Qysh kur u dekretua 25 prilli si ditë e zgjedhjeve parlamentare kushdo pyet veten: ‘Për kë do votoj?’ Në mend i kalojnë jo vetëm këto 8 vite, por edhe më shumë. E numëron arritjet, të metat, mungesat, justifikimet.
Kuptohet që emri i kryeministrit do dalë ose nga PS, ose nga PD. Pra do jetë Rama a Basha. Mes këtyre unë nuk e kam vështirë të zgjedh. Sigurisht Bashën.
Po pse? Se së pari e pashë Ramën në këto vite. Që nuk qeverisi, por sundoi. Njësoj si etërit e vet. Më shumë dhunoi se promovoi. E nisi me premtimin se do qe bletë, këndoi si gjinkallë e tani ka ca vite që është shfaqur si grenzë.
Sundimi i Ramës ka qenë i egër. Jo veç nga fjalori i tij mbushur me fjalën burgosje, por nga burgjet mbushur plot mjeranë që nuk paguanin ca kacidhe për faturën e dritave dhe qindrave që plaseshin në qeli se protestonin.
Sundimi edvinist u thur në avëlmend hilesh. Nisi me parlamentin skllav e shkoi larg, deri në mbylljen e gjykatave gjoja në emër të një reforme që ngjet si dy pika uji me luftën e klasave të diktatorit.
Gjatë këtyre viteve Rama ka një thes me ‘arritje’, por thes mbushur me dështime. E mori borxhin me 60% të GDP dhe e çoi 81%, por mendohet se ka kaluar 100% se janë plot pagesa që nuk i fusin në buxhet. Nuk rriti asnjë rrogë a pension.
Nuk bëri asnjë rrugë të re dhe u hap si vaji në lakra me PPP-të. Thjesht vendi po vuan e po lëngon. Në këtë panoramë ngjyrën e zezë e zë eksodi biblik. Në Siri bëhet luftë, nga Shqipëria ikin më shumë njerëz drejt Evropës.
Këtij pesimizmi qeveria i përgjigjet me eufori mjerane. Mbushur televizionet me përralla dhe me dokrra. Paraqitet një Shqipëri tjetër, ajo që në gjuhën teknike quhet 3D. Kështu premtohen aeroporte në çdo qytet, porte e jahte ngado, autostrada e tunele pa fund dhe si përfundim po arrin premtimi real; ‘Edhe rrogat e pensionet së shpejti do merren në 3D’.
Ka dhe qindra argumente të tjera pse do votoj kundër Ramës. Ja që kështu e katandisi ai vendin, nuk e ke vështirë ta flakësh ketë mashtrues nga votimi.
Po pse do votoj për Bashën?
Se vërtet është 4 cm më i shkurtër se Rama, por ka mendjen më pjellore. Jo me batuta e fyerje, se për to Rama ka shok veten. Është më i arsimuar, më i matur, më i përgjegjshëm, më largpamës dhe me ekip plot personalitete.
Jo me Ballë, Ulsi e Spiropal, me shërbëtorë të pazemër që duan partinë më shumë se Shqipërinë. E mbi të gjitha, e votoj Bashën se po na tregon një program. Pa timon, pa daulle e pa sharje e fyerje. Një program që e besoj dhe mendoj që do na nxjerrë nga llumi.
E përveç këtyre i besoj Bashës se pati plot arritje kur qe ministër. Ka kontribut te Rruga e Kombit, te heqja e vizave, te hyrja në NATO. Nuk janë pak.
Të mos harrojmë se Basha është i ri, sa djali i Ramës në moshë dhe qesh me dhëmbët e tij e jo me proteza si Rama që i tunden sa herë kërcënon.
E di që do e sfumojnë psh; vlerën e tij për Rrugën e Kombit. Ka vjedhur, do thonë. E do nxjerrin materiale të Kontrollit të Shtetit. Por harrojnë se po ky Kontroll Shteti ka akuzuar qeverinë e Ramës se shpërdoron afër 1 miliard euro çdo vit.
Unë do votoj Bashën edhe po më thanë, Basha fle gjumë. Do u them, në se Luli fle gjumë, Rama të le pa gjumë.
Shihni varfërinë, shihni krimin, shihni drogën, shihni eksodin, shihni borxhin, shihni dhe ekskursioni e tij pardje në Vermosh. Qindra policë e mijëra nëpunës u ngjitën në male t’i bënin shoqëri një kryeministri që në kohë pandemie bredh me helikopter dhe masturbohet atje lart me mjerimin e shqiptarëve.
Harxhon miliona e miliona kur Covid po bën kërdinë e kur asnjë rimbursim ilaçesh nuk duket në horizont.
Kurrë nuk votoj për këtë mostër. Kurrë...
© SYRI.net
Eh moj Ninushe! Po ti per ke po e ben hartimin tend?
E kujt i plasi se nuk voton ti per Ramen.Ti qenke nje njeri qe voton qorrazi vetem per PD,kur thua edhe sikur te fleje gjume Luli une atij do ja jap voton.
Hahaha cfare hartimi komunist per tu pranuar ne parti me fleterrufe per Ramen!
Respekte i nderuar plotesisht keni te drejte e vertete eshte ajo qe keni shkruar ju pergezoj Fitore PD posht komunistet