Dy metroshët e Partisë

Dy metroshët e Partisë

Nga Klodian Tomorri - 17/10/2020

Dy ditë më parë në Kuvend u konsumua një kurvëri e pështirë intelektuale. Deputetët diskutuan 3 orë për një ligj idiot grash dhe brenda vetëm 3 minutave diskutuan dhe votuan një ligj, që u merr qytetarëve shqiptare miliona euro të tjera për t’i devijuar në llogari private.

Bëhet fjalë për ligjin e ri për metrologjinë, i cili zgjeron koncesionin e pompave të karburanteve duke rritur frekuencën e kontrolleve. Neni që rrit kostot për qytetarët u propozua në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nga deputeti socialist Ilir Beqja.

Para votimit, vetë Ministria e Financave e kundërshtoi amendamentin e propozuar nga Beqja duke deklaruar se është në kundërshtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Metrologjisë, e cila rekomandon vetëm dy kontrolle në vit për instrumentat matës.

Po kështu sipas Ministrisë, masa e propozuar nga deputeti Beqja, qartësisht do të rrisë ndjeshëm kostot që paguajnë qytetarët në çmimin e karburantëve.

Zoti Beqja dhe deputetët e tjerë propozues e justifikuan masën e rritjes së kontrolleve me interesin publik për të mos lejuar abuzimet në tregun e karburanteve. Pas ketyre debateve, ministrja e Financave, bëri kundërpropozimin që meqë deputet kërkojnë shtim të kontrolleve, ajo të bëhet pa tarifë shtesë për qytetarët dhe kostoja të përballohet nga vetë kompania koncesionare.

Por zoti Beqja dhe kolegët e tij iniciatorë që thonin se po mbronin interesin publik nuk pranuan që shtimi i kontrolleve të bëhej pa tarifë shtesë. Përkundrazi, çdo kontroll i pompave nga koncesionari do të tarifohet me 60 euro. Kompanitë që tregtojnë karburant këtë kosto do ja u përcjellin qytetarëve në çmimin e naftës.

Kuptohet qartë se cili ka qenë interesi që mbrojnë deputetët që propozuan dhe votuan ndryshimin dhe cili ka qenë motivi se pse ata e propozuan atë. Lubrifikim quhet në gjuhën teknike.

Për ironi, ky votimi ndodhi pikërisht ditën që ai 2 metroshi i madh pyeti publikisht a keni parë ndonjëherë ndonjë burrë 2 metra, që gënjen dhe vjedh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco