Partia e Topallit/ Për inat të Bashës apo për hesap të Ramës?!

Partia e Topallit/ Për inat të Bashës apo për hesap të Ramës?!

Nga Syri.net - 24/10/2020

Edhe pse e kishte hedhur poshtë, edhe pse kishte deklaruar se shtëpia e saj pavarësisht se kush është ulur këto kohë në krye të konakut, ka qenë dhe mbetet Partia Demokratike, Jozefina Topalli, ka krijuar partinë e saj.

Emrin ia ka vënë “Lëvizja për ndryshim”, siç raporton portali Exit.

Lëvizje e Topallit, “Lëvizje Demokratike Shqiptare” e Muslim Murrizit, “Bindje” e Astrit Patozit, e “Nismë” e Rudina Hajdarit.

Të gjithë të dalë nga konaku i madh i Partisë Demokratike, ku gjithmonë kanë qenë në krye të “tryezës”.

Të gjithë i bashkon inati ndaj Lulzim Bashës, por nuk i shqetëson edhe aq shumë synimi dhe plani i Edi Ramës, që me çdo kusht; nëpërmjet përçarjes së shqiptarëve dhe frontit anti-Ramë; nëpërmjet dhjetëra miliona eurove për të blerë dhe tjetërsuar votën dhe votimet; nëpërmjet sponsorëve PPP…kërkon që të mbretërojë deri në vitin 2030.

E gjitha kjo në një situatë, kur emergjencë kombëtare është përzënia e tij nga pushtetet e uzurpuara më 25 prill 2021. Kur ajo që po ndodh, nuk ka të bëjë më me rotacionin politik, por me shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e një organizate klepto-kriminale me pushtet absolut! 

Duket si lajm i beftë ky i themelimit emergjent të një “partie të djathtë” nga Jozefina, kur mendon se në intervistën e saj të fundit u mor me tjerrjen e inatit që ka me Lulzim Bashën dhe mohoi aktivizimin në ndonjë forcë aktuale apo të re politike.

Gjithsesi jemi në kohë emergjencash për “Rilindjen” dhe Edi Ramën dhe surpriza si kjo, nuk përbëjnë habi.

Jozefina e ka me Bashën që nuk e futi në listat për deputet në vitin 2017 dhe kjo, edhe mund të kuptohet.

Kanë qenë të mirëkuptuara nga shumëkush, edhe qëndrimet e saj të ashpra e personale kundër kreut të PD-së. Madje edhe nga vetë lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Nuk ishte surprizë dhe mirëkuptohet edhe refuzimi i Topallit për tu rikthyer që të kandidojë apo kontribuojë në partinë mëmë siç po bëjnë Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Tomor Alizoti, etj.

Edhe këta njësoj si Topalli ishin viktima të “Listës Basha”, por ja ku janë sot; pjesë aktive e partisë dhe frontit anti Ramë.

Por të futesh “pykë” brenda këtij fronti në kohën që Edi Rama e ka shpallur përçarjen e tij si synim madhor, ka diçka që nuk shkon.

Jozefina Topalli e suportuar në fillesat e saj shumë fort nga Sali Berisha, nën siglën e Partisë Demokratike morri gjithçka nga PD, edhe për meritat e saj. Ajo pasi nuk u zgjodh më deputete, gjithmonë ka deklaruar se “urren” Bashën, por dashuron Partinë Demokratike.

Tani jemi në një situatë kur qoftë edhe formalisht, qoftë edhe për perceptim publik, Jozefina Topalli, nuk e kontrollon dot inatin për ato që i ka bërë “vjehrra” dhe në rastin më të mirë, po i shkel syrin “mullixhiut” të pasur dhe plot pushtet.

Në planin e madh të Ramës për të mbajtur pushtetin në funksion të skemës gjigante të grabitjes së vendit edhe 4 vite të tjera, hapi i parë ishte përçarja e opozitës dhe e gjithë frontit anti një organizate mafioze, e cila ndryshe nga simotrat nëpër botë, ka edhe qeveri.

E synoi këtë duke shkelur marrëveshjen e “5 Qershorit” e duke ndryshuar Kodin Zgjedhor, në pabesi dhe në mënyrë antikushtetuese, me të vetmin synim; prishjen e koalicionit të madh opozitar.

