEJA;DELE ME
QINGJA;NGELE MË INGJA;POR,KUR PËR FUND,ZGUR TERË MUND;KUR RRAPLLOI
OGIÇIN ME KUMBONË,KUMBUAR KUMBONA,SHKRUMBUAR TUMBZONA;A,BARIUT
I DOLI PIA,OU,I VOLII GRIA;KUR VENEROI KOPENË E MASAKRUAR,TROFENË E KA-
SAPRUAR;NGA TRADHËTIA NDAJ KOPESË,SA TRAGJEDIA VAJ TROFESË;SPIRRA
E ASHTIT KOPESË SË VETË;NË FYT I MBETË,E MBYTI,DHE E TRETI;AH,SI VIKTIMË
E TRADHËTISË,PËRJETIMË TRAGJEDISË;VRARË PËRGJEGJJE NDAJ TROFESË AH,
SHARË NDËRGJEGJJE VAJ KOPESË;NGRERJE PRESA PRESËS;PRERJE OH,BESA
BESËS;KOPEJA TUK FLIJOHEJ TRADHËTIE,S'KA FALJE MEKATE ZOTRIUT KOPESË;
TROFEJA NUK FLIJOHEJ TRAGJEDIE,NA PRRALLJE ZEKATE HORZIUT TË TROPESË!!
MANI,USA.

Noni14/11/2020 14:43

Edhe me qiri te kerkonte Vucici , ne te gjithe rruzullin tokesor , nje te tille sharlatan drogaxhi , kriminel , antiatdhetar , qe shet gjithecka ,deri ne mohim te rrenjeve te te pareve te vet , vetem e vetem per pushtet , para e droge , s' kishte per ta gjetur kurre me te mire per te realizuar Planet e tij serbeshekullore , pervecse ne Shqiperi , ku shqiptaret nje te tille , akoma e mbajne per kryeminister .

Turi 14/11/2020 11:50

Kurt do aprovohet kur te qethen vicat

Turi14/11/2020 11:48

Hapni veshet dhe degjoni njerezit e mire jo plehrat si edvin zullapi,kjo qelbesira qe nuk po zhduket nga faqja e dheut

Shto koment

Denonco