Rimarrja e rezolutës së pavlerë, thikë pas shpine ndaj lidershipit të akuzuar

Rimarrja e rezolutës së pavlerë, thikë pas shpine ndaj lidershipit të akuzuar

Nga Kastriot Islami - 09/11/2020

1. Parimi dhe morali: Të fshihesh pas diçkaje që dikush të akuzon, duke refuzuar përballjen me drejtësinë, aq më tepër kur ti e konsideron gënjeshtër do të thotë ti japësh shpifësit të drejtën të vazhdoje të të akuzojë, duke rënë në kurthin e tij dhe kështu të mos provosh kurrë pafajësinë tënde.

2. Tradhti: Këtë ka bërë gjithë kohës dhe po bën edhe këto ditë tinëzisht Edi Rama, i cilësuar masivisht si ‘tradhtari’ e vrasësi i pavarësisë së Kosovës, duke ricikluar kurthin e miqve të tij me të cilët kërkonte prej kohësh të ndryshonte kufijtë në Ballkan për të copëtuar Kosovën e cenuar kështu pavarësinë e sovranitetin e saj, dhe të hidhte në erë stabilitetin e Ballkanit.

3. Sulm ndaj BE e SHBA: Ai duket sikur gjoja po sulmon kundërshtarët e tij për interesa të pushtetit të tij personal, por në fakt ai po sulmon ‘këshillimet e ndershme e miqësore’ të partnerëve të rëndësishëm të Shqipërisë, SHBA, e BE, që i kishin kërkuar qeverisë shqiptare të mos votonte kundër rezolutës së KiE sepse zhurma që do të krijohej nga vota kundër e Shqipërisë do të shërbente për palën e interesuar si alibi për fshehjen nga e vërteta apo më saktë do të ishte kurthi që kishin përgatitur nismëtarët e kësaj rezolute në mënyrë që Shqipëria të binte brenda. Nga ata nismëtarë me të cilët Rama ka bashkëpunuar për të ndryshuar kufijtë në Ballkan dhe copëtuar Kosovën…

4. Kurthi i miqve të Ramës: Kurthin që Shqipëria të votonte kundër rezolutës së KiE, draftin e së cilës e kishte përgatitur Dick Marty, e kishin ngritur ata që kishin marrë nismën për këtë rezolutë dhe aktualisht bashkërendojnë veprimet me Ramën për ndarjen e Kosovës. Por Shqipëria e shmangu rënien në këtë kurth, falë përgjegjshmërisë ekstreme që institucioneve drejtuese shqiptare të asaj kohe dhe këshillimit miqësor e të ndershëm nga SHBA e BE.

5. Përmbajtja e Rezolutës: Rama e di shumë mirë se çfarë përmban rezoluta dhe që raporti nuk miratohet në KiE dhe çfarë realisht ka ndodhur në atë kohë. Gjithashtu e di shumë mirë se votimi kundër rezolutës së KiE, do të ishte edhe kundër këshillimit racional e të mirëmenduar të SHBA e BE për mos rënien në kurthin e votimit kundër, sepse vota kundër do të keqpërdorej si alibi e nismëtarëve për fajësinë e palës kosovare.

Për më tepër që në rezolutë s’akuzohej konkretisht askënd nga lidershipi Kosovar. Por vetëm rimerreshin shpifjet e ish-prokurores së GjNP të ish-Jugosllavisë dhe pasqyroheshin hamendësimet ‘pa prova e fakte’ të Dick Martit, një person që kishte qenë qartas kundër bombardimeve të NATO-s dhe më tej edhe kundër pavarësisë së Kosovës. Rama e dinte shumë mirë se në rezolutë përcaktoheshin kryesisht detyra për Eulex…

6. Hapet rruga për GjN: Institucionet shqiptare të asaj kohë, të këshilluara nga SHBA e BE, jo vetëm mbajtën qëndrimin e duhur duke votuar për rezolutën thjesht e vetëm për të mos ju fshehur në asnjë rast të vërtetën që ishte tërësisht në anën e Shqipërisë e Kosovës, por ndërmorën më vonë edhe veprime të tjera për djegur plotësisht këtë plan makiavelik, duke i hapur rrugën Gjykatës Ndërkombëtare të vinte në Shqipëri dhe të bënte transparencën e gjithçka ajo mendonte me vlerësimin se Shqipëria ishte e pastër dhe s’kishte asgjë për të fshehur. Kjo ishte rruga për të djegur planin diabolik por edhe mënyra efikase që e varrosi përfundimisht rezolutën e përgatitur nga D. Marty.

