Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Ja pse Rama e ka frikë ODIHR-in

Ja pse Rama e ka frikë ODIHR-in

Nga Oerd Bylykbashi - 02/10/2020

Në vitin 2001, PS-ja kishte hartuar sistemin zgjedhor e vetme, me votat e saj. ‎Një sistem i komplikuar që mund të manipulohej. Pikërisht sistemi që prodhoi Dushkun famëkeq që i dha padrejtësisht PS-së 9 deputetë. Por nuk qe vetëm Dushku. PS shpiku edhe trukun e kandidatëve të pavarur fallso.

Për të manipuluar sistemin dhe rritur rezultatin me të njëjtat vota të marra‎, PS regjistroi shumë ministra dhe drejtues të saj si kandidatë të pavarur. Nëse ata fitonin, nuk quheshin si deputetë të PS dhe sistemi zgjedhor nuk ia zbriste PS-së nga llogaritja e përgjithshme. Nëse nga vota e përgjithshme proporcionale PS-së do t’i takonin 61 deputetë, por në mazhoritar kishte fituar 61 të tillë, PS nuk do përfitonte mandate kompensuese nga proporcionali (61 me proporcional minus 61 në mazhoritar = 0 mandate kompensuese). Por nëse 10 prej deputetëve socialiste ishin zgjedhur si të "pavarur", këta nuk do t’i llogariteshin PS-së e cila do të quhej se kishte fituar vetëm 51 deputete nga mazhoritari dhe do t’i takonte të merrte edhe 10 të tjerë si kompensim nga proporcionali. Me këtë truk, në vend që PS të merrte vetëm 61 deputete sa i takonte, do të merrte 71 të tillë (51 zyrtarisht dhe 10 të “pavarur” nga mazhoritari, plus 10 nga proporcionali) dhe kështu do të formonte qeverinë.

Opozita kishte bojkotuar referendumin e manipuluar të Kushtetutës në 1998 dhe raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të masakruara të 2000, si dhe protestonte në bulevard thuajse çdo ditë ndaj shkeljes së të drejtave.

Një ndërkombëtar shumë i rëndësishëm asokohe në Tiranë, madje shprehej se "nëse gjetja e PS nuk ndalohet nga ligji, atëherë është e lejuar". Me këtë “leje” në xhep, PS filloi fushatën. Kandidatët e saj të "pavarur" fallso, që deri para fushate ishin ministra, bënin fushatë me postera me logon e PS-së.

Por një profesor i shquar dhe ekspert ndërkombëtar‎ u skandalizua kur e dëgjoi këtë dhe e denoncoi publikisht në deklaratë për shtyp në Rogner.‎ ODIHR u shqetësua shumë për mundësitë manipulative të këtij truku dhe në Tiranë erdhi vetë Drejtori i ODIHR. Në oborrin e OSBE të mbushur me ndërkombëtarë dhe media, me një anglishte me theks francez, ai deklaroi:

“Kandidatët e pavarur janë si gratë shtatzëna. Gratë ose janë shtatzëna ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur, ose janë vërtet të pavarur ose nuk janë”. Të pranishmit qeshën me batutën lapidare që vrau falsitetin e "të pavarurve" të PS-së. Ndërkaq, ata që ishin aty e që kishin mbështetur këtë gjetje të PS-së, ulën kokën dh‎e heshtën. Me pas KQZ u detyrua t'i varte tek PS ministrat socialistë që garonin si të pavarur‎.

Kjo është një histori e vërtet e qershorit të 2001. Ja si është kthyer PS-ja 20 vite pas dhe kërkon të manipuloje rezultatin, madje jo duke manipuluar sistemin zgjedhor, por duke e ndryshuar atë kur gara ka filluar. Për këtë arsye ka frikë nga ODIHR dhe bllokon Këshillin Politik që të kërkoje asistencën e tij, sepse e di përgjigjen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t02/10/2020 19:47

Leni mer llafet kot,por shkoni kapni "per fyti"ate "bekuesen" e 5 qershorit qe vegjeton te rruga elbasanit qe behet e gjalle vetem kur i intereson

Shto koment

Denonco