Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

TESTET/ Shqipëria numrin më të ulët në rajon e Europë

TESTET/ Shqipëria numrin më të ulët në rajon e Europë

Nga Kastriot Islami - 25/10/2020

Situata e pandemisë COVID-19 po përkeqësohet në Shqipëri dhe pritet që ky përkeqësim të rritet shumë me ardhjen e dimrit. Kjo po ndodh në të gjithë vendet e Europës… Në të gjithë vendet e Europës, qeveritë e shqetësuara dhe të angazhuara në ekstrem po marrin masa e duhura për të menaxhuar “valën e dytë” të kësaj krize sanitare dhe për të shmangur një “karantinim të dytë”. Ndërkohë që veprimet e tyre janë nën monitorimin strikt demokratik të qytetarëve…

Në Shqipëri, qeveria është përqëndruar në vazhdimin e vjedhjeve të pronës publike e private dhe fondeve publike për të grumbulluar sa më shumë para për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme. Në grumbullimin e të gjithë të “fortëve” për ti përdorur kundër votuesve në zgjedhjet e 25 prillit… Dhe akoma më direkt, I gjithë sekti është hedhur në sulm për të manipuluarz me të gjitha mënyrat zgjedhjet e ardhëshme. Prandaj qeveria nuk merret me krizën sanitare që po përkeqësohet dhe I vetmi veprim arrogant është detyrimi policor dhe aprofesional i vendosjes së maskave, ndërkohë që nga retorika lexohet synimi për të future vendin në një karantim të dytë për të vazhduar dhunimin e të drejtave themelore dhe për të penguar qytetarët të reagojnë ndaj vjedhjeve të qeverisë dhe veprimeve të saj arrogante…Dhe për të penguar opozitën të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme… Veprimet që do te shkaktojnë reagim boomerang.

Në të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit, të BE dhe SHBA ekspertët më të mire kanë këshilluar rritjen e numrit të TESTEVE në mënyrë që përkeqësimi i krizës sanitare të mos bëhet me symbullur… Sipas tyre, rritja e numrit të testeve ndikon në uljen e përhapjes së virusit, dhe për rrjedhojë në menaxhimin më të suksesshëm të kapaciteve në dispozicion, spitaleve dhe personelit shëndetsor, dhe në fund të fundit për të ulur numrin e vdekjeve.

Qeveria Rama vazhdon me arrogance të mos marrë masat e nevojshme për të kryer numrin e duhur të TESTEVE. Ndonëse pas presionit të ekspertëve të aftë e të kualfikuar jashtë vëndit, numri I TESTEVE është rritur, kjo shifër është ende larg standarteve tëa plikuara në të gjithë vëndet e Europës. Por Shqipëria është edhe shumë larg vëndeve të rajonit. Më konkretisht, Bosnia ka kryer 2 herë më shumë teste për 100 banorë. Kroacia e Maqedonia e Veriut mbi 2,5 herë më shumë. Mali i Zi dhe Serbia mbi 3,5 herë më shumë. Kurse në Danimarkë janë kryer deri më sot 21,5 herë më shumë teste. Ndërkohë që  në Islandë ështëtestuar 98,7 % e popullsisë Qeveria Rama deri më sot ka testuar vetëm 3,9 % të popullsisë dhe po përgatitet për “karantinimin e dytë”…

Syri.net

25 tetor 2020

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arditi25/10/2020 18:21

Ore paemer... cfare e keni kete mani te kundershtoni edhe kur diksuh shkruan me emer te vertete kurse ju skeni guximin te vendosni as emrin dhe komentoni me pseudonim. Qe te marresh pergjigjen e komentit tend, lexo ne portalin serioz nderkombetar. https://www.worldometers.info/coronavirus/ dhe pas te lexosh mund te debatosh dhe po pate mundesi shkruaj ne fund te komentit edhe emrin tend real. Per kuriozitetin tende, sipas ketij portali Islanda ka 341943 qytetare dhe ka bere 339123 teste. Krahasimi qe te jete real behet per numrin e testeve per 100 banore. Se me kete llogjike qe thua nuk behet dot krahasimi sepse nje shtet me numer te larte popullsie normalisht do te beje me shume teste. Per shembull SHBA qe ka 331,616,304 banore ka bere mbi 132 milion teste, por numri i testeve epr 100 banore ne SHBA eshte rreth 40... shume me i ulet se ne Islande qe ka bere rreth 99 teste per 100 banore kurse ne total ka bere 339123 teste pra shume here me pak se SHBA ne total por SHBA e ka popullsine 331 milion.

I paemer25/10/2020 11:05

Duke qene se Islanda ka nje popullsi prej 356.991 banore, i bie qe ne Islande te jene testuar 350.208 njerez. Pra nese testimi relativ eshte shume i larte, numri i testuarve i bie te jete me pak se sa numri i te testuarve ne France dhe Itali per nje dite.

Shto koment

Denonco