Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Gjykata Speciale e Kosovës siguron mbijetesën pa afat

Gjykata Speciale e Kosovës siguron mbijetesën pa afat

Nga Artan Hoxha - 08/11/2020

Ne kufijtë e afatit procedural 6 mujor akuza e Zyrës se Prokurorit te Specializuar (ZPS) ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit mori udhën e procedurës gjyqësore pranë Dhomave te Specializuara te Kosovës (DHSK).

Te katërt, si nje ‘Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët’ (NKP) akuzohen për përgjegjësi direkte apo indirekte për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - për heqje lirie, keqtrajtim, torture e deri vrasje për mbi 100 raste, ne periudhën prill 1998 - shtator 1999, kohe kur te katërt kane patur poste te larta drejtuese ne Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës (UCK) dhe ne Qeverinë e Përkohshme te Kosovës (QPK).

Akuza, e dorëzuar ne konfidence me 24 prill 2020 nga ZPS për llogari te Prokurorit te Specializuar (PS) pranë DHSK, u be publike ne qershor nga vete ZPS duke shkaktuar edhe bllokimin e vizitës ne Shtëpinë e Bardhe te delegacionit Kosovar te kryesuar nga Hashim Thaçi, për rrjedhoje edhe te marrëveshjes se shumëfolur me Serbinë e Aleksandër Vuçiç.

Ne deklaratën e vet te qershorit ZPS shpreh hapur e qarte motivet e deklasifikimit dhe bërjes publike, me iniciativën e vet, te akuzës konfidenciale ne atë faze te hetimit – shprehimisht: ‘Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën….’

Ne qershor ZPS foli hapur e qarte por ne diskutimin publik zunë vend teoritë konspirative p.sh. se publikimi i akuzës ishte bere për te sabotuar suksesin e pritshëm te Trump apo për te minuar marrëveshjen me ndryshim kufijsh qe shqetëson Europen etj. Kështu ndodh gjithnjë me konspirativet - sa me te qarta arsyet e vërteta aq me fantastike bëhen hipotezat konspirative.

Ne diskutimet qe morën hov ne qershor 2020, gjithçka u trajtua përveç vete çështjes se vërtete, ajo e mandatit ne skadence te ZPS/DHSK e qe nuk zuri vend ne axhendën zyrtare te politikes, Qeverise dhe Kuvendit te Kosovës.

Sistemi ZPS/DHSK ka marre nxitjen ne janar 2011, bazuar ne Raportin e Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Europes (APKE) mbi krime lufte te dyshuara se janë bere nga eksponentë te UÇK-se, deri trafik organesh ne te ashtuquajturën Shtëpia e Verdhe ne Gurre te Matit.

Për çudi, e famshmja Shtëpi e Verdhe dhe akuza për trafikim organesh as qe përmenden ne akuzën aktuale te ZPS për katërshen e NPK-se. Me sa duket, mjeshtërit e përpunimit te opinionit e krijuan Shtëpinë e Verdhe dhe trafikimin e organeve për dramatizimin e diskutimit dhe instrumentalizimin e emocioneve kundër arsyes.

Ne vijim te raportit te APKE, ne shtator 2011 u ngrit Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) mbështetur nga Bashkimi Europian (BE). Me pas, ne gusht 2015, përmes nenit amendues 162 ne Kushtetutën e Kosovës dhe ligjit te posaçme Nr. 04/L-274 (apo Marrëveshja me BE për EULEX e 23 prillit 2014), TFHS u transformua ne ZPS/DHSK.

Sot ngjan ironike fakti qe ne kohen e miratimit te ligjit Nr. 04/L-274 ne pril 2014 Kryetar i Kuvendit te Kosovës ishte Jakup Krasniqi ndërsa ne kohen e miratimit te amendamentit kushtetues, ne gusht 2015, Kryeministër ishte Hashim Thaçi dhe Kryetar i Kuvendit te Kosovës ishte Kadri Veseli, qe te tre te akuzuar nga krijesa e miratuar prej tyre si kriminele lufte e pjesëtare te një ndërmarrjeje kriminale.

Sipas pikës 13 te nenit 162 te Kushtetues se Kosovës mandati i ZPS/DHSK është 5 vjeçar ose me i shkurtër. Miratuar ne gusht 2015 ky amendament i jepte jete kësaj strukture, qartësisht e pa asnjë mëdyshje, deri ne gusht 2020 përveç rastit kur ky mandat do te shkurtohej për shkak se do te tërhiqej nga roli i marre nga vete BE/EULEX sipas ligjit Nr. 04/L-274.

Ndërkohe, ne nëntor 2020, mandati ZPS/DHSK vijon përtej afatit 5 vjeçar.

Njeri shpjegim i mundshëm i këtij vijimi gjendet ne piken 4 te nenit 162 qe parashikon vijimin e proceseve hetimore e gjyqësore te nisura përpara përfundimit te mandatit  edhe përtej afatit 5 vjeçar. Ne këtë rast jemi ne një vijim formalisht me shkak te arsyeshëm te mandatit te ZPS/DHSK e, ne varësi te fuqisë argumentuese te akuzës do te shohim nëse gjithçka ishte një loje e ZSP/DHSK për te zgjatur artificialisht mandatin apo një përpjekje serioze për te bere drejtësi.

