Për borxhin super të lartë ‘fajin e ka Rama!’

Për borxhin super të lartë ‘fajin e ka Rama!’

Nga Kastriot Islami - 05/10/2020

Sa herë kur flitet për borxhin super të lartë që në fillim të 2021 mund të arrijë rreth 115 për qind e PBB, Rama me lehtësinë e nja mashtruesi dhe të paafti përgjigjet:

Fajin e ka SALIU… Ai ma la në 2013 borxhin shumë të lartë dhe unë jam marrë me menaxhimin e borxhit të lartë që më la Saliu?!

Si është e vërteta?

Në vitin 2013 PBB ka qenë rreth 12,8 miliard Euro dhe borxhi ka qenë rreth 70 %, që do të thotë ndryshe se borxhi ka qenë rreth 9 miliard euro…

Në vitin 2020, synohet që PBB të arrijë rreth 14,1 miliard euro, dhe borxhi 115 për qind do të thotë se borxhi do të arrijë në rreth 16,2 miliard euro…

Pra Rama ka marrë nga Saliu një borxh rreth 9 miliard dhe e ka cuar në rreth 16,2 miliard… Pra Rama e ka rritur borxhin me rreth 7, 2 miliard euro… rritja është me 1,8 herë…

Kjo është e tmerrshme: rritje e borxhit në 7 vjet qeverisje me 7,2 miliard euro ose 1 miliard euro në çdo vit…

Kjo është e tmerrshme edhe në një këndvështrim tjetër…Ndërkohë që PBB është rritur nga 12,8 miliard euro në 2013 në 14,1 miliard euro në 2020, rritja e PBB ka qenë vetëm me 1,3 miliard euro???????

Shtrohet pyetja: sikur rritja ekonomike të ishte zero, ku kanë vajtur 7,2 miliard euro e marra borxh kur rritja e PBB është me vetëm 1,3 miliard euro? Pra ku janë rreth 6 miliard eurot e tjerë borxh që s’kanë shkuar për rritjen e PBB?

Përfundimi logjik është: 6 miliard euro ose janë vjedhur ose janë shpërndarë fshehurazi nga Rama, pa u shënuar në buxhet, mes shokëve e miqve oligarkë të kupolës së sektit…

Dikush do të thoshte, paaftësi…. Dikush tjetër do të thoshte papërgjegjshmëri…

Kryesorja është BABËZI… dhe prandaj nuk rriten as pagat dhe as pensionet për shqiptarët…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet05/10/2020 22:17

HEU,PËR BORXHIN SUPËR TË LARTË "FAJIN E KA RAMA!"EU,ZËR HORXHIN TRUKËR
E ZJARRTË "SHKAJIN E KA DRAMA!"SHKARJE NË AKULL;RRSHQAJE BJERR SHAKULL;
SI HYSA,SI HASA;SI,GRRYSA,SI SHKARSA;UDHËHEQJE KRYEMINSTRI;KURTHËKEQJE
FRYEKRIMISTRI;PANDËRGJEGJE TOTALË;OUH,PAPËRGJEGJE LOKALE,GOLBALË;ËH,
SHITJE,SHKITJE;INETRESAT OH,MË IDEALË;SHKITJE,RRSHQITJE,PËR INETRPRESAT
PËRSONALË;EDHE MË ZI,HERDHË MARRËZI,DERDHË VARRËGRI;DUKE SHITUR,KUKE
SHKITUR;EDHE DJALL BIR DJALLIT,ZVERDHË KALL NXIR SHKALLIT;SHITJE OH,TROJET
TONA,SHKITJE AH,MË PLOJET ZONA;DUKE UA FALUR,PA UA NDALUR;OUH,PASURINË
STËRGJYSHORE;HAMSHURINË STERRKËLYSHORE;DUKE RËNË PRE,KUKE NXEN OH,
KRE;ME PLANE,KLANE;ÇFARROSJEN,ÇRRANOSJEN;MË MASAKRAT HOLOKAUSTE;ËH,
MË KASAPRAT HORRORMAUSDE;TË DIKTATURRËS,GRIKASKURRËS;O,PUSO GJERBO
FËRRKO TUGOSHKAVË;AH,RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVË!!.MË T'FALA MANI,USA.

Shto koment

Denonco