7. Halli i madh që mundon Ramën: Rimarrja nga Rama e kësaj çështjeje të vdekur, bëhet sepse Rama gjendet në një pozitë shumë të rënduar elektorale e mentale: sepse ose është një lojë për interesa të pushtetit personal, ose po përpiqet të heqë njollën e pashlyeshme të tradhtarit, ose është i kapur ti shërbejë atyre që kishin ngritur kurthin dhe me të cilët Rama prej shumë kohësh punon për copëtimin e Kosovës; ose të trija bashkë?! Ky duket se është një hall i madh që e mundon Ramën dhe duket se po vjen momenti kur ky ‘qelb’ të shpërthejë…

8. Thikë pas shpine lidershipit të akuzuar: Riciklimi i një rezolute të varrosur e për më tepër të pavlerë, është veçse shërbim tipik i një tradhtari të luftës çlirimtare të Kosovës. Thënë ndryshe, tradhtari i damkosur, duke e rimarrë këtë çështje po i shërben makinerisë së mikut të ngushtë me të cilin së bashku tentuan ti ngulnin thikën pas shpine sovranitetit të Kosovës, stabilitetit të rajonit e Gjermanisë që mbrojti fuqimisht mos ndryshimin e kufijve. Por edhe për të goditur tinëzisht pas shpine lidershpin e akuzuar, ndonëse bën sikur vajton!

9. Haga s’e përmend fare Rezolutën: Roli i tradhtarit të Tiranës rezulton gjithashtu shumë i çuditshëm e diabolik edhe nga një aspekt tjetër. Nga njëra anë Rama bën sikur vajton për të akuzuarit e Hagës por në fakt nga ana tjetër me lojën që po bën duket se po i fundos edhe për çështje për të cilat ata s’janë akuzuar. Njëri prej të akuzuarve kryesorë të këtyre ditëve ka deklaruar se në Hagë se askush s’i ka pyetur lidhur me ‘akuzat’ e ngritura në rezolutën e KiE, duke provuar se arrestimet e këtyre ditëve s’kanë asnjë lidhje me çfarë shkruhet në rezolutën e Dick Martit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet10/11/2020 07:27

RIMARRJA E REZOLUTES SË PAVLERË,THIKË PAS SHPINE NDAJ LIDERSHIPIT TË AKU-
ZUAR;GRIVARRJA E BREZOFUTËS SË PANDERË,SHTRIGË QAS SHKINE VAJ KRITER-
SHTIPIT TERË ABUZUAR!!.THIRRJA NGA VARRI;SHKRIRJA NGA ZJARRI;SA TIMI FLAKA;
NA KRIMI DALKA;FLAKA FLAKADANE,DALKA NA DARADANE;ASHTA MBI ASHTA,OUUH,
RRASHTA MBI RRASHTA;SKELETË TË TRUPIT,NGELVETË TË TURPIT;GRUMBULLIM TË
GJAKUT;TURBULLIM TË PRAGUT;RIZGJIM KRYLEGJENDË,RISHQIM HYREGEJNDË;AUH
JU,AS TË GJALLË,AS TË VDEKUR;AS PËR MALLË,AS TË PREKUR;PO THËRRASIN,EDHE
PËLCASIN;VARRET MASIVE,ZJARRET MAFIVE;SHEKUJ E SHEKUJ,TEMPUJ E TEMPUJ;O
FLIJIM PAS FLIJIMI,KRIJIM QAS KRIJIMI;GJENERATË PAS GJENERATË,KRENEFATË ËËH
QAS KRENEFATE;MIELNIUME SHEKULLORE,TI E LUME SHEMBULLORE;PËRJETË MOT;
EDHE SOT,NA PËRGJEGJA NGA I MADHI ZOT;NA NDËRGJEGJA SA I BARDHI MOT;OUH,
AGDRITA VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRIA;TRADITA PELLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARIA;NDËRGJEGJA NË TANDEMA;HEEEJ,GJERGJA MË ADEMA;PLOT OR PLOT;
GJERGJA MË ADEMA;GJAKU JONË UA FALI LIRINË;PRAGU ZONË URUA IDEALI ILIRINË;
KU ËSHTË LIRIA DHE PAVARËSIA;KU ËSHTË MBARË SHQIPTARIA;AH,KU ËSHTË BETMI
MBI FLAMUR DHE HIMNE;KU MBETI RIBASHKIMI I MBARË TROJEVË SHQIPTARE;OUUH,
NUK GUXONI ME SHKELË AMANETIN,TESTAMENDIN;AH,KRYLEGJENDË,HYREGEJNDË;
O,NËSE SHMANGËM BETIMIT UÇK MERITOJ PUSHKATIM PËR TRADHËTI KOMBËTARE!"
MANI,USA.

Shto koment

Denonco