Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Po, Trump i ka nisur letër Ramës: Mos guxo t'i hapësh rrugën 5G, dil urgjent nga formati kinez!

Po, Trump i ka nisur letër Ramës: Mos guxo t'i hapësh rrugën 5G, dil urgjent nga formati kinez!

Nga Dritan Shano - 02/10/2020

Rama mburret se i ka ardhur letër nga Trump.

Po, e vërtetë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara i ka nisur një letër Kryeministrit shqiptar, Rama ku e urdhëron:

1) Nxirri në shesh të palarat e Kinës – influencën e keqe të saj, abuzimin e saj me te drejtat e njeriut dhe huadhënien e saj grabitqare!

2) Mos guxo t’i hapësh rrugë 5G-së me Kinën, kjo do vijë vetëm përmes Amerikës, kur të themi ne që është e sigurtë!

3) Dil urgjent, pa e zgjatur nga formati Kinez i 17+1, merru vetëm me Inciativen e 3 Detrave!

4) Lëviz urgjent Ambasadën Shqiptare nga Telavivi në Jeruzalem!

Ps. Dhe dil e fol prapë budallallëqe për mua sikur unë jam rrezik për botën!

Kjo letër, që përmbledh politikën e jashtme aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju është çuar të gjithë Kryeministrave të nivelit të Ramës, me fax dhe me postë të rregullt.

Kryeministrave të nivelit të Contes në Itali, i shkon Sekretari i Shtetit Pompeo dhe ja lexon me zë. (siç në fakt bëri para 24 orësh.)

 

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco