16 pyetjet që TopBlushi nuk guxoi, për fajtorët e pasojave të tërmetit

16 pyetjet që TopBlushi nuk guxoi, për fajtorët e pasojave të tërmetit

Nga Jamarbër Malltezi - 10/11/2020

TV që përlan miliona euro nga afera e inceneratorëve do të bëjë emision për inceneratorët. Nuk është shaka. Është përpjekje për të shfajësuar disi Ramën nga vjedhja e 430 milionë eurove, që ka tërbuar edhe socialistët më të thekur.

Fiks si emisioni që bëri vjet pas tërmetit. Akuzoi Gjushin për korrupsion etj. por qeverinë qendrore, veç pse nuk kishte bërë 1 tender. Asgjë tjetër.

I nxora një listë me 16 pyetje, që TopBlushi nuk guxoi t'i adresonte. Janë ende pa përgjigje.

Një nga ndërtuesit e paligjshëm, ish-kreu i PS në Durrës, që vrau 7 vetë është ende Drejtor i Agjencisë së Mjedisit.

16 pyetjet, që Top Blushi nuk guxoi t’i bënte në emisionin për fajtorët e pasojave të tërmetit

TopBlushi u rrek të na tregonte se fajin për tërmetin e kishin ndërtuesit dhe "Xhuxhi". Ndërsa për Edi Ramën, asgjë, përveç vonesës së kryerjes së një tenderi…

Të keqpërdorurit e qeverisë kujtojnë se shqiptarët “nuk shikojnë, nuk dëgjojnë e nuk kuptojnë” ose se mund të tallen me shqiptarët duke i shpërqëndruar vëmendjen nga fajtorët e jetëve të humbura tek brekushet e radhës.

Ja disa pyetje të thjeshta për TV Blushin:

1. A ka përgjegjësi qeveria qëndrore për vdekjen e kryekomisarit në Kavalishencë? A nuk ishte shpallur e pabanueshme? Pse i çoi atje Ministria? Ka ndokënd përgjegjës?

2. A ishte Emergjenca Civile në nivelin e duhur, më të mirin në 30 vite siç deklaruan me pompozitet 99-shet, si ajo e Doganave dhe e Gjallicës në përgjigjet tallëse ndaj Presidentit?

3. A pati ndonjë të vetëm nga Emergjenca Civile që të ishte në terren me helmetë, doreza, kamera infrared, krik pneumatik, etj.?

4. Ka ndonjë përgjegjës që përlahen 1 milionë euro çdo vit për stërvitjen e qenve dhe na doli se nuk kishin asnjë qen për be për operacione kërkim-shpëtimi? E kujt del përgjegjësia?

5. Ku kanë shkuar qindra mijëra euro mjete të blera sipas specifikimeve teknike të projektit me Bankën Botërore? Ish-drejtori i Emergjencave tregoi se ato mjete duhet të jenë në magazinë, por përderisa nuk u përdorën as dorezat, as helmetat, as kriku, etj. i bie që ose të jenë vjedhur ose të jenë harruar nëpër sirtare nga zyrtarët e korruptuar që nuk kanë përparësi shpëtimin e jetëve, por bërjen e tenderave apo përlarjet me PPP.

6. A ka njeri përgjegjës që na tallën gjithë mediat e botës se emergjencat shqiptare shkuan në terren pas vullnetarëve të Aulon Kalasë dhe pas gazetarëve dhe punonin me duar pa doreza, ndërsa na erdhën ekipet e specializuara nga Kosova me pajisje, veshje, qen, etj. brenda 3 orësh nga tragjedia, kur tanët ende nuk diheshin ku ishin? Në terren kishte ose vullnetarë ose nga ekipet e shpëtimit të minierave që shpëtuan njerëz nga rrënojat, por Emergjencat Civile.... aha!

7. A ka një institut ndërtimi në Shqipëri apo ai është veç të bëjë dëshmitarin e rremë për deklarimet që do të prishet Teatri Kombëtar nga tërmeti? Ku ishte ky institut qysh nga 21 shtatori kur tërmeti paraprak bëri dëme në Durrës? A ka përgjegjësi ndokush që ky institut nuk u ndie fare për ndërtesat e prishura në Durrës dhe Shkozet? Pse paguhen?

8. A ka një agjensi për planifikimin e territorit, që azhornon bëmat e Dakove?

9. A ka një inspektoriat kombëtar për territorin që të mos lejojë dakot të bëjnë lojëra mes vëllezërve?

10. Pse Rama hezitoi të shpallë gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore, ndonëse mori vesh që kishte dhjetëra të vdekur?

11. Pse shpalli veç një ditë më vonë, Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe jo ate të Fatkeqësisë Natyrore?

12. Sa buxhet ka dhënë nga fondi rezervë? Ende asgjë ose po e mban sekret. Pse?

13. A pati shtab për Gjendjen e Jashtëzakonshme? Pse jo? Ligji e parashikon që të jetë Shefi i Shtabit dhe drejtuesi i Emergjencave Civile, po këtu pse nuk pati? Pse rrëmujë për 1 javë dhe pastaj Çuçi, ndyshe nga sa parasheh ligji?

14. Pse 3 javë pas tërmetit kemi 5 formularë të ndryshëm që qarkullojnë dhe jo 1 të unifikuar?

15. Pse nuk vepron ligji për zyrtarët e PS-së, që nga Dako, Konomi, Sadriu e deri tek Qefalia që kanë shkelur ligjin me ndërtimet e paligjshme dhe kanë marrë në qafë jetë njerëzish?

16. Pse nuk veproi Policia (dhe as prokuroria) për dhjetëra kallëzime të banorëve për atë që hoqi muret mbajtëse tek pallati 6-katësh? Pse e lanë t’i hiqte kolonat tek lokali Baron?

Këto ishin disa pyetje të shpejta, por jam i sigurt që nëse nuk do të kapej nga oligarkët, do të kishte edhe shumë pyetje të tjera.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco