Matematika e kryeministrit të vetëm në botë që tallet me sakrificën e qytetarëve

Matematika e kryeministrit të vetëm në botë që tallet me sakrificën e qytetarëve

Nga Klodian Tomorri - 23/10/2020

Dëgjova një replikë të kryeministrit Edi Rama me kolegen Marsela Karapanço, e cila në fakt ishte një fyerje ndaj sakrificës së taksapaguesve shqiptare. Gazetarja e pyeti se me çfarë buxheti do të financohet udhëtimi i 120 kuksianëve; me taksat e qytetarëve apo paratë e vetë kryeministrit.

Ndërsa përgjigja e zotit Rama ishte: “Sa taksa paguan ti? E thashë sepse shumë shpesh e dëgjoj nga ata që nuk e dinë sa taksa paguajnë që “nga taksat tona”, “taksat tona” sikur ta dinin këta sa taksa paguajnë, do ishte një hap i madh përpara.”

Një kryeministër nuk mund të jetë më mosmirënjohës se kaq ndaj mundit të qytetarëve që kontribuojnë dhe financojnë arkën publike. Por kjo sjellje e kryeministrit nuk është e rastësishme. Gjate viteve të fundit, në Shqipëri është propaganduar fuqishëm një tezë e rreme.

Atë se taksapaguesit që mbushin arkën publike, janë biznesmenët e mëdhenj, miqtë e ngushtë të kryeministrit. Sponsori më i madh i kësaj propagande është vetë kryeministri. Por ky është një manipulim i pandershëm dhe një deformim i madh i së vërtetës. Në fakt kontributorët më të mëdhenj të buxhetit janë qytetarët.

Sa herë që një qytetar ndez dritën e shtëpisë, hap rubinetin e çezmës, ulet në lokal, shkon me pushime, qeveria i merr 20 përqind taksë. Në çdo pesë bukë, që një familje e varfër blen për t’u ushqyer, njërën ia merr qeveria si taksa. Sa herë që dikush blen 3 litra karburant, qeveria i merr dy litra taksa duke i lënë vetëm një litër blerësit. Shkurt, sa herë që qytetarët fusin dorën në xhep, qeveria i takson.

Ky është burimi më i madh i të ardhurave te buxheti. Vetëm nga dy taksa, tvsh dhe akciza, të cilat paguhen tërësisht nga konsumatorët, qeveria mbledh gjysmën e të ardhurave të buxhetit. Nëse këtyre u shtohen, taksat mbi pronën, ato mbi rrogën, tarifat e shërbimeve, kontributet e sigurimeve, atëherë rezulton se 95 përqind e të ardhurave në buxhet vijnë nga qytetarët dhe vetëm 5 përqind paguhen nga miqtë e mëdhenj të kryeministrit, ata që marrin tenderat dhe kontratat publike.

Meqë kryeministri pyet se çfarë taksash paguajnë qytetarët, kjo është përgjigja. Mbi 95 përqind të të ardhurave që mbledh buxheti. Dhe një kryeministër, i cili kohet e fundit ka zbuluar pasionin për të ironizuar lapsuset e kryetarit të opozitës me shifrat, duhet të fillojë të shqetësohet seriozisht për njohuritë e tij mbi tabelën e shumëzimit. Ose t’u kërkojë falje qytetarëve për fyerjen që u bën sakrificës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

pdisti i thekur24/10/2020 08:57

Ne fakt eshte duke u tallur me Salen, Lalen, Lulin, Lirin dhe Monen. HAHAHAHA. Edhe tani po qesh me talljen qe ju ben

ReBo23/10/2020 23:04

Ketu une e besoj kryeminisrrin. Ai nuk e din nga i burojne te ardhurat ne buxhet. Vertet nuk e din. Nuk ka faj! Aq shkolle ka. Vertet e besoj. Ai as qe ja ka idene se kush paguan me shume. Kaq sa ka i dalin e i teprojne per punet e veta. Kjo ka rendesi.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet23/10/2020 21:56

HEU,MATEMATIKA E KRYEMINSTRIT TË VETËM NË BOTË,QË TALLET ME SAKRIFICËN E
QYTETARËVE;EU,ZHVATEM TAKTIKA E FRYKRIMSTRIT,QË MBETËM SQOTË,E KALLET;
NA PRIRI SPICËN E PYRQEVRARËVE!;NGA DIKTATURRA NË DIKTATURRË;O,SA GRIKA
SKURRA NË GRIKA SKURRË;QË NA ROPËT,DHE NA KOPËT;DUKE NA RJEPUR SHTATË
LËKURA;KUKE NA SHKEPUR ZHVATË NGRESKURRA;SI GJARPËR NËN GURI,SI VATËR
ZËN MURI;MURI NDARJES,GURI VRARJES;TERË NDARJA,PËRÇARJA;TRUPIN KOMBIT,
TURPIN KOBIT,KORBIT;DUKE NA I QARRUAR DY SYTË;KUKE NA VARRUAR SY MBYTË;
DUKE NA GËRDITUR TROJET STËRGJYSHORE,KUKE NA KËRRDITUR PLOJET ÇFERR
KLYSHORE;BASHKËPUNDORË ME DJALLIN TRAGJEDISË;VRAZHDËFUNDORË OR,TEK
KALLIN PRAGJEGRISË;PËRZENJË TERË DHUNË,SHTERRNGRËNJË PËRZUNË;OUUUH,
PASTRIME ETNIKE,KASTRIME ÇETNIKE;PËR HATËR TË FASHIZMIT,OH,KËTE VATËR KE
DRAZHIZMIT;PËR ÇFARROSJE TOTALË,TERË ÇRRANOSJE GLOBALË;SE PAK U DUKËN,
QE NA ZHDUKËN,MBI 80% POR KËRKONI,TENTONI100%;MORE GJAKPIRËSA;HORE PR-
AGSHIRËSA;DUKE UA FALË,PA U NDALË;TREGTI KRIMINALË;GËRRDI SHFRIMIZHGALË;
MERCENARË,SHVERCEVRARË;DORËZIME,HORËKRIME;KANIBALIZMI,TANIBALIZMI;OR
PUSO VERBO ÇFERKO TUGOSHKAVË;AH MORE,RUSO SERBO GREKO JUFGOSLLAVË!.
MANI,USA.

Antikomunist23/10/2020 19:07

Klodian Tomorri, me te vertete mendon se kryeministri i di keto gjera? Ai eshte kokrra e injorantit. Te vetmet gjera qe di te beje jane: Te vjedhe ne menyre te pacipe, te fyeje cdo njeri nga pozita e gjelit mbi pleh, te kopjoje batutat e te tjereve dhe t'i perdore si te tijat. Keto jane tri gjerat qe ben me mire. Ka edhe dicka tjeter qe e ben ne menyre te shkelqyer, t'ia fuse sa me fort njerezve qe ka afer.

Shto koment

Denonco