Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Tani shqiptarët duhet të vendosin se kë duhet të ‘vrasin’

Tani shqiptarët duhet të vendosin se kë duhet të ‘vrasin’

Nga Enton Palushi - 05/10/2020

Nëse u hedh me kujdes një sy lajmeve në SYRI.net, e kupton se kur flitet për lëvizjen e lirë, vëmendja e lexuesve është e jashtëzakonshme. Sidomos në kushtet e pandemisë, lëvizja e lirë merr një rëndësi edhe më të madhe. Kjo ishte arsyeja kryesore se përse shqiptarët e pritën me mjaft interes njoftimin për datën 15 qershor, kur Europa do i rikthehej gradualisht lëvizjes pas karantinës. Për fatin tonë të keq, Shqipëria ishte futur në listën e zezë. Një vendim i hidhur, me kosto jo pak të vogla njerëzore dhe monetare.

Vështirë të përllogariten humbjet e këtij vendimi, që mund të jenë me miliona euro, por një detaj interesant mund t’u ketë shpëtuar shikuesve gjatë debatit për këtë çështje në emisionin Çim Peka LIVE. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se nëse vendi do kishte nisur negociatat e anëtarësimit, Shqipëria do ishte në pozicion tjetër përkundrejt partnerëve europianë. Me fjalë të tjera, ngecja e integrimit nuk është thjesht një fjali bosh, por ka kosto në jetën e shqiptarëve.

Para disa kohësh, në një shkrim theksoja se situata e krijuar në Kakavijë, ajo dramë çnjerëzore me kosto të rënda, nuk do të ishte krijuar nëse Shqipëria do të kishte përparuar drejt integrimit dhe do të ulej në tryezën e negociatave. Pasojat e ngecjes së integrimit, të dukshme apo të padukshme, janë të mëdha. Por problemi është se ato ngjajnë si efekte anësore të problemeve që krijon kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij me liritë dhe demokracitë në vend. Sepse nëse do u kërkosh njerëzve të protestojnë për problemet kryesor të kësaj ngecje: zgjedhjet e lira, media e lirë, drejtësia e pavarur, etj, nuk e bëjnë dot lidhjen mes integrimit dhe dramave që shkakton në jetën e tyre. Derisa vijnë ‘efektet anësore’.

***

Miratimi i ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në Kuvend e ka nxjerrë përfundimisht jashtë shinave ‘trenin’ e integrimit të Shqipërisë. Ato treguan në radhë të parë se sa i pavlerë ishte e gjithë furtuna që u ngrit rreth çështjes së listave të hapura. Po kaq qesharak ishte fakti se disa njerëz nisën të besojnë se Edi Rama e ka seriozisht hapjen e listave.

Pra, njeriu që për tetë vjet qeverisi me një grusht njerëzish dhe për një grusht njerëzish, do të hapte partinë dhe listat?! Fakti që të hënën ai mblodhi me lehtësi në Kuvend aq sa vota donte, tregon se si me lista të hapura, si me lista të mbyllura, kushdo që do vijë në Kuvend për Ramën, do të rreshtohet për të punuar për të dhe për një grusht njerëzish. Sepse në këtë mes harruam atë që është më e rëndësishme për të ndryshuar situatën: vullnetin politik. Prandaj opozita e pranoi me lehtësi hapjen e plotë të listave. Sepse kush do që të fusë krimin në parlament, e bën atë me lista të hapura e të mbyllura.

Tani që gjithë kjo histeri mori fund, është koha për të vlerësuar pasojat e vërteta të këtij votimi.

***

Për ironi, sa herë bëhen votime të tilla në Kuvend, njësoj siç ndodhi edhe kur u krijua Këshilli Politik, sulmohet opozita, në përpjekje për të krijuar bindjen se pas gjërat e këqija që bën Edi Rama, kanë edhe bekimin në heshtje të opozitës. Përpjekja për t’i baltosur palët njësoj fshihet pas justifikimit se opozita duhet të protestojë për këto padrejtësi. Por nuk ka opozitë tjetër që ka protestuar, që ka rezistuar, që ka ndërgjegjësuar më shumë qytetarët dhe ndërkombëtarët për çështjen e zgjedhjeve të lira se kjo opozitë. Ajo arriti të tërhiqte partnerët e BE dhe SHBA si garantë të një marrëveshje që u rrënua nga Edi Rama. Dikush mund të thotë se bashkë me këtë u rrënua edhe roli i arbitrit i ndërkombëtarëve. Ndoshta. Por fakt është se tani opozita nuk ka kohë që të qahet dhe të ankohet.

Ajo ia ka dalë në mënyrë fantastike të lidhë fatin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me integrimin dhe largimin e Edi Ramës. Edhe sikur të mos ishin këto ndryshime brutale nga Edi Rama, këto zgjedhje janë bërë pis dhe nuk do e marrin kurrë dritën jeshile nga BE me fitoren e Edi Ramës. Por një gjë është e sigurt: rrotacioni do e zhbllokojë integrimin dhe do e kthejë trenin e negociatave në shina. Ky është thelbi i gjithë kësaj historie.

Protestat e opozitës e kanë kryer misionin. Tani nuk është koha për t’u treguar qartë qytetarëve se zgjedhjet e 25 prillit janë referendum për integrimin. Edi Rama e ka vrarë atë. Mbetet në dorën e qytetarëve që të vendosin nëse do ‘vrasin’ edhe ata integrimin duke votuar Ramën. Apo do ‘vrasin’ politikisht Edi Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t06/10/2020 07:00

Çfare misioni kane kryer protestat e opozites mer çun,se po na e shet sapunin per djathe.Protestat deshtuan per qellimin qe u nisen:nuk ka zgjedhje me ramen km dhe ja ku arritem,qe ky km legen çimenton gjithçka ne favor te tij.Mjaftonte vetem protesta e pare e shkurtit '19 me tre dite sakrifice rrethim te kryeministrise dhe ramziu e kishte thyer qafen por luli nuk ka kete brum.Nqs shkohet ne zgjedhje me keto poshtersira ndryshimesh ne kushtetute,rilindja do beje çmos te dale qofte edhe me 1% me shume se opozita,por do kerkoje te dale me çdo kosto e para dhe topin do ta luaj rama duke joshur o pd o lsi.Nqs do ndodhe keshtu atehere do ta kuptojme opozitarizmin e pd e lsi dhe se sa e kryen misionin protestat.

t06/10/2020 06:59

Çfare misioni kane kryer protestat e opozites mer çun,se po na e shet sapunin per djathe.Protestat deshtuan per qellimin qe u nisen:nuk ka zgjedhje me ramen km dhe ja ku arritem,qe ky km legen çimenton gjithçka ne favor te tij.Mjaftonte vetem protesta e pare e shkurtit '19 me tre dite sakrifice rrethim te kryeministrise dhe ramziu e kishte thyer qafen por luli nuk ka kete brum.Nqs shkohet ne zgjedhje me keto poshtersira ndryshimesh ne kushtetute,rilindja do beje çmos te dale qofte edhe me 1% me shume se opozita,por do ketkoje te dale me çdo kosto e para dhe topin do ta luaj rama duke joshur o pd o lsi.Nqs do ndodhe keshtu atehere do ta kuptojme opozitarizmin e pd e lsi dhe se sa e kryen misionin protestat.

Entoniiiiii06/10/2020 00:53

A mjeri ti qe i beje sponsor shkrimeve te tua te MAPO, rakitik i pispillosur

Shto koment

Denonco