Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Nga Andi Bushati - 16/10/2020

Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vendit të linte kolltukun në studion e Opinion dhe të ngrihej në këmbë si showmen.

Ose një hall i madh..ose një interes i madh…atë mund ta zgjidhi me mendjen e tij secili që ka parë peformancën e Ramës në studio, e cila kishte vëtëm një qëllim, të jepte shfaqe, të ulërinte, të përbetohej se është shkencëeisht e vërtetuar se të gjatët nuk vjedhin, madje të ngrihej në këmbë në mes të emisionit dhe të spërkaste me stërklat e tij gazetarët në studio (megjithëse në kohë pandemie) vetëm me një qëllim: që të mos lejonte një debat normal për shifrat e frikshme të inceratorëve.

Historia e këtij skandali që do na kushtojë deri në fund mbi 350 milionë euro është vërtet një nga mëkatet më të mëdha të kësaj qeverie.

Saga e inceneratorëve nis në vitin 2014 me një ofertë të pakërkuar. Për të kënaqur atë, qeveria socialiste ndryshon strategjinë e saj nga përballimi i plehrave me riciklim në atë me djegje të inceneratorëve.

Në fund të vitit 2016, pa tender ndërkombëtar të detyrueshëm nga ligji, pa procedura transparente, qeveria fillon procesin e dhënies në një dorë të vetme të tre projekteve.

Eshtë e çuditshme se si brenda një dite, datës fatale 16 dhjetor 2016, i gjithë shteti shqiptar vihet në dispozicion të këtij biznesi fitimprurës. Mbyllet “gara”, merren vendime nga 9 institucione, nënshkruhet kontrata 40 faqshe me privatin dhe fillon dizbursimi i parave për të (14 milonë eurot e para nga 75 milionë deri tani).

Dhe e gjithë kjo maskaradë përfundon me rastin për Gines të inceneratorit të Fierit, i cili sot ka marrë mbi 23 milionë euro pa bërë asnjë ditë punë.

Pikërisht, ky hall, apo ky interes, e bëri Ramën të humbte toruan, dhe të kërcente si prifti nga belaja në “Opinion”, aq sa për disa çaste u kthye dhe në rrezik i shpërndarjes së virusit, duke lëshuar afshet e gojës së tij që vihej në punë nga inceneratorët, mbi fytyrat e të ftuarve të tjerë në studio.

Dhe policia bëri mirë që nuk shkoi t'i vinte gjobë kryeministrit për këtë krim shëndetësor, sepse krimi që ai po mbronte në studio, ishte tejet më i rëndë sesa infektimi rastësor i Rakipllarit apo Shkullakut./©Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nje koke pa lare16/10/2020 23:11

Do te ishte fitore te infektohej Shul Llaku e Ra Kip Llari duke u zvogeluar numri i llapaqeneve qe duan te nxijne Shqiperine...
Pa le ajo telenxhesha qe i beri te gjithe shqiptaret kriminele.
Eshte nje bande kriminale,anti shqiptare i ashtu quajturi televizion.

Daj Jaku16/10/2020 14:57

500 milionë dollarë i kushtoi Enverit kombinati metalurgjik me 12 uzina gjigande, 2 furrnalta, uzina çeliku, uzina oksigjeni, uzina petëzimi, uzina tullash refraktare, uzina e diolomit gëlqeres, uzina mekanike... uzina 12 e nikel kobaltit sa gjysma e kombinatit në tërësi, uzba e guroret, teleferikët, hekurudhat.., kush i mban mend të gjitha... Edvini avullon 400 milion € për 3-4 kaldaja që nuk janë ad sa një e dhjeta e kombinatit, madje nja 2 nuk egzistojnë fare. E gjitha kjo shifër astronomike e vjedhur haptas, në bashkëpunim me një farë baxhelle Elbasani me emër Gugallja, të cilën nuk e njeh akush, as në lagjen e saj në Elbasan. Organet e "Drejtësisë se re Rilindase" marrin kot fare rroga të majme dhe askush nuk pipëtin, ja ka zënë fytin me mut e me euro Edvini. Mendoni që i madhi Helmut Kohl, kançelari i bashkimit të Gjermanive u proçedua dhe u diskreditua, deri në përzënien nga politika, vetëm për 20 mijë marka financim të partisë së tij CDU, të cilat ishin harruar pa u deklaruar në bilanc. Çfarë duhet bërë me Edvinin dhe gugallet e tij? Të ishin vetëm inçeneratorët, gjysma e të keqes, të gjithë tenderat pa garë me 10 fishin e kostos, 110 milionë $ të Becchetit për një tekë skicofrenie, mijëra e mijëra metra katrorë truall i artë në mes të Tiranës për mafjozin italian, Bolinon (bole e vogël), vetëm se ja lëpin lart e poshtë, harxhoi më shumë lekë dhe kohë për 10 km në rrugën e Elbasanit se sa Berisha për 2 tynelet dhe kusurin e rrugës... Teatri Kombëtar.... Shqipëria kanabistan me në krye policinë e shtetit, Kolumbia e Europës, rikthimi i vizave Shengen.... Nuk po e vazhdoj më gjatë se duhen vite për të përshkruar bëmat e Edvinit. Nuk mjaftojnë as 300 vite në spitalin e çmendinës në burg.

Fiku i bashkis16/10/2020 14:57

Kerceu pupthi hajduti i Surrelit domosdo, sepse e preken ke vjedhja me spektakolare qe ka bo ky horr bashk me hajdutet dhe horrat e tjer Arjan tigrin dhe dhe lali dhjeri pedofilin. Ne 25 prill, te gjith keta llumra per kapje sapuni.

Dario16/10/2020 14:02

YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES SE SI KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN DHE JA BERI BJE VELLA GREG KRISTAQ RAMEN

krasasi tp16/10/2020 13:12

"Një dele....e,
një dele......e,
treqind pare....e,
ngreu Arb......en,
ngreu Arb........en,
na hiq një vall......e".
zër...e ,
zëre Blushin,
dorë për dore". Pas këngës hidhet një gotë raki skrapari dhe vazhdohet aty ku e lamë.
Sa milion euro ka marrë mafiozi italian ?. Cfarë rraqesh na ka ngecur?.Qeveria të anulloi konçensionin dhe Edi Rama të shkarkoi Arben Ahmetaj. SPAK dhe ,BKH dhe Gjykata e Posaçme ti rras në burg batakçinjtë. Qeveria të hap tender ndërkombëtar për menazhimin e mbetjeve. Ndryshe qytetarët me të drejtë do shtrojnë pyetjen; " kaq e fortë qënka mafia e plerave, sa fut në pleh, qeverinë dhe shtetin"?. Gazetar, opinionist, profesionist, qytetarët dhe opozita po i mëshojnë fort ëtij konçensioni, jo vetëm korruptiv, por edhe i dëmshëm për mjedisin.

Ardian Bejleraj16/10/2020 11:05

Inceneratoret kjo makineri e pa dobishme si per mjedisin dhe njerezimi. Nje makineri e teknologjise se vjeter e cila rrit ndotjen e ambjentit ku jetojme. Kostoja e
mirembajtjes me larte se kostoja e blerjes. Te na rrojne hajdutet e partise specialiste.

Shto koment

Denonco