Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shqiptarët po vdesin, Komiteti i COVID në botën e çudirave

Shqiptarët po vdesin, Komiteti i COVID në botën e çudirave

Nga Erion Dasho - 14/10/2020

Është revoltuese kur sheh anëtarë të komitetit të dalin studiove televizive jo vetëm duke pretenduar "suksese", por edhe duke pretenduar se masa qesharake, si mbajtja e maskës në publik, do të bëjnë mrekullinë e shumëpritur duke zhdukur COVID-in nga jetët e shqiptarëve!

Këtyre zotërinjve dhe zonjave duhet t'u përsëritet çdo ditë se:

1. Jemi vendi që nuk teston! Vendi i fundit në Europë, megjithëse gjysmën e testimeve qytetarët e paguajnë nga xhepi!

2. Jemi vendi që gjurmon si në shekullin e 19-të, por me ekspertë ndoshta më pak të aftë se John Snow i atyre viteve!

3. Jemi vendi ku trajtimin po e paguan qytetari, si në shtëpi dhe në spital!

Për pasojë, jemi një vend që po e menaxhon COVID në mënyrën më të keqe të mundshme dhe ku:

1. Nuk bëhet diagnoza e hershme dhe mjekimi i hershëm i personave të prekur!

2. Personat që kanë të afërm të prekur po mundohen me çdo kusht t'i trajtojnë ata në shtëpi sepse tremben nga spitalet!

3. Janë shfaqur lloj-lloj sharlatanësh që po "mjekojnë" COVID-in në shtëpi, ku vetëm vizita e një personeli të pakualifikuar shkon në 10.000 lekë (afërsisht 100 dollarë) dita!

4. Shifrat flasin për një vdekshmëri të frikshme reanimatore (në repartet e kujdesit intensiv) që mund të luhatet midis 60% dhe 80% të atyre që shtrohen në këto reparte!

Dikush duhet t'u thotë komitetsave se kur ke vdekshmërinë reanimatore në këto shifra dhe vdekshmërinë në përgjithësi afërsisht 2.5%, nuk merresh me maskat në rrugë!!!

Mbajtja e maskës në rrugë, në këtë nivel përhapje të virusit që ka Shqipëria, nuk ka asnjë efekt. Sidomos kur shihet fluksi i lëvizjes në rrugët tona që nuk është i ngjashëm, jo vetëm me Hong Kongun e Seulin, por as me Milanon e Berlinin.

Transmetimi i virusit nuk ndodh në rrugë, por në autobuz ku ende nuk përdoret maska dhe ka dyndje sidomos në oraret pik. Ndodh në mjedise të tjera të brendshme ku ose maska nuk mbahet, ose mbahet në mënyrë jo korrekte!

Prandaj, në se e kanë seriozisht luftën kundër COVID, të rregullojnë trinomin testo-gjurmo-trajto!

Le të kthehen me këmbë në tokë dhe, në se nuk janë vendim-marrës ashtu si pretendojnë, të përpiqen t'i bëjnë esëll ata që marrin vendime!

Shqiptarët po sëmuren dhe po vdesin!

Një copë leckë kur del në rrugë nuk ofron asnjë mbrojtje shtesë!!!

Të paktën jo në botën reale!

Në botën e çudirave dhe fantazive 3D është tjetër histori..
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet14/10/2020 21:28

HEU,SHQIPTRAËT PO VDESIN;A,KOMITETI I COVID NËN BOTËN E ÇUDIRAVE;
EU,SHKRIPZARËT ZO PVESIN,TRONDIT VENDI,COVID ZË SQOTËN TRUZIRAVE!!.
INTRIGA INTRIGANA;SI SHTRIGA O,SI SHTRIGANA;DHËMPIRA RIZGJUAR VARRI;
KRENXIRA GRISHTRUAR ZJARRI;TIM E FLAKË,KRIME OOJ PLAKË;DUKE FUTUR,
KUKE SKUTUR;MË FUTA FUTANA,MË SKUTA SKUTANA,HUTANA;HUTI ZGJEDHUR
NGA KORBA,SI MBRET SHPENDIE,NË MUNGESË SHQIPES;FUTI TERËDREDHUR
PËRDREDHUR:ME URDHËRESË TË HUTIT,ZËR SKUTIT;N'ATË ZGOR LISI,DEKOR
PLISI,ÇDO MËNGJES MA SILLNI NGA NJË ZOG BILIBILI";SËPARI E DHUNONTE A
TANI,GLLABËRONTE;ALARMË,KAVARMË;RIKTHIMI I SHQIPËS MBRETRESHË;ËH,
RIZGJIMI I SHKRIPES NGET PESHË;DUKE MALLKUAR,KUKE SHKALLMUAR,OUH,
HUT HUTAÇIN,FUTË FUTAÇIN;SKUTË SKUTAÇIN;SYTË T'PLAQËN,MBYTË PAQËN;
PO QYSH ÇFARROSJEN,ÇRRANOSJEN,ZOGJËT BILIBILIT,GOXHET ZIMBILIT;PËR
NDALJEN E KËNGËS TË RIGJIMIT,BRËNGËS TË RIHMNIT;NGA MALLKIMI,SHKALL-
KRIMI;TË DY SYTË TI VËRBOJË,ZËR TY MBYTË I TËRBOJË;MOS TË DALLOJË AS
DRITEN E DIELLIT;KROS MALLKOJË DITËN E QIELLIT;VETËM TERRIT,MBETËM O
FERRIT;TI HUT HUTAÇI,SKUTË SKUTAÇI,FUTË FUTAÇI;A,MALLKIMI VREJ ZOTIT,
O,KALLKRIMI PREJ MOTIT;MORE I KALLMUARI;HORE I MALLKUARI!!!.MANI,USA.

Osumi14/10/2020 16:56

Ky komitet i perbere nga enveriste injorante a kupton gje nga cfare thote dhe sugjeron i nderuari specialist kopetent? Apo di vetem te degjoje nje te cmendur qe fatkeqesisht quhet km i vendit tim?

Titi14/10/2020 08:16

Do vene njerezit kafeneve, te marrin fryme, te rrine pa maska. Dhe me keq do jete aty. Te tjere do perdorin maskat nga 1 muaj pa nderruar dhe me keq do jete. Do mbeten pa fryme ata me probleme respiratore dhe qe duhet te dalin, etj, etj. Sa subvension jep qeveria per maskat? Pse femijeve te shkollave nuk u jepet maske falas? 70 leke te vjetra blihen maskat nese blen mbi 1 milione. Pra me pak leke qeveria do ndihmonte ne shendetin e njerezve. Por keta skane pasur ndonje here mend qe tu kerkojme mend sot. Mendja duhet kerkuar tek secili prej nesh, si votuam injorantin dhe injorantet (ne emer te PS)? Si votuam ate qe ne emer te shtrimit te dy reugeve dhe heqjes se ca kioskave, u shfaq si shpetimtar i Tiranes, por ne fakt e shkaterroi ate. Tani po shkaterron Shqiperine, me bekimin e votave tona (dhe atyre te blera e manipuluara). Te shpresojme te mos na beje edhe demin e fundit, ne shendet.

Shto koment

Denonco