Kush kishte të drejtë, Rama apo Besarti?

Kush kishte të drejtë, Rama apo Besarti?

Nga Gentian Gaba - 11/11/2020

Koha kovidiane në të cilën jetojmë ka bërë që debati publik të fokusohet me doemos te pandemia dhe efektet shumëdimensionale që ajo prodhon për shoqërinë. Për shkak të kësaj, është e jetike për mazhorancën socialiste të prodhojë pseudo ngjarje, për të hequr sadopak vëmendjen dhe trysninë e opinionit publik nga veprimet dhe mosveprimet e saj.

Andaj edhe shohim shashka të njëpasnjëshme të eksponentëve të saj që përpiqen të çajën rrymën e COVID-19, për të goditur opozitën. I tillë është rasti banal dhe vetëlëndues për Shqipërinë dhe Kosovës i Ramës dhe Ballës, me ‘rilindjen’ e Dick Martin; apo angazhimi i kreut të sallaksve në anatemimin e procesit përzgjedhjës së kandidatëve të PD-së.

Ku i pari i qeverisë duket më i “shqetësuar” për mënyrën e seleksionimit të deputetëve nga kampi blu, sesa për seleksionimin, i cili ndanë jetën me vdekjen, që po kryejnë në spitalet e vendit për radhën e trajtimit të pacientëve me COVID.

Për autorin e këtyre radhëve, në rreshtin e shashkave, renditet edhe lajmi i së mërkurës mbi emërimin e Besart Kadisë si zv. Ministër i Financave. Një përpjekje për të prodhuar një diversion brenda radhëve të opozitës, me shpresë e sëndërgjimit të një debati mbi arsyet e largimit të një figure nga Partia Demokratike, e cila kërkon fat në oborrin e ‘Rilindjes’.

Në fakt ky është një lajm për një largim të vjetër, sepse rilindasi më i ri nuk është më pjesë e PD-së prej fundvitit të shkuar, pasi kishte zgjedhur të ecte me këmbët e tija drejt një ‘Alternative’ tjetër.

Dhe më shumë se komentet mbi emërimin e tij (në fakt është një lajm i mirë që në dukje Rama paska hequr dorë nga përzgjedhja e kandidatëve nga bota e krimit, për të peshkuar nga fundlista e Partisë Demokratike), do të duhej të komentohej mënyra se si kryeministri dhe Besarti kanë sheshuar këndvështrimet e ndryshme që kanë për disa çështje me sensibilitet për interesin publik. Njëra prej tyre është korrupsioni.

Disa vite me parë, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, Besarti ishte pjesë e programit ‘Të Paekspozuarit’; në një sinkron të të cilit komentonte qeverisjen gjatë mandatit të parë të Ramës, duke cituar midis të tjerash Transparency International mbi rritjen e korrupsionit. Komenti i kryeministrit për qëndrimet e zv. Ministrit të tij të ri ishte se ai ‘fliste broçkulla’. Sigurisht tani duhet të ketë ndryshuar mendim, por a qëndrojnë çështjet e ngritura atëmot nga Besarti?

Për të mbajtur larg subjektivitetin, është më mirë që të mos i bëjmë apel Ramës apo Besartit, por të mbajmë kutin e Transparency International, që si kryeministri ashtu edhe zv. Ministri i tij i ri, e kanë cituar bollshëm gjatë opozitës së tyre. Dhe në fakt Transparency International i jep të drejt Besartit.

Nga viti 2016 deri më sot kurba e korrupsionit në Shqipëri ka ardhur në rritje. Nga vendi i 83-të në botë, kemi kaluar në vendin e 106-të. Zezona në fakt është edhe më e madhe sesa shifrat e ftohta të një organizate prestigjoze si Transparency International, korit të së cilës i janë bashkuar përherë e më zëshëm Banka Botërore nëpërmjet Doing Business dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Anispe duket se broçkulla ishin ato të Ramës, Besarti, edhe pse kishte të drejt në oponencën e tij të dikurshme, pak muaj përpara zgjedhjeve, ka marrë përsipër të futet në atë që sot është njw limer korrupsioni. Sigurisht duhet të ketë arsyet e tij të mira për të hequr dorë nga akuzat e mëparshme. Madje mund të ketë edhe ambicien që nga brenda, krejt i vetëm, të ndërtoj atë begati që Rama dhe ministrat e tij nuk i dhanë dot Shqipërisë për shtatë vite e gjysmë.

Megjithatë, përpara ‘spiropalizimit’ të tij përfundimtar, dhe në dobi të interesit publik, do të ishte fisnike të sqaronte qëndrimin e tij mbi korrupsionin që, edhe sipas tij, ka kapur këtë mazhorancë. Pasi është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë arsyen pse Transparency International është po aty ku ishte me raportet e saj mbi korrupsionin, ndërsa Besarti jo.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cak12/11/2020 14:50

Pse duhet të habitemi me Besë-Artin ?
Në kushtet e prodhimit të bollshëm të kanabisit, edhe "arti" i korrupsionit mer zhvillimet e veta.

Demokrati12/11/2020 02:25

Jeni te majte qe te tre ne foto.

Pa emer12/11/2020 00:10

Bes-arti doli Bes-teneqja ose Pa-besi

Pa emer12/11/2020 00:06

Bes-arti doli Pa-besi.

Dibra 11/11/2020 23:09

Besarti u be xheloz me Sokol pallen, Nazar-kOT, Vasjarin,Minxhzin, mendoi se vetem ata e kane te drejten exkluzive ti puthin Bythen Rames, jo mor zotni Faraoni i Surelit e ka B...... e madhe, ka nje pjese edhe per Ju.

Shto koment

Denonco