Shpresa, llogaritë meskine, se duke përçarë votën e frontit të madh kundër tij, po e bëjnë që të punojë vetëm për përçarje. Këtë rrugë (përveç skemës së blerjes dhe ndihmës nga krimi i organizuar që përdori në vitin 2017) i tregojnë sondazhet ku del humbës i thellë, këtë i këshillojnë `strategët elektoral` të huaj që paguan për zgjedhjet e vitit 2021.

Përça PD-në me LSI-në, përça aleatët me PD-në e tento me çdo mjet e mënyrë që të përçash vetë Partinë Demokratike.

I pëlqen apo jo, Jozefina Topallit, “Lëvizja (e saj) për Ndryshim” që ka themeluar pa paralajmërim dhe kaq urgjentisht sa që nuk dihen as nismëtarët dhe bashkë-themeluesit; nuk perceptohet thjesht për “inat të Lulit”, por mbi të gjitha, “për hesap të Edi Ramës”!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp26/10/2020 09:28

Për komentuesin shqiptar - gabimisht mendon se pas një tepelenasi qëndron një ushtar i Gramoz Ruçi-t. Sinqerisht nuk e kam idenë se çfarë përfaqëson ,nga vjen e ku shkon G.R politikisht. Sa për 'shitësin e fiqve' Erion Velinë di që mamaja e tij siç e ka pohuar vetë ka punuar te Qëndra Linkoln në Tiranë. Unë nuk di që kariera e z.Velija mori 'përpjetë' për shkak të mamasë apo për shkak të tij. Por unë si qytetar i Tiranës sot, di më shumë se ti që jeton jashtë. Ndaj mund të mos gaboj. Erion Velija politikisht është rëgjuar. Konjukturat mund ta shtyjnë dhe 'aspiratorët' mund të rezultojnë efikas .Sa për zgjedhjet në SHBA , unë vërtet nuk jam votues , por opinione mund të shfaq. Politikanët , gazetarët ,dipllomatët etj, këtej, në Kosovë apo gjetkë, japin opinione dhe orientojnë shqiptarët në SHBA që të përkrahin demokratët. Mos ju bashko 'korit të kukuvajkave' që do pasoi humbjen e Z.Bajden. Se do ndodhesh në kor, në krah të 'shitsit të fiqve' dhe të gjithë shqytarëve soroistë anë e mban botës. Ti ke të drejtë që reagon. Ajeti në SHBA por edhe unë që këtej , do ishim të lumtur nëse në fitoren e Z.Trump në vitin 2016 ju kemi 'prishur' mëndjen shqiptarëve votues në SHBA, për të votuar Republikanët. Unë e kuptoj që ti je i dyzuar në qëndrimin ndaj të djathtës. Kjo vjen ngaqë Ju, jeni idhtar i 'nacionalizmës dhe i të djathtës, që prej tre brezash'.

shqiptar25/10/2020 20:17

Bën mirë o zotëria krasas i Tepelenës të na japësh konsideratat tënde për ish sekretarin e parë të PPSH për Tepelenën e ministrin e fundit të sigurimit të diktaturës emveriste që sot drejton tempullin e demokracisë në Shqipëri, parlamentin..Na fol për sukseset "publiçitare" të Tërmet Peçit në kultivimin e trafikun e kanabisit, se "demaskimin" e partisë demokratike që përmbysi diktaturën enveriste e bën më mirë se ti, shitësi i fiqëve nga Ura Vajgurore.
Paske marë yrysh nga z.Delaj që meqë ka bindje të djathta , shprehet me konsiderata për presidentin Trump e ti na qenke pas Ramës edhe ti një idhtar i tij.
Jam edhe unë ne tre breza idhtar i nacionalizmit, pra të djathtës, por nuk nxitohem që të shpreh konsiderata për presidentin Trump, se kjo i takon popullit amerikan ta vlerësojë pasi ai ka deklaruar se për te "Amerika është e para".
Si shqiptar, do të desha që në mandatin e tij të dytë, SHBA të kthejë më shumë kokën nga shqiptarët, si populli më i vuajtur e persekituar i Ballkanit.
Është fakt që në dy mandatet presidenciale të Obamës, SHBA e humbi interesin për Ballkanin e për çështjen shqiptare.
E keni edhe ju mëmgjëroshët parimin se politika është shprehje e interesave të shoqërisë.
Ne shqiptarët nuk e duam SHBA për sytë e bukur të nje presidenti demokrat apo republikan.
E duam se edhe nga shqiptarët rilindas të mërguar atje, si republikanët ashtu edhe demokratët na kanë përkrahur në aspiratat tona kombëtare. e ku dënimi i diktaturës emveriste, zë një vend të rëndësishëm.

qytetar25/10/2020 11:51

Z.Delaj !
Shoh se edhe ju si disa palo analistë majtistë që ju rreh zemra për kohën e enverizmit, dilni me kungullzionin se Shqipëria qenka shkatëruar këto 30 vitet e fundit e të gjitha partitë e këtyre 30 viteve qenkan banda hajdutësh.
Flisni si ekspert për politikën në SHBA por duket se nuk e njihni historinë e këtij vendi, aktualisht gjigandi i demokracisë në botë.
A mendon vërtetë se ky nivel i demokracisë për të cilën SHBA ju deshën gati tre shekuj për ta realizuar, mund ta realizonte Shqipëria për 30 vite ?
Dilni me thirrjen që "politikanëve të sotëm shqiptarë ju ka hikur koha e duhet të largohen të gjithë", por nuk na thoni se ku do ti gjekërka Shqipëria këto politikanë të tjerë.
SHBA , ndonëse nuk ka pasur asnjëherë një qeveri diktatoriale ideollogjike, as diktaturë naziste e as diktaturë komuniste , nëse e njeh historinë e saj, në fillimet e ndërtimit të shtetit, ligjin e bënin gangsterlt e aventurierët e ardhur nga vendet europiane.
Në dy qytetet më të mëdha të saj, New Yorku e Çikago, deri në shekullin e kaluar, ligjin e bënin familjet mafioze italiane të përzjera me ato të kombësive të tjera.
Po në shekullin e kaluar gjithashtu, me presidentin Kenedi, njerëzit me ngjyrë me ligj filluan të trajtohen njëlloj si të gjithë të tjerët.
Besoj se si "qytetar amerikan" e di që për të ardhur në bashkimin e shteteve amerikane, ishtë bërë një luftë e gjatë e përgjakëshme midis shteteve të veriut e të jugut.
Në historinë moderne të SHBA, politika për gati dy shekuj është udhëhequr nga dy parti kryesore, konsevatorët. (republikanët) e liberalët (demokratët).
Di ti që nga SHBA të jenë përzënë politikanët e këtyre dy partive, për të ardhur në pushtet ndonjë parti tjetër "e re" ?
Në fillim vitet 90, edhe me mbështetjen e qeverisë amerikanë, në Shqipëri u rrëzua diktatura enveriste e u kalua në sistemin demokratik përëndimor pasi kjo kishte ndodhur me të gjitha vendet e perandorisë komuniste lindore europiane..
Me keqardhje mund të them, se jo vetëm në Europën perëndimore por edhe në SHBA, kjo ngjarje , nëpërmjet emigracionit masiv nga vendet komuniste pati efekt negativ.
Ideollogjia komuniste në sajë të mashtrimit se populli i varfër mund të dalë nga varfëria duke ju a mare pasurinë kapitalistëve, është joshëse e përhapet me shpejtësi si fara e hithrës.
Ndonëse në perëndim forcat e djathta vazhdojnë të kenë epërsi mbi të majtat, e majta e shtuar edhe nga emigracioni, është bërë më agresive.
Paradoksi i kësaj situate, shprehet me thënien :
" Ishim mirë kur ishim shumë keq", shprehje që po dominon shoqërinë e hallakatur shqiptare, mga propogandat e tentakulave të mbetura të ideollogjisë komuniste.