Shpjegimi tjetër i mundshëm i këtij vijimi mbështetët ne një kuptim tjetër te pikës 13 ne kombinim me piken 12 te amendamentit 162. Sipas këtij kuptimi sistemi ZPS/DHSK do te vijoje edhe përtej mandatit 5 vjeçar, pa kufizim, derisa BE te vendose qe te njoftoje mbarimin e mandatit, gjithnjë sipas ligjit N3. 04/L-274, ne konsultim me Qeverinë e Kosovës.

Nëse ky do te ishte shpjegimi, do te kemi te bëjmë me një zgjidhje absurde pasi do te rezultonte se mandati i një strukture gjyqësore, pjese e Republikës se Kosovës, shtet i pavarur, varet nga qëndrimi subjektiv i një organizmi te huaj siç është BE.

Krimet e ndodhura te luftës duhen hetuar dhe autoret duhen ndëshkuar. Ndërsa vlen për çdo shtet ky është imperativ për shtetin demokratik e ligjor ne veçanti, i cili, ne respekt te modelit te vet, duhet te demonstroje diferencën me shtetet me sisteme jo demokratike. Aq me shume Kosova e çliruar nga aleanca e shteteve me demokratike te globit – NATO – e ka imperativ edhe për këtë shkak, e se pa mbështetjen e tyre nuk mund te prosperoje, te arrije objektivat e veta e te gëzoje mbrojtje e siguri.

Por, edhe partneret ndërkombëtare te Kosovës s’ka pse te luajnë kukamfshefti me zgjatje te nënkuptuara e indirekte te mandatit te ZPS/DHSK. Kjo loje le shije te keqe, nxit paragjykime, prapamendime, veprime e kundërveprime nen rrogoz.

Nëse e gjykojnë te domosdoshme ndërkombëtaret duhet te kërkojnë një tjetër mandat 5 vjeçar për ZSP/DHSK e kështu ta vene ne sprove te hapur klasën politike kosovare, shoqërinë civile dhe popullin e Kosovës përndryshe, ta thonë qarte se pavarësia e Kosovës është iluzion, se Kosova nuk është gjë tjetër veçse një territor nen protektorat e, ne këtë rast, le te bëjnë ç’të duan.

Amendamenti i Kushtetutës

Neni 162: Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet08/11/2020 21:54

HEU,GJYKATA SPECIALE E KOSOVËS,SIGURON MBIJETESËN PA AFAT;EU,PYKATA
NGECSHKALLË E HORRPROVËS,FIGURON KRIZIJE PRESSËN OUH,SA NA ZHVATË!!.
KOHË E MBRAPSHTË,MOHË E VRAZHDË,TROHË E GRAZHDË!.SHI,DJALLI HYRI NË
FORMË NJERIU;KALLI,SHTYRI,FRYRI,ZËR KORMË NDJERIU;DUKE ÇARRUAR SYTË
E BALLIT;KUKE VARRUAR SHYTË STRALLIT;DUKE SHURDHUAR TË DY VESHËT;OH,
STRUKE KURTHUAR ZËR HY PRESHËT,SHESHET;DUKE TURBULLUAR MENDJET TË
KOKËS,KUKE STRUFULLUAR RENDJET TERË KOKËS;SI DHE,MASHTRIME PRISASH,
LASHTKRIME PLISASH;PËR INETRESA PËRSONALË,ZER INETRPRESA FERZOVALË;
DUKE PRANUAR LOJËN PËR TREGTI,KUKE TRANUAR PLOJËN LER KËRRDI,GËRRDI;
NJË DJALË SI BUDALLË,GRIE IDEALË SHI,TUTALLË;SHETË VËLLËZËR E MOTRA,AHI,
VRET BREZËR KE VOTRA;SHETË TROJE STËRGJYSHORE,PRET PLOJE KËRRQYSH-
ORE;NËNË E BABË PËR SHITJE;GJENË E SHKABË STERRSHKITJE;O,POR,MALLKIMI
GJAKUT,KALLKRIMI PRAGUT;MALLKIMI NËNË BABËS,KALLKRIMI I GJENË SHKABËS;
PËR FUND TË FUNDIT,TËRMUND TË MUNDIT;TRAGJEDITË PREJ DJALL BIR DJALLIT;
PRAGJEGRITË VREJ KALL HIR STRALLIT;TRADHËTIA NDAJ KOMBIT,TRAGJEDIA VAJ
KOBIT,KORBIT;NGA SHPATA E DEMOKREUT;NA NGRATA MEMORRFEUT;NA DEL DUQI
I PUQIT;SA NGEL HUQI I TRUQIT;THIRRË NËNË E BABË,NXIRRË GJENË E SHKABË;O,
PËR FALJE TRADHËTIE;ZËR NDALJE TRAGJEDIE;PORSE,TRADHËTIA NUK FALEJ;OH,
TRAGJEDIA TUK ZGALEJ;A,KUSH LIGJET NXËN TRADHËTI MBARË KOMBËTARE,AHIII,
MBARË SHQIPTARE;HUSH DIGJET ZËR TRAGJEDI FARË KOBËTARE,FARË SHTIPZARE
NUK KA PRAG PA U KTHYE;AH ME GJAK,OUUH ME KRYE;OUH ME GJAK,AH ME KRYE!
MANI,USA.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet08/11/2020 21:53

Shto koment

Denonco