Lul doktori

Lul doktori

Nga Çim Peka - 11/11/2020

Po të marrësh mundimin të lexosh çakërdisjet e Edit në Twitter, vëren lehtësisht mungesën e stabilitetit të tij, jo vetëm mendor, por edhe në argumente. Aty sheh portretizimin e Lulit doktor. Jo një, po dy. Një Lul doktor, (ç)ekspert pandemie; ndërsa tjetri Luli doktor i Shtëpisë së Verdhë.

Ditën e përballjes së parë të Hashim Thaçit nga Hagë, lajmi i madh ishte mungesa totale e të ashtuquajturës Shtëpi e Verdhë. Ndërkohë që për Prokurorinë e Hagës ajo nuk ekziston, dhe si rrjedhojë as dosje për të, në mendjen e Edit ekziston Luli si ‘Doktori’ i dosjes së Shtëpisë së Verdhë.

Sesa deklaratat e Ramës i shërbejnë narrativës serbe kjo është e qartë, porse këmbëngulja e Ramës për ta rikthyer këtë akuzë ndaj Bashës pas 15 vitesh, për shumë është e pakuptimtë. E pati provuar Arben Ahmetaj në fushatën e vitit 2005, kur u mund nga Lul Basha në Njësinë Administrative nr. 7 në Tiranë në mënyrë spektakolare. Dhe nuk i ngjiti.

Që Rama nuk i beson as vetë atyre që thotë, edhe kjo është evidente, se përndryshe do të kishte akuzuar edhe Vjosa Osmanin dhe Vlora Çitakun, pasi edhe ato kanë shërbyer përkthyese në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut.

Luli doktor i dosjes së Shtëpisë së Verdhë, i shërben Ramës për të larguar vëmendjen nga Luli doktor i pandemisë. Madje, nuk është çudi që në përpjekje për të larguar vëmendjen nga ‘Luli doktor pandemie’, Rama të shkojë deri aty sa ‘Lulin doktor dosjesh’ të na e paraqesë edhe si vetë ‘doktorin’ e Shtëpisë së Verdhë.

Klithmat e Edit  ‘Fol, Lul, tregoju shqiptarëve, dil sqaro rolin tënd në atë raport të turpshëm’, së shpejti mund të marrin formën ‘Fol Lul, ku i ke çuar organet, ku i ke fshehur kufomat’. Nuk u ndahet kufomave ai.

Ju kujtohet fillimi i pandemisë, kur nga bunkeri i tij në Surrel u drejtohej shqiptarëve si një haluçinant, për viktima, për kufoma, për armikun e padukshëm që zbriste nga qielli. Kur mbyllte Shqipërinë, e nxirrte autoblindat në rrugë me mitralozë të mbushur, a thua do të vriste virusin me to.

Qëndrimi i opozitës atë kohë ishte po aq i thjeshtë sa ç’është edhe sot: formulo një plan për pandeminë; rrit kapacitetet e spitaleve; testo; rimburso ilaçet; ndaloju paratë oligarkëve të mjekësisë dhe çoji për spitalet; hiqu paratë oligarkëve të inceneratorëve dhe ndihmo ekonominë dhe biznesin e vogël. Kaq. As më shumë e as më pak.

Rama është në kulmin e fushatës elektorale për një palë zgjedhje që ai kush e di pse dreqin, i trajton si jetë a vdekje. Strategjia e Ramës është kopje e strategjisë së tij në 2017, dhe 2019. Largimi me çdo kusht i vëmendjes nga problemet reale të shqiptarëve. Dhe ato janë dy: ekonomia dhe shëndetësia. Herë me tepsi, herë me legen, herë me autoblinda, herë më Shtëpi të Verdhë. Dhe Luli më shumë se doktor pandemie, po sillet si doktor ekonomie.

Sa herë që Edi Rama lëvron një këst për inceneratorët, politikanë të opozitës vizitojnë banorët e lënë nëpër çadra që nga tërmeti i një viti më parë. Sa herë Rama jep një koncesion korruptiv me PPP, Basha është pranë biznesit të vogël. Ndërkohë që Pandeli Majko harxhon para të buxhetit të shtetit për të blerë lojën ‘Mos u nxeh’, opozita i kujton atij paketën e tretë të ndihmës për pandeminë.

Në ditën që pacienti i pestë u vetëvra duke u hedhur nga dritarja e spitalit, Rama ‘Doktor videosh’ na paraqiti ambientet e brendshme të spitalit. Aq e fortë dhe absurde është propaganda e Ramës, saqë të jepet përshtypja që për shkak të kushteve përrallore në spitale, pacientëve u duket vetja në parajsë, dhe mendojnë se edhe mund të fluturojnë nga dritarja.

Sot ka dy ilaçe që tregtohen kundër COVID-19. Njëri që kushton rreth 3500 dollarë, dhe që është sjellë në Shqipëri nga Vilma Nushi, dhe një tjetër që kushton më pak se 200 dollarë dhe është në të zezë, sepse Ministria e Shëndetësisë nuk i jep lejen për t’u tregtuar.

Dhe bash për këtë ilaçin e dytë, shqiptarët shkojnë deri në Turqi për t’u mjekuar.

Pandemia ka shërbyer si stress-test për të gjitha ekonomitë, edhe ato më të fuqishme. Dikush e ka menaxhuar më mirë, dikush më keq.

