Shtrimet në spital dhe në terapi intensive në kufij të rrezikshëm

Shtrimet në spital dhe në terapi intensive në kufij të rrezikshëm

Nga Kastriot Islami - 07/10/2020

Rama duket se po përgatitet të hapë një ekspozitë të re me shkarravinat e krijuara me kurbat e pandemisë COVID-19… Sepse kurbat e pandemisë COVID në Shqipëri duket s’kanë shumë lidhje me realitetin e përhapjes së pandemisë por ato kanë formën e shkarravinave që masin vetëm gjendjen perverse të menaxherit të Surrelit…

Kurbat e parametrave të ndryshëm të pandemisë në vende të tjera janë të ndërlidhura mes tyre dhe grafikët e paraqitur kanë kuptim dhe ndihmojnë për të kuptuar ecurinë e pandemisë dhe menaxhuar me sukses atë. Në vendin tonë një gjë e tillë nuk ndodh sepse gjithçka kontrollohet nga menaxheri i Surrelit ose më saktë nga humori pervers i menaxherit të Surrelit…

Por të mos merremi me këtë aspekt qesharak e banal që tashmë është i mirënjohur nga shumica e shqiptarëve…

Të shikojmë se çfarë ndodh me numrin e të prekurve nga virusi i tmerrshëm që shtrohen në spitalet COVID-19 dhe të atyre që shtrohen për të marrë shërbimin mjekësor në “terapi intensive”… ndërsa menaxheri i Surrelit “kujdeset” të ulë apo të ngrejë sipas oreksit të tij shifrat e të infektuarve dhe të vdekjeve nga COVID-19. Ndoshta ndonjëherë kur e kritikojnë edhe për shifrat e testimeve apo të rasteve aktive, për të cilat e kritikojnë ndërkombëtarët, harron të merret me shifrat e shtrimeve në spital e të atyre në terapi intensive…

Cila është situata me shifrat e shtrimeve në spitalet COVID-19 dhe të atyre që marrin “terapi intensive”? Përgjigja e shpejtë për këto dy shifra është se në javët e fundit shtrimet në spitalet COVID-19 dhe të atyre që marrin shërbimin mjekësor në “terapi intensive” janë në kufijtë e rrezikshëm të “përmbytjes”…

Image

Shifra mesatare 14-ditore e shtrimeve në të dy spitalet COVID-19 është rritur gjatë muajit shtator për të arritur gjatë ditëve të fundit vlerën maksimale prej rreth 200, ndërkohë që shifra ditore ka arritur deri në 231 të sëmurë që kërkojnë trajtim spitalor… Këto shifra janë rritur krahasuar me fillimin e qershorit me gati 10 herë…

Image

Shifra mesatare 14 ditore e shtrimeve për të marrë shërbim mjekësor “terapi intensive”, nga fundit i korrikut 2020 deri më sot është rritur disa herë duke arritur vlerën rreth 20 shtrime në terapi intensive… Në 1 qershor 2020 kjo shifër ka qenë veçse 4, duke shkuar në 1 korrik rreth 11 dhe duke arritur në 1 gusht në 19… Pra rritja është gati me 3 herë gjatë muajit qershor dhe gati me 5 herë gjatë muajve qershor-korrik… Pra në muajt më të nxehtë të vitit vërehet një rritje e frikshme e shtrimeve në terapi intensive Prej fillimit të gushtit deri më sot, pra për më shumë se 70 ditë, kjo mesatare vërtitet rreth vlerës 19-20, shifër shumë e lartë… dhe ne kufij të rrezikshëm për t’u përballuar nga mjetet ne dispozicion dhe personeli përkatës i kualifikuar…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco