Idioti provokator

Idioti provokator

Nga Bujar Nishani - 06/11/2020

Idioti provokator ka hedhur në tregun e idiotësive të tij të pafundme të ashtuquajturin “Ligji për Presidentin e Republikës”

Në këtë botë ka “idiotë të dobishëm” dhe “idiotë të dëmshëm”

Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile.

Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin !

Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton! Idiotësinë !

Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.

Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë !

Sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose kriminal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse.

Askush të mos i kushtojë vëmendje e të shpenzojë kohë për të.

Nuk ja vlen për asgjë !

Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !

“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit.

Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhunimet, do të kalojnë rreptësisht në “vrimën e gjilpërës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tirana07/11/2020 15:05

Ky shkrim tani nuk ja vlen fare per mendimin tim ; eshte si kofini pas te vjelave . Kesisoj kesaj i thone : " m'ka çu nana me la gojen " , gjoja po flas ene une , se duhet me e thane i llaf ....?!
Kur ishe ne karrike , ta hoqi fotografine sa hyni ne zyre .

Shqiptari06/11/2020 17:36

PO TI O LORAN,
FYTYREN TENDE ME CILEN NGA KETO DY FYTYRA E PERNGJAN?
ME PLEHREN APO ME FYTYREN E NISHANIT,
QE NUK KA ASNJE LIDHJE ME FYTYREN DHE MORALIN E SHARLATANIT,
QE TI MUNDOHESH TA AFROSH!!!
O LORAN, AMAN-AMAN!!!
MOS BEJ KRAHASIME TE TILLA,
SEPSE PO KRAHASON MJALTIN ME NJE MUT NE SAHAN!!!

Loran06/11/2020 15:22

Qe rama esht pler e di ter dynjaja po dhe ti sje noj fytyr me e mir jo

Shto koment

Denonco