Taulant Balla, ‘zëdhënësi’ më i ri i UÇK-së, sektori për tallje me Kosovën

Taulant Balla, ‘zëdhënësi’ më i ri i UÇK-së, sektori për tallje me Kosovën

Nga Enver Robelli - 10/11/2020

Ndërsa gjendja me koronavirusin në Shqipëri rrezikon të dalë nga kontrolli, ndërsa ekziston rreziku që BE të mos hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, sundimtarët socialistë në Tiranë e kanë gjetur një temë: Kosovën pas arrestimeve të fundit të 4 politikanëve me të kaluar në UÇK. Keqpërdoret Kosova për patriotizëm dylekësh. Shefi i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sipas një televizioni oborrtar të PS-së, paskësh vendosur të kërkojë krijimin e një komisioni hetimor mbi “të ashtuquajturat burgje të UÇK-së në Shqipëri”.

21 vjet pas luftës një politikan socialist, për nevoja elektorale dhe beteja politike të kasabasë së Tiranës, i kthehet një çështjeje për të cilën Shqipëria zyrtare nuk është interesuar kurrë. Tash shfrytëzohet situata e krijuar në Kosovë pas arrestimeve të fundit për të bërë poza e skena bajate kuazi-patriotike.

Taulant Balla ndoshta nuk e di, por për ekzistencën e këtyre burgjeve janë mbajtur procese gjyqësore në Prishtinë (nga drejtësia ndërkombëtare) dhe janë dënuar në vitin 2011 tre pjesëtarë të UÇK-së, me 15, 12 dhe 7 vjet burg.

Nuk ka faj Lulzim Basha për këto burgje, por shteti shqiptar që nuk është interesuar se çfarë po ndodhë në territorin e tij. Betejën me Lulzim Bashën socialistët le ta zhvillojnë rreth temave të Tiranës dhe jo në kurriz të Kosovës, duke dashur të shtiren si patriotë. S’ka të bëjë kjo asgjë me patriotizëm. Vetëm me përpjekje të mjera për largim vëmendjeje nga problemet e mëdha me të cilat po ballafaqohet Shqipëria, përfshirë, në radhë të parë, korrupsionin dhe krimin e organizuar prej disa dekadash. Dhe këtu pjesën e kafshatës e kanë marrë të gjithë, pozitë e opozitë. Tash shesin dokrra. Mbani për vete dhe lëreni Kosovën në hallet e veta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gopi i ures13/11/2020 11:53

Asnje koment i publikuar kunder qenqeverise! Merret vesh qe jane marre vesh, çimi me doçin; Doçi; Peke; mos i publiko komentet kunder meje! - Yes sir, leh çimi, dhe mbush xhepat me para te vjedhura! E sollen ne mediat shqiptare si nje ere te re, pasi ja mbyllen tv- Italianit Beceti dhe hileja e doçit qe: Ja! Mbyllem nje canal tv, por hapam nje tjeter agjenci te pavarur! Pra doçi me kete justufikonte mbylljen e Agon tv, per te besuar njerezit se qeni nuk e ben sepse agon tv krirtikon qeverine, por.....se perhap lajme te rreme! (fakti qe Shqiperia duhet te paguaje 130 milion euro tregon te kunderten e asaj qe thoshte qeni i rrugeve; doçi) Per nje kohe, Syri ishte vertet kritikues kunder qenqeverise, edhe tani ben kinse por duket qarte qe eshte pro saj ose ta themi ne ne zhargonin normal te nje vendi anormal, u shit tek doçi, per te mos thene se ishte ai qe e krijoi! O Peke! Mos kujto se besjoj qe e publikon, nuk mund ta jap kete kenaqesi, sepse po te ishte e vertete qe e publikon kjo do te thote se nje ere e re ndoshta po fryn ne kete te ziun vend tonin, qe mutmedia shqiptare t po mundohen ti japin shqelmin e fundt!

Shto koment

Denonco