Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kryeministri që përuron banesat private

Kryeministri që përuron banesat private

Nga Klodian Tomorri - 02/11/2020

Rastësisht u gjenda në Vermosh këtë fundjave. Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes Agjencisë për Zhvillimin Ekonomik sapo kishte përfunduar rikontruksionin e dy ndërtesave të kohës së komunizmit duke i përshtatur si qendra në funksion të turizmit. Njëkohësisht, qendra e fshatit ishte shtruar me kalldrëmin tipik të fshatrave malorë. Një punë e mirë, por kaq. Një investim i vogël, nga ato që duhet të bëhen çdo ditë me dhjetëra në një vend, qofte ky dhe i varfër.

Të dielën që në mëngjes, i gjithë Vermoshi dukej në shtetrrethim. Forcave të shumta të policisë, u shtoheshin me dhjetëra automjete të nëpunësve të shtetit. Ministra, zyrtarë ministrish, deputetë, nëpunësit e Bashkisë dhe ata te kryeministrisë kishin zaptuar gjithë fshatin. Me qindra. Ndërkohe rreth ores 11, në qiell filloi të kumbonte zhurma e një helikopteri. Brenda pak minutash në Vermosh u ul kryeministri.

Me dhjetëra kamera xhironin ato 50 metra katrorë ku ishte kryer investimi. Kryeministri mbajti një fjalim të gjatë direkt dhe teksa fliste, duartrokitej nga vartësit e tij të shumtë që kishte sjellë nga Tirana. Nga ana tjetër, funksionarët e tjerë të qeverise shpjegonin nëpër intervista planet e mëdha të qeverise për zonën dhe për turizmin. Ndoshta ndonjë nga ato intervista ka qenë e financuar edhe me para publike. Fundja vetëm Ministria e Bujqësisë ka fond të posaçëm 600 milionë lekë në vit, vetëm për të promovuar arritjet e qeverisë. Por kjo është një çështje tjeter.

Mua më pëlqen të bëj llogari. Fundja numrat janë e vetmja gjë që kemi më afër të vërtetës. Fillova të mendoj se sa mund te ishte kostoja totale e rikonstruksionit të dy godinave dhe 30 rrasave të gurit dhe sa mund të ishte kostoja e mobilizimit të gjithë shtetit në Vermosh. Nuk i kam shifrat e sakta, por kam shumë frikë se vetëm kostoja e karburantit të helikopterit, me të cilin fluturoi kryeministri nga Tirana në Vermosh, e tejkalonte gjithë investimit. Kjo është qeveria që kemi.

Doja ta xhiroja të gjithë atë teatër qesharak. Por nuk kisha mundësi se me kishte lënë bateria e telefonit. Në Vermosh dhe në Lepushë shumicën e kohës nuk ka drita. Edhe atëherë kur ka, tensioni është në rastin më të mirë 130 volt. Duke parë ceremoninë e madhe të shout, një nga punonjësit e bujtinës, ku po qëndroja, nisi të fliste me inat. “Në vend të shtrojnë një kabull për dritat, sjellin gjithë shtetin këtu për 30 rrasa guri”- mërmëriti. Nisa të qesh. Por marrëzia nuk ishte e thënë të mbaronte me aq.

Pak metra tutje qendrës së Vermoshit, 4 qytetarë kishin ndërtuar banesat e tyre private. Ishin disa shtëpi të vogla, por të hijshme, tipike për fshatrat turistikë malore. Te katër këta qytetarë u dekoruan nga kryeministri sepse kishin ndërtuar nga një shtëpi. Motivin e dekoratës nuk e mora vesh. Por jetojmë në kohe të cuditshme. Qeveri që dekorojnë njerëzit se ndërtojnë banesa. Kush do ta kishte menduar. Ndërkohë mendimet m’i ndërpreu një zhurmë e fortë. Ishte gjeneratori i bujtinës që u ndez. Qeveria e kishte përfunduar shoun. Dritat në Vermosh u fikën sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ermali03/11/2020 14:46

Gazetar lepires,titullin e ve per inagurim,pastaj nuk thote asnje fjale qe eshte bere inagurim nga Rama.

antidiktature02/11/2020 14:07

O bilbil o me i bukuri i shpendeve. Problemi nuk qendron tek shkrimi, pasi ai shkrim paraqet realitetin, por tek te ata njerez pa tru si puna yte qe e mbeshtesin akoma kete kryeminister. Z. Tomori nuk di dicka tjeter per Vermoshin. Vermoshi dikur me 300 shtepi, sot eshte katandisur ne 80 shtepi ne saje te politikave te ndyra qe ndiqen ne kete vend.

Shqiptari02/11/2020 12:43

PO SIGURISHT O BILBIL, QË PËR TY DHE CA UTURAKË TË TJERË SI TY, KY SHKRIM NUK KA THELB, PËRDERISA EDHE EMRIN E KE SHUMË AFËR ME BILEN!! QËNKE VËRTETË BJË BILE NGA TRUTË E KRESË! KEMI 8 VJET QË SHIKOJMË VETËM SHQIPËRINË 3-D TË KRYMINISTRIT DHE 8 HERË NË DITË NËPËR EKRANE VETËM PROPAGANDËN E TIJ MASHTRUESE.
POR POPULLI NUK NGOPET MË FOTO DHE VIDEO 3-D!!!
POR POPULLI NUK ËSHTË QORRUAR, E NUK ËSHTË BUDALLALLEPSUR SI TY O BILBILI GJYZAR INJOTANT I QEVERISË!!

bilbil02/11/2020 11:32

Keqdashje. Asgjë thelbësore nuk mbetet nga ky shkrim.

Shto koment

Denonco