krasasi tp25/10/2020 11:12

Për të arrit një qëllim të madh, politikanët dhe partnerët mund të sajojnë disa skenar që në perceptimin e përgjithshëm mund të konsiderohen si poshtërsi të mëdha. Eshtë e qartë që PD nuk është e pregatitur të marrë pushtetin. Bile, as e pregatitur për tu rinovuar. Për më shumë lexoni komentin e Ajet Delaj më sipër. Pse Topallja ,Patosi dhe Rudina nuk i shtojnë gjë gjë së djathtës lexoni Daj Jakun më poshtë.E djathta sot është në të njëjtën dilem si 100 vjetë më parë. Gjithë progresistët duhet të mbajnë frymën deri në datën 4 Nëndor. Unë dhe Ajeti një fitore të Z.Trump as e vemë në dyshim. Pas saj, Reformat do kenë natyrën e Revolucionit. Një e ardhme e ndritur e pret Kombin tonë. Zhvillime pozitive do kaplojnë gjithë botën.

Ajet Delaj25/10/2020 01:10

Zoterinj te Syri. net ju pershendes .
Po me behet qefi qe i botokeni komentet ashtu sic njerzit i shkruajne. Do ju beja thirrje qe te edukoni lexuesit tuaj qe te shkruajne komentet e tyre me emer origjinal pasi do perbenit nje risi te domosdoshme te portaleve shqiptare. Nese nuk shkruan emrin tat cfardo qe te shkruash nuk ka vlere.
Une edhe nje here do ju beja thirrje qe ti leni urrejtjen e perbaltjen ndaj njeri tjetrit dhe zbritni tek demokratet ne baze ne Shqiperi e diaspore per te shuar cdo pakenaqesi duke e kthyer Partine Demokratike ne 1991 kur shumica dermuese e antarsise dhe liderve te rinj ishin jo vetem idealiste por te pranuar nga masa e madhe e demokrateve antikomuniste.
Presidenti Trump do investohet fort ne Ballkan ne mandatin e tije te dyte dhe te jeni te sigurte se nuk do investohet ne trashigimine komuniste.
Mos e humbisni kete shans historik per Shqiperine e shqiptaret por duhet krijuar nje Parti Demokratike sipas modelit te Partise Repuplikane Amerikane ku te perfaqesoje vlerat me te mira te se djathtes antikomuniste shqiptare larg demagogjise , prone private ne nje ekonomi te tregut te lire garanci e sigurte per zhvillim e perparim duke krijuar ambient te sigurt per investime Amerikane qe do te jene si kurre me pare.
Po ju deklaroj dhe garantoj se cdo pozicion ne institucionet legjislative Amerikane lokale e federale e deri tek Presidenti i Amerikes kandidohen nga vota e drejteperdrejte e antarsise. Ne disa shtete ne Amerike votohet edhe per drejtuesit e institucioneve te drejtesise.
Nuk ka as liste te pare e as te dyte por te gjithe i neshtrohen votebesimit te antarsise pa perjashtim.
Lereni interesat personale meskine e inatet ballkanike e krijoni nje vlere te vertete kombetare e denje per te udhehequr Shqiperine ne unison me zhvillimet globale te pashmangeshme gjate mandatit te dyte te Presidentit Trump e ne vazhdim.
Nje gje po jua garantoj klases politike shqiptare qe ka sunduar Shqiperine ne 30 vitet e fundit se koha e tyre ka perfunduar.
Une do ju sugjeroja qe te kontribuojne e ndihmojne ne transferten politike te gjeneratave ne Shqiperi madje ne te dy krahet nese mund te shprehem keshtu ne te kundert nuk deshiroj ti them pasojat.
Bota po shkon dejt nje modeli te ri qeverises e kete duhet ta kuptojne shqiptaret para se te jete vone pasi fatekeqesisht ne shqiptareve shpesh na ka ikur treni i kohes .
Mund tju them se eshte hera e pare ne historine e Amerikes qe Presidenti Amerikan ka me pak para kur te mbaroje mandatin sesa kur ka filluar si President.
Te gjithe politikanet shqiptare te maten me kete stndart dhe pastaj te vendosin qe te vazhdojne apo te largohen. Une do i sugjeroja qe do ishte me mire te largohen sesa te rezistojne pasi largimi i tyre do jete i pashmangshem. .
Respekte
Ajet Delaj

Tomy24/10/2020 21:01

Shum turp per Jozefinen kam pas respekt por ndjehem komplet i zhgenjyer!!!
Kurre nuk duhet ti dilte kunder PD.
PD pamvarsisht kush eshte ne krye eshte
SHPRESE!!!

