Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Një ligj për listën e humbjes dhe marrëveshja e çnderuar!

Një ligj për listën e humbjes dhe marrëveshja e çnderuar!

Nga Gent Strazimiri - 05/10/2020

Marrëveshja e 5 qershorit nuk ekziston më ZYRTARISHT!

E çnderoi vetë partia-shtet, ajo që qeveris, dhe që në çdo rregull ndërkombëtar të praktikave të mira, të shkruar e të pashkruar, është PËRGJEGJËSJA KRYESORE për një proces zgjedhor demokratik, të lirë, të ndershëm dhe të gjithëpranuar.

E çnderoi përmes duarve më të pista dhe gojës më të shthurur, të kapur si kurrë më parë në flagrancë, duke trajtuar votën e shqiptarëve si një mrrutë të nyt!

3 nga 4 firmëtarët e saj denoncojnë ligjin elektoral që po miratohet sot, si të njëanshëm dhe anti-marrëveshje!

E denoncon jo vetëm opozita, por edhe komponentët aspak opozitarë të injektuar në parlamentin njëpartiak të dalë nga ‘zgjedhjet’ 339 dhe 184!

Ligji elektoral i pushtetit, anti-marrëveshje, mbi bazën e të cilit shqiptarët do të duhet të votojnë,

* ndalon hapjen e listave,

* ndalon koalicionet,

dhe

* sanksionon të drejtën ekskluzive të kryetarit të partisë për të vendosur renditjen e deputetëve në listë!

Më brutale, më anti-dialog, më anti-politike, më anti-demokratike se kaq nuk mund të ketë!

Në sistemin njëpartiak në të cilin jetojmë, as ‘Gomulkë-opozita’, e mbjellë, ujitur, krasitur e kultivuar me kujdes qeveritar e diplomatik, s'po ndjehet rehat...

Bashkimi Evropian po lëshon ultimatume të njëpasnjëshme, se praktikat moniste janë baraz me moshapje negociatash dhe frenim të procesit të integrimit.

Por nuk ka asnjë sinjal shqetësimi, stopimi, reflektimi a tërheqjeje nga ana e tashmë zyrtarisht ‘Partisë-shtet’ ...

Kreu i ‘Partisë-shtet’ ka vetëm një objektiv:

* si të mbrojë vetveten nga vendimi i 80% të shqiptarëve që kërkojnë ndryshimin, madje edhe tek mediat paturpësisht ‘të Partisë’!

Teksa paraqitet si ‘sulmues’ për mandatin e tretë, në fakt po përpilon rregullat për të përcaktuar që sot LISTËN E HUMBJES!

Atë listën e ‘besnikëve’, ‘punëmbaruarve’ të burgjeve dhe ‘punëmbaruarave’ në shitje, të cilën nuk mund ta ndryshojnë dot shqiptarët me votë, dhe nga e cila nuk do të dalë as edhe një zë i brendshëm që t'i kërkojë dorëheqjen për humbjen e paralajmëruar të 25 prillit.

E gjithë kjo mrrutësi e flligë, i shton 25 prillit një dimension krejt tjetër përveç atij elektoral.

Kjo shoqëri me 25 prill është e thirrur përdhuni nga vetë pushteti, të votojë jo thjesht për preferenca strikt politike, individë a programe qofshin.

Është thirrur që të shprehet njëherë e mirë nëse preferon që modeli i suksesit të fëmijëve të jenë mrrutat e flligta që ‘mbarojnë punë’ brenda natës, duke kaluar nga një prehër ‘punëmbaruarish’ tek një tjetër, apo nga ata që punën e zhvillojnë çdo ditë në auditore, dyqane, ara e stalla, ofiçina e biblioteka e që puna ... s'u mbaron kurrë!!!

Në thelb ky nuk është lajm i keq!

Një ditë do të ndodhte!

Më mirë sot! Më mirë TANI dhe KËTU!

Më mirë NË SHQIP!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco