Dyshimet për grabitjen e një pjese të borxhit? (…sipas të dhënave zyrtare…)

Dyshimet për grabitjen e një pjese të borxhit? (…sipas të dhënave zyrtare…)

Nga Kastriot Islami - 20/10/2020

Ju gënjejnë për gjithçka, kjo s’ka më asnjë dyshim…sepse ju vjedhin! Bëjnë premtime mashtruese! Nuk kanë mbajtur asnjë prej tyre! Dhe në fund ose tentojnë me gënjeshtra të mbrojnë mashtrimet apo premtimet e pambajtuara! Ose sajojnë mashtrime të reja që njerëzit të harrojnë premtimet e vjetra mashtruese e të merren apo konsumojnë kohën me mashtrimet e reja!

Kjo ka ndodhur me borxhin që mendohet në 2020 të arrijë 11,85 miliard euro, ndërkohë që PBB pritet të arrijë rreth 12,85 miliard euro… Pra borxhi do të arrijë në 2020, 92,2 % e PBB… Që do të thotë se nëse prodhoni 100 lekë, 92,2 lekë i keni borxh…?! A e kuptoni se ku është gjendja…?

Por diçka tjetër është edhe më tronditëse…

Do të krahasoj të dhënat e 2012 (që është viti i parafundit i qeverisjes së Berishës me 2020, që është viti i parafunditi i qeverisjes së Ramës, sepse 2013 është vit i ndërmjetëm që kanë qeverisur edhe Berisha edhe Rama, e për rrjedhojë mund të ketë debate, po të merret ky vit për krahasim).

Të dhënat, për të mos pasur asnjë debat (ndonëse besimi i publikut ndaj tyre është i ulët), janë marrë nga faqja e Ministrisë së Financave…

Janë shtuar vetëm vlerat e PPP për vitin 2020 që s’janë pasqyruar në buxhetin e 2012 (në realitet të gjithë detyrimet për PPP janë jashtë buxhetit), por kur është diskutuar buxheti i vitit 2020, qeveria ka deklaruar se vlera totale e detyrimeve për PPP për 2020 është 210 miliard lekë ose rreth 1,7 miliard euro?!

Nga këto të dhëna del se është marrë nga qeveria Rama rreth 6 miliard euro borxh (sipas të dhënave të Ministrisë së Financave kjo shumë e saktë është 5,92 miliard euro), ndërkohë që PBB gjatë kësaj periudhe 2012-2020 është rritur me vetëm 3,21 miliard euro.

Pyetje: Diferenca mes 5,92 dhe 3,21 që është 2,71 miliard euro ku ka vajtur sepse për rritjen e PBB s’ka vajtur?

Përfundimi 1: Qeveria Rama gjatë qeverisjes së saj ka marrë rreth 6 miliard euro ose rreth 0,8 miliard euro afërsisht 1 miliard euro në çdo vit! Qytetarët pyesin ku kanë vajtur të gjithë këto para që janë marrë borxh në emër të qytetarëve sepse ata s’kanë parë as rritje të pagave, as të pensioneve, as investime të mëdha në spitale apo shkolla…?!

Përfundimi 2: Vetëm për PPP detyrimet në 2020 janë 1,7 miliard euro dhe të gjithë këto janë borxh??

Përfundimi 3: Kjo llogaritje të shtyn në dyshimin e arsyeshëm se 2,71 miliard euro që janë marrë borxh, s’kanë shkuar për rritjen e PBB, pra duket se janë zhdukur, ose më saktë janë vjedhur?! Syri.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Loni23/10/2020 17:59

Epo keshtu eshte kur nje fizikant e ben Minister Financash dhe i duket vetja ekspert buxheti. Se cfare lidhje ka rritja e borxhit qeveritar me rritjen e GDP dhe te nxjerre konkluzionin qe diferenca eshte vjedhur vetem Kaci e di. Qeveria nuk eshte mirfilli subjekt prodhues, por natyrisht duhet qe borxhi publik te orientohet ne projekte qe permiresojne ifrastrukturen dhe favorizojne nje klime probiznes. Nga ana tjeter po te futesh ne borxhin aktual gjithe vleren totale te kontratave koncensionare qe do te materializohen ne 10-30 vitet e ardhshme natyrisht do e frysh subjektivisht borxhin per tu dukur sikur ka "humbur" ne xhepat e dikujt. Eshte pikerisht fakti qe qeveria smerr dot borxh aq shume ne nje moment te caktuar per te financuar projektet e 10-30 viteve te ardhshme prandaj eshte gjetur mekanizmi i PPP i cili nga ana e vet eshte i debatueshem per efikasitetin e tij. Vlera totale e PPP ne fund te vitit 2020 eshte diku te 600 mld leke apo rreth 5 mld euro qe Kaci i fut ne borxhin aktual.

Shto koment

Denonco