Londra!24/10/2020 20:59

Krijimi i Partise se topallit rrezikon seriozisht humbjen e Bindjes Demokratike te patozit, te cilet bashke me murrizin dhe rudinen do u duhet ti ndajne ne mes votat. Nga 10 vota per shoq!

igorkampula@gmail.com24/10/2020 20:56

Shqiperia po mbushet me parti hadutesh ,sikur nuk mjaftonin kaq sa ka ne Shqiperi hajdutet riten ne Shqiperi si kepurdhat,dhe populli hik nga varferija kurse partit e politkave pasurohen me miljona,kurse qytetaret kan filluar femijt e tyre ti japin ne qendrat jetimore,dhe naftetarve nuk ju jepet roga e merituar ma transparente dote ishte ku dikush prej deputeteve te krijonte nji part vetem per te koruptuarit dhe jam i bindur se kjo parti dote fitonte,Shqiptare Injorante.

qytetar24/10/2020 19:14

Edhe mund të mendohej si "qejfmbetje personale" qëndrimi i Jozefinës e të larguarve të tjerë nga PD derisa PD e partitë opozitare ishin në parlament.
Por pas kësaj, po duket gjithnjë e më kjartazi se këta nuk e kanë pasur me Bashën, por nga tjetër motiv.
Duket se paraja e madhe e korrupsionit në sektin kriminal që përdhosi emrinin "Rilindje", po e bën punën e saj për të diferencuar edhe të korruptuarit e PD.
Ajo që është e sigurtë megjithë pelivanllëqet e Ramës, është se nga kësij farë partishë nuk do të dalë asnjë deputet, por përpjekja bëhet me qëllim për të trullosur elektoratin e pavendosur që nën ndikimin e një grupi pseudo analistësh të "pamvarur" që me zell të madh përhapin idene fataliste se të gjitha partitë shqiptare janë njëlloj banda, të dëmtojnë votën opozitare.
Bën mirë shumë opozita që ka filluar të veprojë me forcë denoncimin në SPAK të aferave skandaloze të kësaj mazhorance dhe jam i bindur se sikur edhe nja dy -tre copë nga krerët e saj të bëhen objekt i SPAK-ut, kjo do ti tkurrë edhe partiçkat e renegatëve të Ramës..
Nga ana tjetër , padyshim që rëndësi të madhe ka edhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar.
Me pafytyrësinë e tij Rama po mundohet që të shfrytëzojë pandeminë për të bllokuar protestat opozitare të cilat ja humbin atij fare ekuilibrin psiqik.
Nëse nuk do të ketë protesta, ai do ta çojë deri në fund marrëzinë e tij për tu bërë Llukashenko i Shqipërisë.

ReBo24/10/2020 18:49

Ju lutem! Mos krahasoni Murrizin me Topallin. Nuk me duket se ngjajne.

ReBo24/10/2020 18:46

Jozefina ka mosperputhje te hereshme me Bashen. Ndoshta qe ne kohen e Kop-it. Por nuk i ka faj Basha. Aspak. Dy jane "fajtoret": 1. Kujtesa paksa e dobet e ben te harroje se ashtu si Basha, edhe ajo kishte hyre ne PD nga dritarja dhe jo nga dera. Nuk ishte as e para, as e fundit ne sherbim te qellimeve te Berishes. Po keshtu ndodhi me vone me Topin, me Bashen etj. Por Topalli kete e kishte "harruar" me sa duket. Dhe hyrja e Bashes iu duk fare e papershtateshme. Kete ta tregojne edhe ata qe nuk jane pjese e brendeshme e PD, e jo me te afertit e PD.
2. Fajin tjeter ia ka Berisha, qe nuk caktoi Topallin si zevendese, por Bashen. Tani, ketu askujt nuk i behet vone per PD, por vec per veten. Shih Patozin apo Bregun. Hatermbetja e tyre ishte per shkak te Olldashit te mjere. Por me Olldashin politika nuk do ishte njesoj. Sipas meje, Olldashi ishte i forte dhe njihte te forte. Po qe se eshte keshtu(supozojme se po) atehere kete e di
tkam une dhe nuk e ditkerka Patozi?! Kujt ia hedhin keta? Ke bejne per budallenj? Sot politika shqiptare do vazhdonte luften me te forte, por Patozit pak i ben pershtypje. Ai me Olldashin do ishte ne krye te puneve e keshtu PD do ishte tamam ajo qe i leverdiste atij. Nuk u ka faj Basha or miq, por Berisha apo fati i "keq" qe partite kane vetem nje vend per kryetar. Prandaj do kemi inflacion partish sepse kemi inflacion kryetaresh. Pastaj kjo eshte ne leverdi te Rames apo jo, kemi shprehjen e perdorur me lart. Dihet se cfare bejme ne, vjehrrat shqiptaret per inat te nuses( shtjefsha tim bir ne dhe' ).

