Pamjet ekskluzive të ERTV-së si pamjet ekskluzive të ISIS, tek vriste qafirët

Pamjet ekskluzive të ERTV-së si pamjet ekskluzive të ISIS, tek vriste qafirët

Nga Enkel Demi - 11/11/2020

Na lajmëroi 24 orë para që do të jepte pamje ekskluzive nga Infektivi te televizion i tij.

I vuri në punë me pastrues, kameramanë, grimierë dhe po bëhej gati, ani se një fatkeq nuk e priti dhe u hodh nga ballkoni.

Po le të vdesë ai, për çdo lajm ka make up… dhe ja ku doli.

Në ekran na u shfaq në një nga ditët më të zeza të koronavirusit një spital i mrekullueshëm. Të afërmit e atyre që kanë humbur së fundmi duhet të jenë ndjerë ligsht me këtë spektakël makabër, i cili për fat të keq është ekskluziv i televizionit të vetëm në botë që ka pronar një kryeministër.

Ne nuk e kemi ditur dhe s’kemi për ta ditur se cili paguan taksat, sigurimet, shpenzimet, energjinë, ujin, pluhurat e grimit në këtë televizion, por kemi fatkeqësinë të helmohemi prej tij çdo ditë të Perëndisë.

Nuk bëhet më fjalë për turp, as për vënie në lojë, bëhet fjalë për propagandë që mpin. Metodologjia është e njëjtë me ISIS-in. Edhe ata ishin ekskluziv, edhe ata bënin një parapërgatitje, madje detyronin viktimat të lexonin deklaratë, ashtu si ka qenë e detyruar dje shefja e Infektivit të raportonte për ERTV.

Por, në atë kohë mediat e mëdha morën përsipër të mos e jepnin këtë ‘spektakël’ terrorist. Nuk e lejuan. Nuk e transmetuan. Një shfaqje e këtillë ishte dhe ajo çka bëri dje Edi Rama.

Është qesharake që do ditë më parë ambasadorja Yuri Kim nxiste gazetarët të bënin detyrën e tyre me guxim, por në fakt ka nxitur kryegazetarin e kësaj qeverie, i cili do të shpotisë, nëse do të lexojë këto radhë dhe si çdo ditë do të sulë ushtrinë e tij të helmit për të intimiduar këdo që refuzon neverinë që shpërndan.

Kuptohet në këtë rast zonja Yuri do bëjë sikur nuk e ka parë që gazetarët e saj ‘guximtarët’ e kanë litarin tek fyti, kurse njerëzia që hap televizorin pak nga pak do i ngjajnë teleshikuesëve të Kim Jong-Un.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ylber11/11/2020 20:27

Helli

Emri 11/11/2020 18:51

Ne te gjitheve te na vij turp , qe kemi nje kryeminister te tille ! Jemi NE pa eshte AI !

krasasi tp11/11/2020 16:03

Ju bën përshtypje që Kryeministri ka një televizion. Po të tjerët kush i menazhon?. Nuk ju ka bër përshtypje që një ish Kryeministër z.Meksi u kthye në ndërtues posa rregulloi 'kuadrin ligjor' në kundërshtim me Kushtetutën. Që ish Kryeministra fshehin 'kursimet ' në parajsa fiskale, të tjerë të përfshirë në lidhje kriminale. Po trokit ora e së vërtetës. Qytetarët nuk po kërkojnë që të 'varen te palma para kryeministrisë' , Të dorëzojnë së pari çfarë kanë grabitur.

ReBo11/11/2020 14:36

Mundohuni te imagjinoni secfare do te beje me zgjedhjet ky lubi pas spektaklit me "thase mielli" ne SHBA. Kam degjuar se ne nje shtet nje milioner anti Trump pagoi te gjitha gjobat e qytetareve. A nuk eshte ký nje thes me miell? Ia terezisin cunat problematike me 25 prill. Keni per te pare.

Albi11/11/2020 12:53

Tamam dhe shume e neveritshme. O zot sa posht kemi rene. Po ne cvend te botes mund te shohesh tv qeveritar si ky i ertv. Edhi kim jongu na ka zili

Shto koment

Denonco