Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Opozita do ta shkërmoqë! Edi Rama është frikacak

Opozita do ta shkërmoqë! Edi Rama është frikacak

Nga Bujar Nishani - 07/10/2020

Akti i dhunshëm i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit ekektoral, në mënyrë të njëanëshme e në shërbimin politik të pakicës qeverisëse përbën rastin unik dhe ekstremist në politikën post-diktaturë në Shqipëri.

Për të mbuluar e justifikuar këtë akt dhune të paprecedentë është sponsorizuar e vijon të adresohet pa asnjë moral një propagandë banale e veshur e tëra nga pisllëku i korrupsionit.

Teoria e dhunuesve të Kushtetutës, kodeve, ligjeve, eksperiencave dhe balancave se ; mjafton që janë numrat në Parlament dhe ky i fundit ka të drejtë të bëjë çdo votim që dëshiron ështe veçse një reflektim sharlatan!

Askush prej nesh nuk ka harruar ende se edhe rregjimi kriminal i Hoxhës i kishte numrat, forcën madje edhe duartrokitjet frenetike e idiote në Kuvendin Popullor të kohës.

Në periudhën post diktatoriale asnjëherë më parë ndryshimet kushtetuese apo ligji elektoral nuk është ndryshuar nga njëri krah politik e për më tepër në shërbim të drejtpërdrejt të pushtetit të një njeriu e akoma më tepër kur ky pushtet është ekstremisht i korruptuar dhe inkriminuar.

Pavarësisht ndryshimeve dramatike të sistemit në ‘90, pavarësisht kryengritjes së armatosur në ‘97 apo rrethanave ekstra në 2001 etj, maxhorancat përkatëse kurrë nuk kanë ndërhyrë në Kushtetutë apo ligj elektoral njëanësisht.

Ndryshime të tilla në historinë pas diktaturë janë bërë ose me konsensus të dyanshëm ose me Referendum popullor.

Pavarësisht kësaj dhune të paprecedent duket e sigurtë se asgjë nuk do të mund ta shpëtojë nga hakmarrja popullore modelin më të korruptuar, thellësisht të inkriminuar dhe peng i tradhëtisë kombëtare siç është qartësuar sot sekti i rilindsave.

Përgjegjëshmëria e aktit politik është e qytetarëve por përgjegjësia e menaxhimit politik është e opozitës.

Ndaj dhe beteja, kurthet, diversioni i Edi Ramës sot është i investuar tek çarja e përçarja, fyerja e mashtrimi ndaj opozitës.

Edi Rama e di mirë se blloku opozitar do ta shkërrmoqi rëndë elektoralisht më 25 prill dhe do ti bëjë një proçes riciklimi dramatik modelit të tijë dhe trashëgimisë së atij modeli pas zgjedhjeve.

Ndaj Edi Rama nuk do të ndalojë deri më 25 prill të hidhet e spërdridhet, të kërcejë përpjetë e të përplaset pas toke, por ; “Çfarë Zoti e ka nisur askush nuk mund ta ndal” !

Edi Rama u tha shqiptarëve se ai mund të fuste “bonusin elektoral” për partinë e parë në ligjin zgjedhor, por nuk po e bënte këtë si lëshim gjeneroz ndaj partive të tjera !

Edi Rama është një frikacak atipik elektoral.

Po të jetë burrë le ta fusë bonusin elektoral!

Askush nuk e ndal dot dhe ai nuk pyet për askënd !

Por ai është frikacak e nuk e bën dot këtë.

Edi Rama e di se opozita e bashkuar si koalicion midis partish qoftë apo si trupë e unifikuar elektorale, do të dalë subjekt i parë me diferencë dërrmuese në 25 prill e mandej Edi Rama e di mire se ku shkon bonusi.

Para se të shpërndante parlamentin e tij qesharak pas sesionit të verës, Edi Rama bëri ndryshime të njëanëshme ligjore mbi organizimin territorjal të vendit, duke projektuar Shqipërinë në 4 (katër) “vilajete”.

Edi Rama kërkon të vendosë një komunitet të caktuar mbi shpinën e të dhunojnë komunitete të tjera brenda një “vilajeti” të caktuar duke injoruar veçoritë, kulturat, zakonet dhe përfaqësimin e seicilit komunitet në territorin tonë gjeografik si vend.

Nuk ishte koicidencë që në ndryshimin e fundit elektoral futi klauzolën bizarre të kandidimit të kryetarit të partisë në 4 (katër) zona elektorale.

Edi Rama nuk ka mbaruar ende me kurthet, minimet, ndërhyrjet në ligjin elektoral.

Do ti bëjë ato pa u ndalur deri më 25 prill, pa pyetur për asgjë.

Ai veç pret çarjen, përçarjen, turbullimin dhe kompleksimin e bllokut opozitar.

Përgjegjëshmëria është e shqiptarëve të ndalin korrupsionin, hajdutërinë, inkriminimin, në përmasa të paprecedenta më parë.

Por përgjegjësia e menaxhimit politik të proçesit të rrëzimit të këtij modeli i përket bllokut opozitar.

Kjo është pritshmëria maksimale e shumicës dërrmuese të qytetarëve.

Nerv të fortë, të ftohtë, elastik.

#TëRingremëShqipërinë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari08/10/2020 15:27

Vertet kokpalare qenke "zotrote". Por dhe injorant pa dimensione. Ti kokpalare vazhdo qendro aty te ridhjerja dhe mbaji ere.

kokepalari07/10/2020 23:59

po o Bujar, po bjeri se i bie mire,

Do futeni ne zgjedhje krah per krah me Moniken qe e ngriti vjedhjen ne art dhe do e shkatrroni!!
Aty mbahu mos leviz!
PD duhej te rithemelohej qe ne 2013( ta shikoje ti se sa vota do merrje) dhe te jepte nje imazh krejt ndryshe.Tani eshte vone!
Te mos flasim per tezat politike dhe premtimet se na bete per te qare fare, keni nje jave qe flisni per vizat kur ajo eshte nje filter per te penguar korrupsionin tek ne qe siç e di zotrote
eshte dhe do vazhdoje.Evropianet nuk duan te futen njerez me probleme, te tjeret nuk i pengon kush e di mire ti!
Kur s'ke gje per te thene mos fol me mire.
Konkretisht ne Kombinat mbeshetesh tek FATMIR BIXHOSCIU qe nuk merr dot votat e rrugices se vet ose LEKE TUSHA etj.etj.
SHOKE MODERATORE BOTOJENI EDHE KETE KOMENT SIC BOTONI TE TJERET QE SHKRUAJ UNE DMTH ASFARE.
JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN.

Shto koment

Denonco