sif24/10/2020 18:43

Ne partine e saj do te mblidhen gjithe bashkepunetoret e sigurimit te shtetit qe kane qene ministra dhe drejtore te fuqishem ne kohen e saliut.
Kryetarja vete me pseudonim " Dezinjatorja"

Ferdinand24/10/2020 18:02

Keni harru Bamir Topin

Asi24/10/2020 17:38

Plehre eshte, e moli PD kur kitchen shte pushtet dhe kjo eshte nue nga arsyet pse ra Qeveria Berisha ne 2013 sa dhe te dadhurin e vajzes sot te ndare si studebt e punesoi me paret e qeverise demokratike pa zene ne goje cka bere me pronat ne Shkoder ku vetem kjo e fisi i saj i jane mare edhte you shve te there duke i.lene me gisht ne goje. Faqezeza ka 5 vjet qe punon te Boshardi me nderhyrjen e Rames, sepse dihej qe do e perdorte ne keto gjedhje. Basha kryeminister dhe ti nue ish spiune sipas ps kur te demaskonte ne parlament. Spiuni spiun ngelet, kjo esnte fatkeqeaia e pd qe futi ish shigurimsat qe e minuan nga brenda. Por e mira eshte se u pastrua, me mire vone se kurre.

skenderi24/10/2020 17:10

cfare mbillet korret, ......gjithsesi tre banda qeverisin,...besoj se banda e LSI do e haje sa krahu kte here do falimentoje ,,,me mire dy banda besoj une ,nuk e di a eshte dakord kallaballeku albanistanez

