Sa kushton jeta dhe vdekja prej COVID në Shqipëri? Një përllogaritje

Sa kushton jeta dhe vdekja prej COVID në Shqipëri? Një përllogaritje

Nga Erion Dasho - 29/10/2020

Sa kushton jeta dhe vdekja prej COVID në Shqipëri?! Kur flasin kolegë me integritet dhe që e njohin sistemin është kambanë alarmi! Kudo në Europë ka rritje rastesh, ka edhe rritje vdekjesh, por pacienti trajtohet si njeri!

Një personi i shkon trajtimi i thjeshtë anti-COVID mbi 500 euro (mendoni familje me 4 pjestarë)!!!

Një personi që ka nevojë për trajtim me oksigjen dhe ka frikë të shkojë në spitalet e rilindur, i duhen të paktën 100 euro në ditë shpenzime për oksigjenin dhe 100 euro të tjera për infermierin që e mjekon! Lehtësisht fatura shkon 5 deri në 6000 euro! Për më tepër, me këtë mënyrë trajtimi rrezikon seriozisht jetën!

Ai që merr "çarter" për në Turqi, paguan 12.500 euro vetëm për transportin!

Në asnjë vend të civilizuar nuk po ndodh kjo kasaphanë me jetën, shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve!!!

Pjesa më e madhe e këtyre problemeve nuk ka nevojë për shpenzime që të zgjidhen! Vetëm organizim dhe menaxhim të epidemisë sipas parimeve që tashmë i dinë të gjithë qytetarët! Çdo ditë që kalon në këtë gjendje, papërgjegjshmëria vret!

Në vijim statusi i koleges Dr. Elona Kodra.
 

Nga Elona Kodra.

200 mijë lekë po i shkon dita një të sëmuri me Covid(dhe stad fillestar), pa llogarit shpenzimin fillestar për diagnostikim.

Turpi me i madh në historinë mjekësore të mos kesh mundësi të trajtohesh si njeri ne spital e të marrësh oksigjenin aty, (as si personel shëndetësor që në fund të fundit në spital po infektohet, s'e ke atë shans më) .

Po abuzohet me njerëzit në çdo lloj forme qe nga dizinformimi deri te lënia në dorë të çfarëdolloj abuzuesi për trajtim.

Gati një vit që flitet për pandemine e ende nuk ka një linjë veprimi e menaxhimi.

Në për turp kemi qenë,  jemi e shumë gjasa ka ende të jemi... 

Dhe mos lëmë pa përmendur recetat me çmime të çmendura që po lëshohen nga infermiere, apo mjekë që për arsye abuzimi dhe pa e parë rastin, japin vlera marramendëse. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Adi01/11/2020 14:46

Vallë, i di Rama keto fakte?
Se, sipas socialistave veterane, Enverit ia fshihnin. Thjesht e ruanin qe te mos sëmurej.
????????????
Lum si ne, delet e stanit qe qelbet!

Erion31/10/2020 09:36

Kafsheri mostruozitet barbari shpelleri epoka e comanges prandaj ikin shqiptaret nga kjo hale e madhe.

Shto koment

Denonco