Kryeministrja e Zelandës së Re i rifitoi zgjedhjet parlamentare në mënyrë plebishitare muajin e shkuar, pikërisht prej menaxhimit model të pandemisë. Edi Rama është gropë.

Edi Rama është i gatshëm të hapë çfarë do lloj teme, edhe të ri-shpikë Shtëpinë e Verdhë, veç të largojë vëmendjen nga shtëpitë e bardha, spitalet.

Me gjasë, shumë qeveri të kontinentit, por edhe më gjerë do të bien prej pandemisë, dhe qeveria e Edi Ramës edhe më fort. Dështimi i Ramës për të tërhequr Bashën, por edhe opozitën e bashkuar në tema pa lidhje, vetëm sa e acaron atë më shumë.

Sa më shumë acarohet Edi, aq më shumë Luli përqendrohet vetëm tek pandemia dhe ekonomia. Unë nuk jam ekspert të vlerësoj planin e Bashës dhe të opozitës, por di që ka një plan për pandeminë dhe një plan për ekonominë.

Nuk e di se kush i djeg më shumë Ramës, Luli ‘doktor i pandemisë’, apo Luli ‘doktor i ekonomisë’, por di që Rama ka vetëm një plan, ‘planin e zgjedhjeve’. Sa më katastrofë i duket plani i zgjedhjeve, aq më shumë Twitter-i Ramës duket sikur një mace ka shkelur mbi tastierë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari12/11/2020 20:09

Analize e sakte dhe serioze. Sido qe te veproje e sido qe te sillet Edvin Kellira ne pidh te Lindes do te perfundoje, me cdo cmim.

E ke qare!12/11/2020 02:59

Shkrim fantastik dhe realist!

Tani11/11/2020 22:43

Bukur dhe i drejt opinioni. Po me 25 prill do ket sërish masakër plak. Vjedhje votash e do zoti nuk ka viktima se me kët lloj rilindje nuk është e leht mër plak.

Plepi Naqes 11/11/2020 22:29

Xhozi,Titi ,Lymi,Rudina, pasi u ngopen nga e pegera e Sales ,tani jane kthyer nga suma e Ramiut,se ky pllazma e ka me perqindje toksike nga perdorimi I droges,po kur hiqen me katolik se papa dhe te ndershem sikur jane akullore si xhuxhi Durresit.Nuk e kuptoj ,keta e dine ,qe na pelqen ose jo imami por xhamija eshte e te gjitheve, na pelqen ose jo Lali por pd eshte e te gjitheve prandaj , keta me krijimin e ke tyre partickave do te marrin vetem voten e Mero pordhes Dhe te Karlo boles atje ku dhe intervistohen ,me nje fjale do te marrin hurin nga mbrapa.

Emri11/11/2020 19:28

Zgjedhjet per kete moster kryeminister jane KUFIRI I FUNDIT ! Kjo moster qe po mbytet eshte gati te mare cdo gje me vete ! Me te eshte shume por shume e veshtire . Asgje nga keto qe shkruani dhe komentoni cdo ore e minut per mostren kryeminister NUK KANE ASNJE VLERE ! Atij i intereson qe njerezia te kenaqet duke e "share dhe diskrettituar" ! Eshte me kompleks se ce mendoni ! Ben sikur SALIU DHE LULI PO JA NXINE JETEN ! As qe i prishin pune FARE ,Ai ate do ! Duke u konfliktuar me SALIUN dhe LULIN ,Ai gjen mundesine te PROPAGANDOJ SESA I PA ZEVENDESUSHEM ESHTE perballe nje opozite qe ka celsat e kashtes ! QE TE HEQESH KETE MORTJE NGA JETA E SHQIPETAREVE DUHET NJE PLAN BRENDA LIGJEVE DHE KUSHTETUTES ! FAVORE te Opozites jane : 95 % e Shqipetareve bashkengjitur Zotin president Ilil META !

Klevis11/11/2020 18:50

Super

Bujar11/11/2020 18:05

Shkruaj edhe per ate Topallen se na cau menderen mbreme ne Open Nga qe eshte mesuar me bodigard pas b---e ishte fishkur fare e shkreta.Vdiq per nje cik .karrekull.Fajin e ka Sala qe mori nje ishsigurimse dhe e beri kryetare kuvendi.Nuk ka vjedhur fare e shkreta !Eshte shume e ndershme e shkreta.Vetem njehere thote ka marte Ramdrogen ne telefon per te ndihmuar nje shkodran, dhe ai ja plotesoi deshiren.

ReBo11/11/2020 16:27

Nuk jam dakort deri ne fund. Po te supozojme se vetem 10% e atyre qe thuhen se ndodhen ne zgjedhjet presidenciale be Amerike jane te verteta(le te supozojme) atehere me thoni dot se cfare mund t'i beje zgjedhjeve me 25 prill ky faresoj (sojsez) kryeminister. Ka mundesi nuk ia ndjen fare per opoziten. Ne cdo moment provokon qe opozita, mundesisht t'i braktise zgjedhjet. Do t'i vjedhe prape. Ja kesaj cfare do t'i beje doktor Luli. Ketu eshte puna, mendoj une.

Zana 11/11/2020 15:33

Bukur po bukur shume

Shto koment

Denonco