Ajet Delaj24/10/2020 16:52

Te shkruajme pro njerit e kunder tjetrit eshte gjeja me normale qe vazhdon ne krahun e djathte qe 30 vjet. E kam thene dhe e perseris se Partine Demokratike nuk ka qene kurre ajo qe une kam menduar e fatekeqesisht tashme vetem emri i ka mbetur. Dihet qe Lulzim Bashen e ka bere kryetar te PDse Sali Berisha e per kete nuk besoj se ka njeri qe nuk e di dhe nuk e pranon. Nuk do futem se perse e qysh e beri por e beri.
Tani po te ishte rikthimi i Sali Berishes per te riktijuar Partine Demokratike jam i bindur se shume demokrate do ishin etuziaste por edhe skeptik si puna ime por gjithsesi te gjithe do ishin dakort qe do ishte shume shume me mire se Nishani, Ruli e Mustafaj. Te reformoje apo te rithemeloje Partine Demokratike treshja e mesiperme eshte me shume se tallje me demokratet apo militantete e dikurshem apo te tanishem te Partise Demokratike.
Une mendoj se zerat kunder qe kane dale ne Partine Demokratike nese dine ti menaxhojne do ishte nje vlere e shtuar e se djathtes dhe nje garanci se e djathta po krijohet .e Shqiperi.
Individe kredibel ne te djathten shqiptare duhet te organizojne nje tryeze me te gjitha fraksionet qe kane dale nga ish-Partia Demokratike ku ne tavoline te jene te gjitha letrat qe nga statuti, programi e deri tek rregulloret qe normojne punen e nje formacioni politik. Te rithemelohet Partia Demokratike nga baza me nje data baze te sakte bompjuterike duke perfshire edhe iasporen e te shkohet me competition e zgjedhje alternative nje nga nje apo dy nga dy me vote te antarsise drejt nje Konvente Kombetare sipas modelt repuplikan Amerikan ku kryetari e sekretari i partise te aprovohen nga me se pakti 5000 perfaqesues te antarsise se Partise Demokratike .
Kjo eshte demokracia e liria por edhe forca e nje subjekti politik qe me siguri do te rezultonin produktive ne qeverisjen e neserme e jo rrotacion hajnash qe per fatekeqesine e Shqiperise e shqiptareve ka ndollur jo per 30 vjet por qe nga krijimi i shtetit shqiptar. Une dua te bie ne kujtesen e gjithsecilit se cdo rrotacion pushteti apo sistemi ka rezultuar se arka e Shtetit Shqiptar ka resultuar bosh madje ne pergjate 30 viteve te fundit ka rezultuar jo vetem bosh por mali i borxhit gjithnje duke duke u rritur dhe pa hyre ne propogande e demagogji konfirmon ate qe thashe me lart .
Nese doni vazhdimsine ate e keni gati pasi keni punuar 30 vjet per kete por nese deshironi qe tju afroni shqiptarve alternative uluni te diskutoni me shqiptaret qe e duan ndryshimin brenda dhe jasht Shqiperise. Perndryshe Shqiperine do e mbushni me afrikanoveriore, turq e kinez e pastaj na ishte nje here Shqiperia e shqiptaret.
Cdo gje tjeter eshte model ala-shqiptar qe shqiperine e shqiptaret nuk i con askund.
Ajet Delaj
New York

piere24/10/2020 16:01

gazetar lehi! je mundu me ba nje analize sipas disa fakteve por qe nuk jane ne unison me realitetin.se pari-jozefina eshte vertete nga familje e persekutuar qe ka vuajtur edhe ajo vete,te mbarosh ne ate kohe gjimnazin me te gjitha 10-ta e te mos keshe mundesi te vazhdosh universitetin gje qe sdo me shum spjegim.kjo pa hyre ne prejardhjen e saje familjare.se dyti-basha eshte nje femije komunisti i katapultuar nga sekretari i partise berisha pa asnje merite.se treti-rama eshte kush eshte e nga vjen e dine te gjite.se katerti - rama e besha nje ne nje marreveshje te fshehte ne mes tyre.per ta kuptu eshte e thjeshte mjafton te shikosh listen e kandidateve te pd.te gjithe ato qe nuk i pelqejne rames duke fillu te zonja vokshi,duma etjere.dhe si perfundim edhe per ti sqaruar artikull shruesit qe ne fillim i thashe gazetar leshi dhe vetem gazetar nuk mund te jete,ndo nje legen,servil a ku di une mund te jete.ne qoftese dikush nuk pelqen bashen deomos do jete me ramen e anasjelltas.ky eshte nje perceptim injorant ,cdo njeri ka preferencat e veta.per mendimin tim e qe nuk ndikon asgjekundi kjo lkase politike jo te vleresohet por duhet te zhduker se jane te korruptuar pa folur vetem per ramen por edhe basha e kryamadhi e ca kryetare partishe pa elektorat qe ngjiten sic ka then rama"si meta pas kepuces"

Noname24/10/2020 15:21

Per qef te demokrateve, shoku!

Arber 24/10/2020 15:16

Nuk e prisja Jozefinen ne nivelin e Eli Fares, turp per te

Daj Jaku24/10/2020 15:14

Jozefin Tapallja u kandidua në Shkodër me PD, por nuk pranoi të deklarojë pasurinë e stërmadhe të vënë si politikane, (statuti i brendshëm o PD), prandaj iku me bisht ndër ...... por fap u fut në gjirin e nxehtë të Edvinit, i cili më parë e kishte çuar si dhjepllomate në Mal të Zi , nëpërmjet çunit të Sul Bushatit. Nuk i harron dot Ina miqësitë vëllazërore që e lidhin me familjen e Sul Bushatit në vitet e spiunllikut.

Shto koment

Denonco